20 problemet që ka sot Anglia!

    Lutfi Dervishi

    Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga problemet e përditshme në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur një retorikë të ashpër me tone raciste ndaj shqiptarëve !

    I sugjerojmë miqësisht qeverisë së Madhërisë së Tij të adresojë njëherë problemet që ka shkaktuar vetë ajo pastaj të merret me shqiptarët.

    E kuptojmë që kjo bëhet për konsum të brendshëm në funksion të betejës politike, por ka ardhur koha të shihni traun në syrin tuaj, dhe jo të kërkoni qimen në gomonet që kalojnë LA Manshin!
    Siç thotë një fjalë e urtë nga anët tona: “le të lehë sa të dojë bulldogu anglez, karvani emigrantëve shqiptarë do të shkojë përpara”.

    Problemet e Mbretërisë së Bashkuar:

    1. Ikja e të rinjve në masë.
    2. Betonizimi i Londrës.
    3. Rritja e çmimeve.
    4. Cilësia e dobët e arsimit, sidomos atij universitar.
    5. Korrupsioni në gjithë nivelet e qeverisjes (shiko renditjen e Transparency International).
    6. Drejtësi e dobët.
    7. Media publike e kapur nga qeveria.
    8. Rrugët rurale ne…Skoci!
    9. Oligarkët e Uellsi!
    10. Problemet e koncesioneve dhe PPP-ve.
    11. Hakerimin e gjithë sistemit e- government.
    12. Mos gjetjen e tregut për prodhimet bujqësore dhe blegtorale!
    13. Heqje e akcizës për uiksin e importit
    14. Rrogat dhe pensionet e ulëta!
    15. Kryeministri që mbeti më shumë jashtë se brenda Anglisë!
    16. Mbreti Charles III që nuk mbledh Këshillin e Sigurisë sikur të bëhet kiameti!
    17. Problemin për mos realizimin e premtimit për të patur ujë 24 orë!
    18. Droga që nuk kapet asnjëherë nga skanerat në portin e Southampton!
    19. Katet pa leje në kullën Tower Bridge
    20. Planin për zhvendosjen e kullës Big Ben nga Londra në Dover!
    Lajmi Paraprak

    Kriza ekonomike ka rritur numrin e qytetarëve të cilët jetojnë në varfëri ekstreme

    Lajmi i rradhës

    Si saktësisht e “ushqen” sheqeri kancerin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë