Zyrtarisht pranohet dorëheqja e Zoran Zaevit në Kuvend

    Dorëheqja e Zoran Zaevit si kryeministër i vendit është pranuar zyrtarisht nga Kuvendi dhe kryetari i kuvendit Talat Xhaferi, përcjell Nistori.

    “Kryeministri mund të shpjegojë dorëheqjen e tij, por jam i informuar se nuk do ta shpjegojë. Konstatoj se mandati i kryeministrit dhe i qeverisë po përfundon”, tha kryeparlamentari Xhaferi.

    Qeveria qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

    Pas dorëheqjes së djeshme të kryeministrit Zoran Zaev, kanë filluar të rrjedhin afatet kushtetuese për propozimin dhe zgjedhjen e qeverisë së re.

    Tani radhën e ka kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, i cili duhet ta jap mandatin. Domethënë, Pendarovski tani duhet t’ia japë mandatin kandidatit për kryeministër Dimitar Kovaçevski.

    Sipas Kushtetutës, Pendarovski është i detyruar që brenda dhjetë ditësh t’ia besojë mandatin partisë, përkatësisht partive që kanë shumicën në Kuvend. Kryeministri i mandatuar në afat prej 20 ditësh, nga dita e besimit të mandatit, i paraqet Kuvendit program dhe propozon përbërjen e Qeverisë, kjo sipas Kushtetutës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Letra e mësueses drejtuar Tomas Edisonit

    Lajmi i rradhës

    Rusia sërish thotë se nuk ka plane për pushtimin e Ukrainës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë