A k’tu a n’kurbet? 

    Belkis Latifi

    Dilema e shumë kujt. Dilema, ndoshta dhe e çdo të riu. Udhëkryq i komplikuar. Pse njëra, e pse tjetra? Çfarë me të parën? Si me të dytën? Benefitet e njërës e benefitet e tjetrës?

    Epoka e globalizmit, realisht ka sjellë edhe një emigrim masiv. Fillimisht, duhet hequr dilemën se migrimi përbën problem vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ky fenomen është i pranishëm në mbarë botën.

    Sipas The Economist, vitin e kaluar, 1.2 milionë njerëz u shpërngulën në Britani. Në Spanjë, së fundmi, kjo shifër ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Gati 1.4 milionë njerëz pritet të shpërngulen në Amerikë këtë vit, një e treta më shumë se përpara pandemisë. Migrimi neto (d.m.th., imigrantët minus emigrantët) në Australi është sa dyfishi i normës para pandemisë. Në vitin 2022, migrimi neto në Kanada ishte më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm dhe në Gjermani ishte edhe më i lartë se gjatë “krizës së migracionit” në vitin 2015.

    Midis viteve 2019 dhe 2021, popullsia e Kuvajtit dhe e Singaporit, vende që zakonisht pranojnë shumë emigrantë, ra me 4%. Në vitin 2021, numri i emigrantëve nga Australia tejkaloi numrin e imigrantëve në vend, për herë të parë që nga vitet 1940. Kanadaja ka synimin të mirëpresë 1.5 milionë banorë të rinj në vitet 2023-2025 Gjermania dhe India, kohët e fundit, nënshkruan një marrëveshje për të lejuar më shumë indianë të punojnë dhe të studiojnë në Gjermani. Australia po rrit periudhën kohore për të cilën disa studentë mund të punojnë pas diplomimit nga dy, në katër vjet. Britania ka mirëpritur banorët e Hong Kongut që arratisen nga persekutimi kinezë mbi 100,000 veta kanë mbërritur. Edhe ato vende që deri tani kanë qenë armiqësore ndaj emigracionit, duke përfshirë Japoninë dhe Korenë e Jugut, tani po tregohen më të hapur ndaj të huajve, ndërsa kërkojnë të ulin ndikimin e plakjes së popullsisë.

    Në Amerikë, emigrantët kanë rreth 80% më shumë gjasa se njerëzit e lindur në vend, që të themelojnë një firmë, sipas një studimi të fundit nga Pierre Azoulay dhe kolegët e tij në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts.

    Për të qenë më korrekt e më konkret, unë mendoj se përgjigjja e pyetjes së migrimit apo jo, është relative varësisht nga përcaktimet e secilit individ veçmas dhe botëkuptimeve të tyre. Secili person e ka një vizion, një objektivë, një qasje subjektive mbi jetën.

    Është shumë e rëndësishme që secili t’ia parashtrojë vetes pyetjen: “Ku e shoh veten unë”?
    Dikush mund të pretendojë që të përfundojë studimet, e që më pastaj të mund të shërbejë nëpërmjet punës, shoqërisë civile, aktiviteteve të ndryshme dhe kështu me rradhë. Që do të thotë; ka një ideal së cilin e ndërlidhë me vendin ku jeton. Neve i’u themi të tillëve idealist. Ata të cilët kanë si ideal shërbimin e vendit e shtetit të tyre nëpërmjet kontributit shkencor, intelektual, të frymës edukative, nëpërmjet organizatave, profesionit të tyre etj., sigurisht edhe që mund të pranojnë “koston” e jetës në RMV-së, në kundërvlerë, pritjen e ndryshimit me premisën: “Ndrysho ty, që të ndryshojë bota.”

    Me aq sa kam hasur deri më tani, kalibrat e tillë të njerëzve, me shumicë, nuk dorëzohen lehtë. Qëndrojnë stoik e luftojnë çdo ditë. Për të parë një vendlindje më të bukur. Më të mirë. Një të ardhme më të ndritshme. Mbase dhe, edhe prej tyre për shkak të rrethanave dhe problemeve të ndryshme në rrugëtim e sipër, kanë marrë rrugën drejt perëndimit.

    Dhe një pjesë tjetër e shoqërisë, së cilën nuk ka ndonjë faktor apo element senzitiv që e “mban në jetë” e në vendlindje. Nuk e ka shumë problematike që të migrojë. Ai migron për një jetë me standard më të mirë ekonomik, për siguri më të madhe shëndetësore, komoditet psiko-social dhe kështu me rradhë. Dhe, shumë e drejtë e shumë normale. Shokëve të m’i, fare nuk kam se si t’ua spjegoj se përse do të duhej të përballonin apo do të ishte më e mirë paga e katërqind apo pesëqind eurove, në krahasim me pagën e një mijë e pesëqind eurove apo dhe më shumë.

    Për shkak të brezave të mëhershëm të cilët kanë migruar, e që kryesisht kanë punuar në fushën e gastronomisë dhe të ndërtimtarisë, dhe disi edhe një pjese të madhe të të rinjëve tanë po i’u trasohet e imponohet (me vullnetin e tyre) i njejti rrugëtim. Megjithatë, edhe ata të cilët zgjedhin rrugën e migrimit, mendoj, një vizion do t’iu sillte shumë dobi e madje dhe jetë më kënaqshme. Të punosh në perendim në një profesion/zanat të caktuar është më pak e lodhshme se sa gatronomia dhe ndërtimtaria, e shpesh edhe me të ardhura më të larta e më të majme. E them vizion për shkakun se planifikimi për të migruar, me vizion të detyron të ndërmarrësh ca veprime paraprake edhe në vendin ku je. Duke pasur bindje të tillë (për të migruar), do të thotë që duhet të fillosh me kurse të gjuhës së vendit në të cilin do të migrosh. Me vizion më të qartë, do të filloje në vendin tonë të punosh me: firma të cilat punojnë me rrymë elektrike, tek ata që punojnë me kondicioner, ndihmës mekanik, e shumë të tjera të ngjashme, për t’u profilizuar, e që të nesërmen kur të mendosh migrimin, së paku ke komoditen më të madh për t’ia nisur.

    Konform synimeve, ambicjeve si dhe rrethanave të gjithsecilit veçmas, merret edhe vendimi e hiqet dilema: “K’tu a n’kurbet?!”

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV nuk e ka realizuar premtimin për t’u siguruar të rinjve punë me pagesë në konvikte

    Lajmi i rradhës

    Shtensionimi në veri “në gjysmë të rrugës”

    Lajme tjera

    Në shekullin XXI

    LEONARD DEMI Një vit më parë, Rusia, një shtet europian, fuqi bërthamore, anëtare e përhershme e Këshillit të…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë