A po gabon qeveria në përpjekjet për ndalimin e largimit të punonjësve të shëndetësisë?

    ZEF PREÇI 

    Migrimi ndërkombëtar i punonjësve të kualifikuar është thuajse unik për sektorin e shëndetësisë, gjë që po thellon mungesën e punonjësve të kualifikuar shëndetësore në vendet relativisht më pak të zhvilluara si vendi ynë, që tashmë po vuajnë nga mungesa edhe më të mprehta.

    Nuk ishte e rastit që përpara më shumë se një dekade (2010), vendet anëtarë të OBSHsë miratuan Kodin Global të Praktikes për Rekrutim Ndërkombëtar të Personelit Shëndetësor në vitin 2010, duke u angazhuar për të përmirësuar planifikimin e fuqisë punëtore shëndetësore dhe për t’iu përgjigjur në mënyrë të padrejtë nevojave të ardhshme të vendit pa u mbështetur në burimet njerëzore të vendeve të tjera. Qëllimi ishte që nëpërmjet trajnimit të një numri të mjaftueshëm brenda vendit të shmangej mbështetja sistematike te vendet e tjera për të plotësuar nevojat e brendshme. Pavarësisht kësaj, lëvizjet e personelit mjekësor drejt vendeve më të zhvilluara vazhduan, ndonëse me ritme më të ngadalshme, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara që ishin dhe mbeten importuesi më i madh i mjekëve dhe infermierëve të trajnuar nga jashtë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është importuesi i dytë më i madh. Njëkohësisht vendet e ndryshme të ndërmarrin politika specifike dekurajuese të këtij fenomeni.

    Në përputhje me parimet e gjera të Kodit Global të Praktikës së OBSH-se, disa vende të OECD-se kanë arritur që nga viti 2010 disa marrëveshje dypalëshe ose shumëpalëshe me vende të tjera për të arritur një bashkëpunim reciprokisht të dobishëm në trajnimin ndërkombëtar dhe rekrutimin e personelit shëndetësor.

    Mësimi që nxjerrim: qeveria shqiptare as ka konsultuar dhe as e ka referuar OBSHnë, por as ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të kësaj natyre që mund të zbuste sadopak situatën katastrofale të vendit tonë në këtë drejtim.

    ÇFARË NA MËSON PËRVOJA E VENDEVE TË ZHVILLUARA TË BOTËS?

    Mësimet kryesore të botës së zhvilluar për të frenuar largimin nga vendi të mjekëve dhe të infermierëve kanë të bëjnë me politikat në përzgjedhjen e studentëve; me stimujt financiare përkatës; me përmirësimin serioz të infrastrukturës mjekësore, etj.

    a) Politikat qe synojnë përzgjedhjen e studenteve te mjekësisë ose vendndodhjen e shkollave te mjekësisë janë grupi i pare i përvojave te mira te botes se qytetëruar.

    Kështu, Australia dhe Japonia kane caktuar një kuotë minimale te përvitshme te vendeve ne shkollat mjekësore te rezervuara per studentet me prejardhje rurale, ndonjëherë te shoqëruara me mbështetje financiare për këta studente ose çdo student tjetër ne këmbim te një detyrimi te kthimit te shërbimit për te praktikuar per disa vite ne zonat e pasherbyera pasi te kene perfunduar trajnimin e tyre. Ose Norvegjia, Japonia dhe Kanadaja kane krijuar disa shkolla mjekësore ne rajone rurale ose te largëta, me shpresën qe me shume studente qe do te diplomohen nga keto shkolla do te mbeten me pas ne këto rajone. Ka dëshmi nga këto vende qe një përqindje e larte e studenteve qëndrojnë ne keto rajone rurale/te largeta, edhe pse ndonjëherë ofrohen stimuj shtese financiare.

    D.m.th. janë kushtet qe edhe te ne, te ndërmerren politika qe mundësojnë përzgjedhjen e studenteve duke besuar se studentet qe vijnë nga zonat rurale rurale kane gjasa me te mëdha për te punuar atje disa vite mbasdiplomimit se sa ata qe vijne nga zonat urbane.

    b) Sigurimi i stimujve financiare për mjeket për te punuar ne zonat e pasherbyera ose zbatimi i rregulloreve për te kufizuar zgjedhjen e vend-ndodhjes se klinikes:

    Një qasje tjetër e zakonshme është ofrimi i llojeve te ndryshme te stimujve financiare pre te tërhequr mjeket për te punuar ne zonat me pak te sherbuara dhe per t’i mbajtur ata, per shembull nepermjet nje pagese te menjehershme per te lehtesuar vendosjen e tyre dhe/ ose pagesat ose shperblimet shtese te perseritura. Ne Gjermani, shumica e shteteve ofrojne stimuj financiare per mjeket e pergjithshem qe hapin praktiken e tyre per here te pare, per mjeket e pergjithshem qe kualifikohen per nje pagese me te larte nese zgjedhin te vendosen ne zona te pasherbyera. Kjo eshte e kombinuar me rregulloret qe kufizojne lirine e mjekeve per te ngritur nje klinike te re ne zonat qe mendohet se jane te furnizuara ne menyre te mjaftueshme. Australia i drejton te diplomuarit jashte vendit te fushes se mjekesise dhe mjeket e trajnuar nga jashte ne zona te pasherbyera, duke perdorur rregulloret per te imponuar punesimin ne zona te caktuara per disa vite.

    Per fat te keq, edhe pagesa suplementare e ofruar nga qeveria per te zbutur problemet ne shpendarjen e mjekeve brenda vendit rezulton e pazbatuar, ose e zbatuar keq apo edhe e perdorur polikisht. Ndonese duhet mbajtur parasysh se sipas studimi te muajve te fudnit te ndemrarre nga Universiteti i Sussex-it (Britani) dhe Qendra per Studime Ekonomike dhe Sociale rezultonte se nder arsyet e emigrimit te mjekeve, vendin kryesor (mbi 50%) e mbajne ato ekonomike te ndjekura nga edukimi, dhe pasigurite mbi te ardhmen ne Shqiperi.

    c) Promovimi i risive ne ofrimin e shërbimeve shendetesore dhe tele-mjekesise:

    Shume vende kane promovuar gjithashtu lloje te ndryshme te inovacioneve ne ofrimin e sherbimeve shendetesore per te arritur qellimin e ofrimit te aksesit te pershtashem ne sherbime me me pak mjeke ne terren. Keto risi perfshijne inkurajimin e transferimit te kompetencave nga mjeket tek infermieret dhe profesionistet e tjere shendetesore vendas, dhe zhvillimin e tele-mjekesise per te lidhur pacientet dhe mjeket permes distances se larget kur eshte e nevojshme. Ka nje numer ne rritje iniciativash qe po zhvillohen neper vendet e OECD per te shfrytezuar perdorimin e tele-mjekesise per te permiresuar aksesin ne sherbimet shendetesore, veçanerisht ne vende te medha si Kanadaja, Australia dhe Finlanda.

    Nuk eshte sekret qe thuhet se ne rastin e vendit tone, sidomos gjate dekades se fundit, po ndodh fenomeni i gerryerjes se sistemit te sherbimit publik shendetor permes krijimit korruptiv te monopole private, duke shpenzuar keshtu pjesen me te madhe te buxhetit te shtetit te sektorit per shendoshjen financiare te klienteve te qeverise permes kontratave koncesionare te dyshuara gjeresisht per korrupsion politik, por qe gezojne “mbrojtje te posacme” ndaj ndeshkimit te ligjit dhe jane te paprekshem edhe nga SPAKu. Per rrjedhoje, personeli mjekesor, sidomos mjeket e rinj as kane mundesine te formohen si te tille, as mundesine qe te njihen dhe te zoterojne arritjet bashkohore te shkences dhe te teknologjise mjekesore si dhe jane subjekt i shfrytezimit barbar dhe keqtrajtimit nga pronaret pasanike te spitaleve private. Mjafton te kujtojme se ne sistemin arsimor universitar te vendit tone jane aktualisht 18 institucione qe leshojne diploma kryesisht per jashte vendit, shumica nku kane as laboratore dhe as spitale, madje nje pejse ne qytete periferike edhe “studentet” i kane jashte vendit, dm,th jane te llojit al-Kristal..

    Keto jane disa leva politikash te diskutueshme, qe meritojme debat publik dhe institucional, qe sigurisht nuk zgjidhin menjehere problemin por gjithsesi ndihmojne ne zbutjen e tij dhe jo masat arbitrare si vete qeverisja aktuale, masat jo-kushtetuese si ato qe prashikon projekti-ligji i futur me urgjence per shqyrtim ne Kuvendin e Shqiperise.

    NE VEND TE KONKLUZIONEVE…

    Ashtu si ne vendet e tjera te BE dhe botes, ofrimi i kujdesit shëndetësor edhe ne Shqipëri po ndryshon vazhdimisht, i nxitur deri-diku edhe nga inovacioni, teknologjia, ndryshimi i nevojave shendetesore te popullatave dhe kufizimet ekonomike. Ndersa keto ndryshime ndodhin, ato paraqesin edhe mundesi per te ofruar sherbime shendetesore me te mira dhe me efikase per me shume qytetare perfitues te tyre. Por qe kjo te ndodhe, hartuesit e politikave publike, organizatat profesionale te mjekeve, infermjereve e stomatologeve, institucionet arsimore dhe vete qytetaret duhet te punojne se bashku per te kapercyer sfidat e kohes sone sic eshte edhe largimi i personelit nga vendit, dhe per te siguruar qe sistemi shendetesor te permbushe me sukses nevojat ne ndryshim dhe pritjet ne rritje te qytetareve taksa-pagues te vendit.

    Çfarëdo politike qeveritare inatcore dhe e pakonsultuar me grupet qe cenohen nga politika te tilla, sic jane ne rastin konkret studentet e mjekesise, nuk ben gje tjeter vecse nxit me tej braktisjen e vendit dhe thellimin e mëtejshëm te krizës (nese “udheheqesi” nuk ka parashikuar qe ta mbushe edhe kete sektor me filipineze, somaleze,bangladeshas, e qyqare te tjere te “botes se trete” qe synojne Europen Perendimore duke e pare Shqiperine si “place d’arm” per kete synim). /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    Jeta e gjatë e fjalës “terror”

    Lajmi i rradhës

    Aggeler: ShBA është më e fortë, kur kemi aleat si RMV-ja

    Lajme tjera

    Plaga

    MONIKA STAFA Kur ti gënjen, nuk duhet më të mendosh të lozësh me fatin tënd. Vecanërisht kur gënjeshtra ka…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë