Zjarri në spitalin modular të Tetovës | Prokuroria ende nuk ka konstatuar përgjegjësi penale

    Foto: Emir H | Spitali i djegur modular në Tetovë 09.09.2021

    Dy muaj pas zjarrit në spitalin modular të Tetovës, Prokuroria ende nuk ka konstatuar përgjegjësi penale për shpërthimin e zjarrit të 8 shtatorit, ku 14 persona u dogjën të gjallë. Detaje nuk ka bërë të ditur as Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, e cila ka hapur lëndë në pjesën e procedurës tenderuese, për ndërtimin e të gjitha spitaleve modulare për Kovid, përfshirë edhe atë në Tetovë. Hetuesi nuk ka gjetur ndonjë parregullsi të veçantë në raportet e Bankës dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Ai raport tani është dërguar në MPB, thotë për Alsat, kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskovska.

     “Nga ajo që ka hetuar një hetues nga vendi, nuk kemi asgjë konkrete. Por për këtë ka ekip në MPB, e presim njoftimin e tyre. Me çfarë saktë merret ekipi i Ministrisë së Brendshme? -Me të njëjtën gjë. Vetëm në pjesën e prokurimit publik, sepse vetëm ajo pjesë është në kompetencë të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. – A ka afat deri kur do të merrem me këtë?– Në fakt nuk ka asnjë afat. Por gjithçka duhet bërë brenda një kohe të arsyeshme”- deklaroi Vilma Ruskovska, kryetare e Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Në këtë pjesë duhet të përcaktohet nëse janë ndjekur procedurat, nëse prokurimi për instalimin e spitaleve modulare ka shkuar sipas ligjit të posaçëm të miratuar nga Qeveria. Në një raport të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale thuhej se mbikëqyrja e ndërtimit të spitaleve modulare do të shtohet më vonë, gjë që nuk ishte përfshirë në raport. Nëse ka pasur apo jo nevojë për të mbikëqyrur ndërtimin e spitaleve modulare, duhet të përcaktojnë autoritetet hetuese.

    Ndërsa si shkak të mundshëm për zjarrin në spitalin modularë në Tetovë, Prokuroria publike e përmendi nxehjen e kabllos zgjatuese ku ishin kyçur një defibrilator, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër. Ndërsa se çfarë kanë gjetur ekspertët gjerman, për këtë nuk ka përgjigje sepse ende nuk ka arritur raporti i tyre. Ekspertët gjerman ka mesi i shtatorit bënë hetime në spitalin e shkrumbuar, ndërsa raportin e tyre, në atë kohë kryeministri Zaev e paralajmëroi pas dy javësh./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    197 ditë pa humbje, ja si Milani po përgatit titullin

    Lajmi i rradhës

    45 denoncime për shkelje të procesit zgjedhor dorëzohen në Antikorrupsion

    Lajme tjera

    (Pa)siguria në RMV!

    Gjendja e një trupi të pajetë, vrasje, dhuna, aksidente e viktima janë lajmet të cilat kanë mbushur kronikën…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë