Zjarrfikësit në Tetovë përballen me mungesën e mjeteve të punës

    Ndonëse kryejnë punë me rrezikshmëri të lartë, pjesëtarët e njësisë së zjarrfikësve në Tetovë vite me radhë kishin probleme me pagesën. Krahas mos pagesës në rregull të pagave, ata përballeshin edhe me mos pagesë të orëve shtesë, kujdestarisë dhe rrezikshmërisë në punë. Prandaj, disa herë ata kishin organizuar edhe disa herë protesta. Së këndejmi nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë theksojnë se vitin që e lamë pas, për herë të parë ka filluar pagesa në rregull dhe në bazë të asaj që parashihet në ligj dhe marrin rrogë që e meritojnë.

    “Sa i përket pagave dhe benefiteve tjera që zjarrfikësit i marrin, pra është hera e parë që pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, pagat e zjarrfikësit në Tetovë janë në bazë të ligjit dhe gjithë normave që përfshihen. Kemi gjetur një gjuhë të përbashkët me udhëheqësinë e komunës së Tetovës e cila na përkrah shumë, mbështet kërkesat tona, siç ishte rregullimi i pagave në fillim të këtij viti, apo pajisjeve tjera të nevojshme për zjarrfikësit e Tetovës. Poashtu, kemi marrë përkrahje edhe për rregullimin e sallës në hapësirat e njësisë së zjarrfikësve. Falënderoj kreun e komunës që kemi një bashkëpunim të mirë dhe shpresoj se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej në të ardhmen. Dua të potencoj se gjatë vitit gjithnjë qoftë në hapësirat tona qoftë në terren ku kemi patur intervenime më të mëdha ka qenë prezent vet kryetari i komunës dhe besojmë se në këtë mënyrë të vazhdojë interesimi I komunës për zjarrfikësit”, tha Avni Ameti, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve të Tetovës.

    Njësia e zjarrfikësve shpesh herë është në ballë të intervenimeve që kanë të bëjnë me fatkeqësi elementare natyrore, siç janë vërshimet, rrëshqitjet e dheut të cilët janë të shpeshta në Tetovë. Për këta intervenime, nevojitet makineri më moderne, automjete të reja dhe pajisje tjera që në shumë raste mungojnë.

    Problem në vete është se automjetet e mëdha për shuarjen e zjarreve janë të vjetruara prandaj edhe është kërkesë permanente e njësisë së zjarrfikësve që të pajisen me makineri më të reja, veshje adekuate për shuarjen e zjarrit e kështu me radhë. Problem tjetër është se ky njësit mbulon një territor shumë të madh edhe atë nga fshati Pirok i komunës së Bogovinës e deri në Jazhincë të Komunës së Jegunocit në njërën anë dhe në tjetrën anë nga fshati më i largët i Malësisë së Tetovës Bozovcë, e deri në Grupçin të komunës së Zhelinës. Brenda vitit ky njësit i zjarrfikësve kryen rreth 700 intervenime kurse mbështetja mungon nga komunat rurale. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Fitova gjithçka në Europë, dua të ndryshoj të ardhmen e futbollit arab”

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV-së gjithnjë e më pak vizitojnë bankat, shfrytëzojnë kartelat pagesore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë