Zvogëlohet dënimi ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Penale në Shkup, Valldimir Pançevski

    Gjykata e Apelit në Shkup e vërtetoi dënimin për ish-kryetarin e Gjykatës Penale të Shkupit, Vladimir Pançevski, por po ashtu ka pranuar ankesën e tij dhe ka zvogëluar dënimin nga tre vjet e gjysmë në dy vjet e gjysmë.

    Sipas vendimit gjyqësor, gjykata ia ka përllogaritur dënimin që nga koha e paraburgimit të datës 15.07.2020 deri më 04.08.2020.

    Pançevski u dënua për shkak se gjatë periudhës 2013 2016 si kryetar i Gjykatës Penale ka ndarë lëndë gjyqësore dhe jo përmes AKMIS sistemit.

    Ai ka ndarë rreth 40 lëndë prej të cilave dy janë edhe raste të Prokurorisë Speciale Publike.

    Lajmi Paraprak

    Zbulohet se kush është fitues i “Topit të Artë”

    Lajmi i rradhës

    FASADA POTEMKIN E SUNDIMIT TË VUČIĆ

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë