ZNAM me një deputet më pak, Cekov nuk do të jetë pjesë e shumicës parlamentare

    Grupi parlamentar i partisë ZNAM të Maksim Dimitirievskit u zvogëlua në 5 deputetë, pasi Mile Cekov njoftoi braktisjen e partisë dhe shumicës parlamentare. Cekov njoftoi se tash e tutje do të veprojë si deputet i pavarur, pasi partia ZNAM nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë para qytetarëve.

    “Nuk mund të jem pjesë e pushtetit dhe partisë që nuk i ndanë vlerat në të cilat besoj. Sot largohem nga subjekti politik që formalisht është demokratik, por në mënyrë thelbësore nuk i përmbushi pritjet e qytetarëve. Largohem nga politika dhe partia e cila nuk qëndroi mbrapa premtimeve, në të cilën vendimet i sjellin njerëz që në Shkup s’kanë mbështetje prej qytetarëve as 2%”, tha deputeti Mile Cekov.

    Ndërkohë nga partia ZNAM thonë se nuk janë të befasuar me vendimin e deputetit Cekov meqë sipas tyre, ai tanimë një periudhë të gjatë është distancuar nga parimet, programi dhe vizioni shtetformues i partisë.

    “Përpjekjet e tij sot të paraqitet si simbol i parimësisë, ndërsa paraprakisht të përfaqësojë pozicione kundër linjave të kuqe nacionale dhe shtetërore, janë përfundimisht joserioze dhe jo të bindshme para qytetarëve. Për njeriun i cili publikisht angazhohej për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, është e natyrshme që më nuk shihet në politikat e Lëvizjes ZNAM. Arsyet për këtë vendim janë personalisht të tija. A bëhet fjalë për kalkulime politike, klientelizëm ose diçka tjetër, do të dëshmojë koha”, thonë nga ZNAM.

    Pas dorëheqjes së Cekov, ka reaguar menjëherë kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, i cili tha se e ka derën e hapur.

    “Tender koalicioni fillon të shpërbëhet! Vjen koha e të vërtetës, drejtësisë dhe përgjegjësisë! Të gjithë që duan të distancohen nga kjo grup kriminale dhe të mos mbahen mend si pjesëmarrës në shkatërrimin e Maqedonisë – dera e LSDM-së është e hapur për bashkëpunim”, shkruan Filipçe.

    Ndryshe, Lëvizja ZNAM e udhëhequr nga kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski është themeluar në tetor të vitit 2023, dy vjet më vonë pasi Maksim Dimitrievski bashkë me disa funksionarë të tjerë, braktisën LSDM-në e udhëhequr nga lideri i atëhershëm Zoran Zaev. Pas zgjedhjeve parlamentare, ZNAM u bë pjesë e koalicionit Qeveritar pas bisedimeve direkte me VMRO-DPMNE-në e Hristijan Mickoskit. /Alsat/


    Lajmi Paraprak

    Kodi zgjedhor nuk do të miratohet, LSDM largohet nga grupi i punës

    Lajmi i rradhës

    RMV ka humbur 10% të popullsisë gjatë periudhës 2000-2025

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë