Zjarri në Preshevë i dukshëm edhe në Kumanovë

    Foto ilustruese

    Zjarri që ka rënë pasditen e djeshme në rrethinën e Preshevës në Serbinë fqinje është i dukshëm edhe në Kumanovë.

    Sipas njoftimeve të mediave serbe, janë djegur 50 hektarë pyll me pisha.

    Mediat serbe kanë raportuar se në atë territor është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë ekipet e zjarrfikësve dhe një pjesë e popullatës lokale.

    Shërbimi për Situata Emergjente në komunën e Preshevës për RTS tha se nuk ka rrezik për popullatën.

    Zjarri vazhdon edhe sot, pasi që tymi vërehet në fshatërat e komunës së Likovës.

    Lajmi Paraprak

    Refugjatët ukrainas përballen me sfida për t’u punësuar në BE

    Lajmi i rradhës

    Prindërit t’u kushtojnë kujdes gënjeshtrave të fëmijëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë