Zjarrfikësit në luftë me zjarret, përballen me mungesë të kushteve

    Në luftë me zjarrin dhe intervenimet e ndryshme janë thuajse për çdo ditë zjarrfikësit e Shkupit. Pavarësisht numrit të pamjaftueshëm të kuadrit, të gjitha thirrjet telefonike në numrin 193 kanë marrë shërbimin e duhur. Sipas komandantit Zvonko Dimovski të rinjtë kanë interesim për këtë profesion por problem paraqet procedura burokratike për punësimin e stafit.

    “Kemi nevojë për punësime të reja në njësinë sepse për çdo ditë kemi largime, respektivisht ata që shkojnë në pension ndërsa nuk kemi punësime të reja. Në këtë mënyrë po humbim hapin me atë që kemi në nevojë. Tashmë njësia numëron 185 të punësuar kundrejt 384 të nevojshëm. Është vështirë të arrihen të gjitha intervenimet por siç thashë punojmë me vullnet, të mbërrijmë me kohë dhe të parandalojmë dëme të mëdha”, deklaroi Zvonko Tomeski, komandant i zjarrfikësve.

    Sipas Dimovskit, nga fillimi i muajit gusht janë kryer 26 intervenime, prej të cilave vetëm 10 gjatë ditës së djeshme për shuarje zjarri në ambient të hapur. Vështirësitë më të mëdha në këto intervenime, komandanti Dimovski tha se vijnë nga pajisjet e vjetruara, posaçërisht parku vozitës.

    “Posedojmë pajisje mjaft të vjetra. Parku vozitës është i vjetër rreth 30 vjet. Këtë vit, Qyteti i Shkupit u përpoq të ripërtërij një pjesë të parkut vozitës kështu që mbetemi në pritje të tre makinave të reja kundër zjarrit”, shtoi Zvonko Tomeski, komandant I zjarrfikësve.

    Zjarrfikësit ose ndryshe të quajtur “Heronjtë e qytetit” thanë se pavarësisht vështirësive dhe mungesës së pajisjeve të caktuara asnjëherë nuk janë zmbrapsur nga puna. Ata bëjnë thirrje që qytetarët të jenë më të kujdesshëm të mos ndezin zjarre vend e pa vend dhe të mos gjuajnë mbetjet e cigareve kudo. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pushteti, thirrje opozitës për ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Antikorrupsioni: Merko ka emëruar drejtor shkolle në mënyrë jo-ligjore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë