Zyrtarët e zgjedhur në RMV me pagë më të lartë se 80%

    Funksionarët e emëruar do të marrin paga më të larta prej gati 80 për qind derisa të gjendet një zgjidhje e përshtatshme. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, thotë se do të shqyrtojë miratimin e një zgjidhjeje të re ligjore që do të mund të zvogëlojë pagat e funksionarëve.

    Tashmë nuk ka si të korrigjohet shuma e pagave, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe nuk mund të ndryshohet me vendim të Qeverisë.

    Sa i përket rritjes së pagave të funksionarëve, kryeministri përmendi se edhe pagat e tjera për qytetarët janë rritur në mënyrë drastike. Ndryshe, sipas përllogaritjeve të përafërta, paga e kryeministrit do të jetë mbi dy mijë euro.

    “Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të kompetencave të saj, ka dhënë mendim negativ për iniciativën për ligjin për paga dhe përfitime të tjera për personat e zgjedhur dhe të emëruar, gjë që konfirmon qëndrimin se zgjidhja ligjore nuk duhet ndryshuar“, u shpreh Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

    Lajmi Paraprak

    Filloi debati për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

    Lajmi i rradhës

    Studimi: Konsumimi i tepërt i sheqernave ka 45 efekte negative shëndetësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë