Analiza: Shteti i errët | Pse Rusia është një rrezik i madh i Ukrainës, Perëndimit dhe vetes së saj

    Ajo që ka më shumë rëndësi sot në Moskë është ajo që mungon. Askush nuk flet haptazi për luftën në Ukrainë. Biseda për këtë ngjarje është e ndaluar. E vetmja gjurmë e luftimeve që po zhvillohen 1000 km në jug është reklamimi i grumbullimeve të mbuluara me portrete të ushtarëve heroikë. E megjithatë Rusia është në mes të një lufte.

    Edhe shfaqja e simbolit “z” ësjt gjithnjë e më e rrallë. Vladimir Putin, diktatori në plakje i Rusisë, nuk mbledh turma të rinjsh të elektrizuar për t’i thërritur në mobilizim. Por sërishmi Rusia është në zgrip të fashizmit.

    Ndërsa Moska po fsheh luftën pas togfjalëshit “operacioni ushtarak special”, po kështu e fsheh fashizmin pas një fushate për të zhdukur “nazizmin” nga Ukraina.

    Gjithsesi Timothy Snyder, një profesor në Universitetin Yale, vëren se simptomat janë aty: “Njerëzit nuk bien dakord, e shpesh debatojnë në mënyrë të zjarrtë, mbi atë që quhet fashizëm” shkruan ai në një botim të fundit në New York Times, “por sot Rusia përmbush thuajse shumicën e kritereve.”

    Kremlini ka ndërtuar një kult personaliteti rreth Putin dhe një kult të vdekurish rreth asaj që quhet Lufta e madhe patriotike 1941-1945. Regjimi i Putinit ka një dëshirë për të rikthyer kohën e artë të një Rusie që do të vijë vetëm përmes dhunës. Këtyre qasjeve të Snuder mund t’i shtohen edhe në listë urrejtja për homoseksualët, fiksimin me familjen tradicionale dhe bsimin fanatik në fuqinë e shtetit.

    Për të kuptuar se ku po shkon Rusia nën regjimin e Putinit duhet të kuptojmë se nga ka ardhur ajo. Në të shumtën e sundimit të Putin, Perëndimi e ka parë Rusinë si një shtet që sundohet nga mafia dhe një shtet që sundon mbi një shoqëri të atomizuar. Kjo nuk është dhe aq gabim, por është e paplotë.

    Një dekadë më parë popullariteti i Putin nisi të zbehet. Ai iu përgjigj kësaj duke krijuar apo risjellë në debat mendimet fashiste që kishin nisur të rishfaqeshin në skenë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

    Kjo mund të ketë nisur si një kalkulim politik, por Putin u fut në “vallen” e mërisë dhe hakmarrjes duke e lënë arsyen mënjanë.

    E gjithë kjo kulmoi me një luftë shkatërrimtare që shumë mendonin që nuk do të ndodhte pasi e kishin të qartë që nuk kishte aq përfitime sa kosto të larta.

    Nën fashizmin e Putin, Rusia është në udhë të qartë të mos kthimit më pas. Pa një retorikë për viktimat dhe me përdorimin e dhunës, Putin nuk ka më çfarë t’u japë qytetarëve të tij.

    Për demokracitë Perëndimore marshi përpara do të thotë se sa kohë është ai në pushtet, ata do kenë përballë një Rusi agresive dhe problematike.

    Ka prej tyre në Perëndim që duan që të rikthejnë biznesin e përhershëm me Rusinë sapo lufta të ketë përfunduar, por këtu nuk mund të kemi një paqe të plotë me një Rusi fashiste.

    Për Ukrainën, kjo do të thotë një luftë e gjatë. Qëllimi i Putin nuk është thjesht marrja e territorit por shkatërrimi i idealeve demokratike që po janë problem sepse po ndrijnë tek komshiu Rusisë dhe gjithashtu edhe shtypja e identitetit kombëtar aty. Ai nuk mund të ketë luksin e humbjes në këtë luftë. Madje dhe nëse ka një armëpushim ai do përpiqet që Ukraina të dështojë, madje do tentojë këtë gjë edhe duke çuar trupa shtesë aty. Pra është e qartë që ai do të përdorë forcën dhe totalitarizmin për të imponuar vullnetin e tij në shtëpinë e tij. ai është i vetmi që mund të shtypë Ukrainën e lirë, por është i vetmi që mund të shpallë luftë kundër ëndrës për një mundësi më të mirë për rusët. Deri më tani ai po e fiton këtë luftë.

    Lufta është paqe

    Çfarë është fashizmi Rus? Shumëkush ngatërrohet me fjalën që nis me “F”. Nuk para ka një definicion të saktë për të, por ajo rrotullohet rreth mërisë, një miksim mes xhelozisë dhe frustacionit që lindin nga poshtërimi.

    Në rastin e Rusisë, burimi i këtij poshtërimi nuk është mposhtja nga forcat e huaja, por abuzimi nga duart e njerëzve që kanë pasur nën sundim atë. Të deprivuar nga agjencia e disa autoriteteve të frikshme dhe nga njerëzit që e kanë sunduar, ajo kërkon një revansh imagjinar ndaj armiqve që janë emëruar nga shteti.

    Fashizmi përfshin performancën – mendo për ato që thërriten nën armë – shoqëruar me trillin e një dhune reale. Në të gjitha varietetet e tij, shkruan Snyder në shkrim, ajo ka karakterizuar triumfin e vullnetit mbi arsyen. Eseja e tij ka qenë e titulluar “Ne duhet ta themi. Rusia është fashiste”. Në fakt i pari që ka folur për këtë të vërtetë është një qytetar Rus. Më saktësisht Yegor Gaidar, kryeministri i parë post-sovjetik. Në vitin 2007 ai pa një një spektër që rritej në Rusi dhe disomos një nostalgji për Rusinë perandorake “Rusia po shkon drejt një faze të rrezikshme” shkruante ai “Ne nuk duhet të magjepsemi nga numrat por ng fakti se ka pasur një hendek 15 vjeçar nga rënia e Perandorisë Gjermane dhe ardhjes në pushtet të hitlerit dhe po ashtu ka një hendek 15 vjeçar nga kolapsimi i Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë në 2006-2007 dhe kjo të bën të mendosh…”

    Në 2014 Boris Nemtsov, një tjetër politikan liberal, qe edhe më i qartë “Agresioni dhe dhuna janë të nxitura nga televizioni ndërsa definicionet kyçe janë të shtyra nga manipulatorët e Kremlinit. Kremlini po kultivon dhe po shpërblen instiktet e ulta të njerëzve, duke provokuar urrejtjen dhe luftën. Ky ferr nuk mund të përfundojë me paqe.”

    Një vit më vonë Nemtsov, që i vunë damkën “tradhtar i kombit”, u vra pranë Kremlinit. Në intervistën e fundit, disa orë përpara vdekjes, ai këshilloi të tjerët se “Rusia po shndërrohet në një shtet fashist. Ne kemi modeluar një stil propagande si ajo e Gjermanisë Naziste. Ne kemi gjithashtu një nukël brigadash që përdoren për sulm…Ky është vetëm fillimi.”

    Askush më shumë se Putin dhe aleatët e tij nuk ka dëshmuar rritjen e influencës fashiste. Shumë larg rrugëve prosperuese të Moskës, Kremlini ka shënjuar në tanket e tij, ushtarët e tij dhe mediat televizive me një letër “z”. gjysmë svastika është pikturuar në dyert e regjizorëve rus, kritikëve të artit, promotorëve të artit perëndimor që është “dekadent dhe i degjeneruar”. Pacientët në spital dhe grupe fëmijësh gjunjëzohen dhe kompozohen për të krijuar forma të gjysmë zvastikës që më pas postohet online.

    Në 1930 Walter Benjamin, një kritik kulturor i çuar në ekzil në Gjermani, analizoi performancën e fashizmit si vijon “Rezultati logjik i fashizmit është përfshirja e estetikës në jetën politike” shkroi ai. Kjo estetikë qe e pikturuar për të mbivendosur arsyen dhe aplikimi final i saj është lufta.

    Sot dy fytyrat e luftës në televizion, Vladrimi Solovuov dhe Olga Skabeeva, janë karikaturat e propagandistëve nazistë. Solvyov shpesg vishet me një xhaketë e stilit bavarian me dopio-pet ngjyrë të zezë. Ndërkohë që znj Skabeeva është e ashpër dhe tregon shenja dmonitraksi. Ata projektojnë urrejtjen dhe agresionin. Ata dhe mqitë e tyre përbuzin Perëndimin meqë i ka shpallur luftë Rusisë dhe i përgjërohen në mënyrë teatrale Putinit që t’i shfarrosë ato nga faqja e dheut duke goditur me armë bërthamore këto vende.

    Kjo fantashkencë me Armageddon në fakt përmbushet përmes një dhune reale, që në fakt është baza e marrëdhënies mes shtetit rus dhe qytetarëve të tij. një sondazh nga Levada që është komisionuar nga Komiteti kundër Torturës tregoi se 10% e popullsisë Ruse ka përjetuar torturën nga agjencitë ligjzbatuese një herë ne jetën e tij. Pra ka një kulturë pro dhunë. Abuzime nga këto agjenci që nuk janë më krime në Rusi. Në këtë javë të parë të luftës, protestueset femra u poshtëruar dhe abuzuan seksualisht në qelitë e komisariateve. Thuajse 30% e rusëve shprehen se ajnë dhunuar apo që forcat e policisë kanë lejuar dhunimin e tyre.

    Dhuna e aplikuar nga forcat ruse në Bucha dhe në territore të tjera nuk janë vetëm ekses i luftës apo një shkarje displinore, por një mënyrë jetese e ushtrisë që është përhapur nga veteranët e saj. Brigada motorike 64, mbi të cilat rëndojnë këto akuza të frikshme, ka qenë e nderuar nga Putin me titullin “garda” meqë ata mbrojtën ‘mëmdheun e tyre dhe interesin e shtetit” duke lëvduar atë brigadë për “heroizmin e turmës dhe vlerat, tencatitetin dhe kurajon”. Brigada që bazën e ka në lindjen e largët është e mirënjohur në Rusi për bullizimet dhe abuzimet.

    Si thuajse gjithçka që vjen nga Kremlini, fashizmi është një projekt nga lartë-poshtë, një lëvizje nga elita sunduese më shumë se sa një lëvizje që vjen ng aposhtë. Ajo kërkon një prani pasive më shumë se sa një mobilizim masash. Qëllimi i sj është që të heqë interesin e turmës për tu angazhuar dhe për t’i parandauluar atyre vetë organizimin. Kremlini dhe bosët e mediave mund ta ulin dhe ngrenë atë. Në vitet e hershme të presidencës Putin përdori paratë për të mbajtur njerëzit jashtë politikës. Pasi ekonomia ngeci në vitet 2011-2012 dhe pasi klasa e mesme urbane doli në rrugë për të kërkuar më shumë të drejta, ai përqafoi nacionalizmin dhe promovoi urrejtjen. Gjatë qetëssië politike që pasoi aneksimin e Krimesë në 2015 fashizmi u fshi thuajse nga çdo diskutim derisa ridoli në pah tani.

    Ringjallja e tij në 2021-22 u shoqërua me rënien e legjitimitetit të Putin, protestat që morrën hov nga helmimi dhe arrestimi i Navalnyt, liderit të opozitës, dhe një rini që është gjithnjë e më larg Rusisë së dikurshme dhe që është shumë skeptike ndaj propagandës në media dhe shumë më e hapur ndaj perëndimit. Për to Putin është një figurë e plakur, hakmarrëse dhe një gjysh i korruptuar që ka një pallat sekret të cilin Navalni ia bëri publik në një nga videot më të shikuara në Youtube në 2021. Për rrjedhojë Putin iu desh që të ngritne dhe një herë volumin e fashizmit ndërsa Ukraina i dha atij mundësinë të hiqte vëmendjen.

    Liria është skllavëri

    Fashizmi rus ka rrënjë të thella në histori, ai shkon pas në fillim të shekullit të 20. Idetë fashiste morrën formë dhe shkëlqyen mes emigrantëve të ushtrisë së të “bardhëve” pas suksesit të revolucionit Bolshevik dhe më pas një pjesë e këtyre ideve u ri importuan në Bashkimin Sovjetik nga Stalini pas përfundimit të luftës. Ai kishte frikë se fitorja mbi fashizmin, që u mundësia falë SHBA dhe Britanisë, do të forconte dhe do të çlironte mendjen e njerëzve të tij. kështu që ai e ktheu suksesin sovjetik në një triumf të totalitarinizmit dhe Rusisë imperialiste dhe nacionaliste. Ai do ta ribrandonte aleatët e luftës si armiq dhe si fashistë të fshehtë që përpiqen që të shkatërronin dhe minonin lavdinë e fitores Sovjetike.

    Në dekadat në vijim, fashizmi u kufizua shumë nga ideologjia zyrtare komuniste dhe nga eksperienca personale e rusëve që kishin luftuar kundër nazistëve dhe krah aleatëve. Pas rënies së BRSS, gjithsesi, gjithë këto shtrëngesa u zhdukën dhe një materie e zezë u çlirua. Jo vetëm kaq por elita liberale e viteve 1990 e mohoi kategorikisht ato vlera që Sovjetët e idkurshëm kishin duke u larguar nga tradita e fortë të literaturës anti-fashiste me artet.

    E gjithë kjo ndërsa fashizmi po rifutej në lojë në mënyrë të fshehtë, përmes padyshim KGB-së. Në fund të viteve 1990 Alecander Yakovlev, arkitekti i reformave demokratike nën Gorbachev, foli haptaazi në lidhje me sigurimin e shtetit që ishte një çerdhe e fashizmit. “Rreziku i fashizmit në Rusi është real që nga 1917 ku ne jemi mësuar të jetojmë në një botë të kriminalizuar me një shtet kriminel që na qeveris. Banditizmi është shenjtruar nga ideologjia dhe në fakt kjo fjalë u shijon gjithnjë e më shumë si komunistëve dhe fashistëve.”

    Një ambiguitet i tillë qe në shpërfaqje të plotë në një shfaqje televizive të titulluar “Shtatëmbëdhjetë Çastet e Pranverës” që ka 12 episode dhe që është financuar nga KGB që në 1970. Në thelb të kësaj shfaqje, qëndron dëshira dhe përpjekja për të ribranduar policinë sekrete të Stalinit. Yuri Andropov, ish shefi i KGB dhe më tej udhëheqës në BRSS, kërkonte që të lartësonte spiunët sovjetikë dhe të tërhiqte një gjeneratë të re udhëheqësish në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë që mesa duket, programi e ndihmoi atë që të përfshinte elementë të estetikës Naziste që ishin popullore në kulturën Ruse – një estetikë që do të përdorej dhe më vonë nga Putin.

    Heroi fiksional është një spiun sovjetik që infiltrohet në një komandë të lartë të Nazistëve nën emrin Max Otto von Stierlitz. Ai është një ofiqar i lartë i Standartenführer në brigadat e SS, misioni i tij është që të shkatërrojë një plan sekret mes CIA-s dhe Gjermanisë aty afër fundit të LB2. I luajtur nga aktori më i mirë sovjetik, nazistët në film janë njerëzor dhe atraktivë. Vyacheslav Tikhonov, që luante rolin e Stierlitz, qe mashkulli etalon i perfeksionit. I gjatë dhe simpatik, me mollëza perfekte, ai shkëlqente nën atë uniformën naziste që ishte qepur apostafat për të në Ministrinë e Mbrojtjes Sovjetike.

    Rusët e zakonshëm u mahnitën. Dmitry Prigov, një artist dhe poet rus, shkroi “Stierlitzi ynë është njeriu perfekt fashist dhe njeriu perfekt sovjet në të nëjjtën kohë, duke kryer tranzicionin transgresiv nga njëri tek tjetri pa rënë aspak në sy….ai është kasneci i një periudhe të re – një kohe të mobilitetit dhe manipulacionit”

    Putin qe në fakt përfituesi. Në 1999, përpara se të emërohej si President i Rusisë, votuesit i thanë disa sondazhistëve se Stierlitz mund të ishte lideri ideal dhe ai qe zgjedhja pas Georgy Zhukovit, komandatit të madh të Ushtrisë së Kuqe në Luftën e Dytë Botërore. Putin, një ish agjent i KGB që ishte pozicionuar në Gjermaninë Lindore, kishte kultivuar imazhin e një Stierlitzi të ditëve të reja.

    Kur VTSiom, një nga sondazhuesit, e përsëriti këtë ushtrim në 2019, Stierlitz ishte i pari. “një invesrion ka ndodhur” shprehet sot sondazhuesi “Në 1999 Putin preferohej sepse ngjasonte si Stierlitz. Në 2019 imazhi i Stierlitz qendronte relevant pasi sundon vendin.” Në 24 korrik të këtij viti një statujë e Stierlitz u zbulua në krye të SYR (Shërbimit Sekret të Inteligjencës) një godinë që dikur ka qenë pjesë e KGB-së.

    Për Putin, estetik fashista po përballet me një filozofi fashiste të ndryshme. Ai dhe shumë nga ish anëtarët e KGB kanë përqafuar kapitalizmin dhe janë ngritur kundër vlerave liberale dhe socialiste. Ata gjithashtu projektojnë një poshtërim që kanë vuajtur në dekadën e parë post-sovjetike duke portretizuar fundin e luftës së ftohtë si një tradhëti dhe humbje poshtëruese.

    Profeti i tyre është Ivan Ilyin, një mendimtar i hershëm i shekullit të 20 që ka qenë i internuar nga Bolshevikët në 1920 dhe që më tej përqafoi fashizmin në Itali dhe Gjermani. Illyin e pa fashizmin si një “fenoment të domosdoshëm dhe të paevitueshëm…bazuar në një sens të shëndetshëm të patriotizmit kombëtar”. Ai mundësoi dhe justifikoi rolin vetë-përcaktues të shtetit si gardian. Si i tillë, ata qenë nën kontrollin e burimeve të tyre.

    Pas Luftës së Dytë Botërore, Illyin refuzoi të shihte gabimet e Hitlerit, si fjala vjen atëizmin dhe krimet e tij, duke përfshirë dhe zhdukjen masive të çifutëve. Por ai i qëndroi besnik bindjeve të tij se idea e fashizmit ishte një rilindje kombëtare. Në 1948 ai shkroi se “fashizmi ishte diçka komplekse, një fenomen me disa shtresa dhe historikisht nuk ka qenë i implementuar” Praktikisht Putin, që ka përqafuar këtë besim, ka mohuar anti-semitizmin dhe ka shmangur sundimin kolektiv në favor të sundimit personal që konfirmohet përmes lidershipit plebishitar.

    Vepra e Ilyin, “Qëllimi Ynë”, është rekomanduar nga Kremlin si një nga leximet esenciale për nëpunësit e shtetit në vitin 2013. Ajo vepër përfundon me një esse që flet për një lider të së ardhmes në Rusi. Demokracia alla Perëndimore dhe zgjedhjet do të sillnin shkatërrimin e Rusisë, shkruante Illyin. Vetë :një shtet i fortë dhe unitar, diktatorial në qëllime dhe komb-shtet në esencë” mund të na shpëtojë nga kaosi.

    Një prej veprave të Illyin që Putin e ka lexuar dhe rilexuar disa herë është “Çfarë do të thotë një Rusi e shkërrmoqur për Botën?” e shkruar në 1950. Në të autori argunemton se fuqitë perëndimore do të përpiqen “që të vazhdojnë eksperimentet e tyre qesharake dhe armiqësore edeh në një regjim kaotik post-bolshevik, duke mashtruar turmën përmes “lirisë, demokracisë dhe federalizmit”….propaganda Gjermane ka investuar shumë para në këtë përpjekje gjatë separatizmit Ukrainës (dhe jo vetëm atij separatizmi)”.

