Artan Fuga
1. Sigurim i lëvizjes së lirë, pa afate si leje burgu, në vendet e Bashkimit Europian, çka i jep fund emigrimit të shqiptarëve.
2. Kthim dhe kompensim i menjëhershëm i pronës dhe legalizim i të gjitha ndërtimeve jetike.
3. Hapje e tregut në bursë dhe çdo privatizim të mirash publike, të krijojë mundësinë që 50 për qind e aseteve të blihen me aksione të vogla nga qytetarët.
4. Të gjithë të zgjedhurit të votohen nominalisht nga votuesit si për deputetë, ashtu edhe këshilltarë bashkie.
5. Vendosje e jurisë qytetare dhe pjesëmarrje e qytetarëve në trupat gjykuese.
6. Veting i të gjitha pasurive të politikanëve dhe nëpunësve.
7. Privatizim i të gjitha shërbimeve të rrjetit të shpërndarjes së ujit dhe elektricitetit, duke krijuar konkurrencën për këtë treg.
8. Shkëputjen e mediave nga çdo financim tjetër, veç reklamës në televizion, dhe ndarje e prodhimit nga transmetimi i programeve televizive etj.
9. Asnjë Kryeministër më shumë se një mandat katërvjeçar.
10. Shkëputje e administratës publike krejtësisht nga kryetarët e bashkive dhe ministrat.
11. President i zgjedhur direkt nga populli dhe me kompetenca për të shpërndarë Kuvendit sa herë ka kriza ose brenda disa kushtesh.
12. Heqja e imunitetit të të zgjedhurve dhe vendosja e afateve për gjykim dhe matja e performancës së gjykatësve me kritere të qarta.
13. Vendosja e kuotave për kulturën shqiptare në televizione.
14. Asnjë familjar i një deputeti ose nëpunësi të lartë në administratën publike nëse nuk ka qenë më parë aty.
15. Regjistrimi i kujtdo me të drejtë vote në një ose disa njësi administrative nëse paguan taksa aty. Zgjedhje e lirë rast pas rasti se ku dëshiron ta realizojë të drejtën e votës.
16. Hapje dhe rinumërim i kutive të votimit kudo që një kandidat e kërkon.
17. Futje në treg e të gjitha pasurive kombëtare me aksione dhe dhënie me qira afatgjatë.
18. Vendosja e sigurimit sovran nga shteti i bankës të emigracionit. Çdo vendosje parash nga emigrantët e siguruar me ligj kushtetues.
19. Depolitizim dhe hapje aksionesh për të gjitha institucionet kulturore, shkencore, arsimore universitare.
20. E drejta e qytetarëve të çdo njësie bashkiake për të rrëzuar me referendum lokal çdo vendim të konsideruar të padrejtë.
21. Asnjë nëpunës publik i administratës qendrore nuk mund të jetë anëtar i këshillit bashkiak lokal.