    Në 2005, duke ndjekur kryengritjen e parë në Ukrainë, e njohur si revolucioni portokalli, Putin e quajti rënien e Bashkimit Sovjetik si katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit të 20-të. Duke ushqyer kështu ndjenja anti-ukrainase në Rusi, ai më tej vendosi që ta çojë vendin në shinat e përplasjes me perëndimin. Po në atë vit trupi i Illyin u riatdhesua në Rus inga Zvicra, ku ai qendronte i varrosur apsi vdqi në ekzil në 1954. Putin më tej flitet se ka paguar për varrimin e tij nga kursimet e tij. në 2009 ai vuri vetë lule në varrin e tij.

    Injoranca është pushtet

    Fakti që Putin ka përqafuar metodat fashiste dhe mendimin fashist tejçon një mesazh tejet alarmant ndaj pjesës tjetër të botës. Fashizmi jeton përmes krijimit të armiqve. Ai e ka shndërruar Rusinë në viktimën e urtë që po vuan dhunën dhe urrejtjen e të tjerëve ndërsa justifikon ndjenjat e urrejtjes së rusëve ndaj armiqve të sajuar apo ato imagjinarë në shtëpi dhe jashtë.

    Dmitry Medvedev, ish presidenti dhe “modernizuesi”, ka postuar kohët e fundit diçka në rrjetet sociale “E urrej ta them. Ata janë bastardë dhe të degjeneruar. Ata na duan ne, pra Rusinë, e vdekur…Do bëj gjithçka që mundem që t’i zhduk!” ai nuk u përpoq të sqaronte se kë kishte në mendje. Por dhuna e Rusisë ka tre synime: Perëndimin liberal, Ukrainën dhe tradhtarët në shtëpi. Të gjithë ata duhet të kuptojnë se çfarë do të thotë fashizmi Rus.

    Putin prej kohësh ka kërkuar që të minojë demokracitë në Perëndim. Ai ka mbështetur partitë e ekstremit të djathtë në Europë, si Lëvizja Kombëtare në Francë, Fidesz në Hungari dhe Legën e Veriut në Itali. Ai ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA me shpresën që të ndihmonte Trump.

    Madje dhe sikur lufta të ndalojë në Ukrainë, fanatikët e Illyin në Kremlin nuk do të ndalojnë së lexuari dhe aplikuari tezat e tyre mbi demokracitë në Perëndim. Putin dhe njerëzit e tij do të bënin gjithçka në fuqinë e tyre për të luftuar liberalizmin dhe për të mbjeluur panik dhe ndarje. Për shekuj me radhë Rusia ka qenë pjesërisht në Europë, por Kirill Rogov, një analist politik, shkruan se kohët e fundit lufta në Ukrainë ka mundësuar Putinin që të ndajë lidhjet e Rusisë europiane me Europën. Për sa kohë që Putin qëndron në pushtet, Rusia ka ndërtuar një identitet dhe aleancë ,me Kinën, Iranin dhe vendet e tjera anti-liberale. Kjo do jetë, si përherë xhanëm, një betejë ideologjike.

    Parashikimi për Ukrainën duket edhe më i errët. Disa javë pasi nisi lufta Ria Novosti, agjencia shtetërore e lajmeve, publikoi një shkrim që quante përndjekjen “e komponentit etnik të vetë identifikimit mes njerëzve në një territor me rëndësi historike si Malorossia dhe Novorossia (Ukrainë dhe Bjellorusi) si të iniciuar nga Sovjetët”

    Ukraina, shprehet Putin, është burimi i virusit vrastare, shtëpia biologjike e financuar nga Amerikanët që aplikojnë testime të koronavirusit dhe kolerës “armë biologjike po krijohen shumë afër Rusisë” paralajmëroi ai.

    Në mediat shtetërore ruse, Ukrainasit thërriten “krimba”. Në një mbrëmje debati të këtyre ditëve Solovyov u tall “Kur një doktor heq krimbat nga macja, për doktorin është një operacion special, për krimbat është një luftë dhe për macen është pastrim” ndërkohë që Margarita Simonyan, shefja e RT, një media ndërkombëtare e kontrolluar nga qeveria ruse, u shpreh “Ukraina nuk mund të vazhdojë të ekzistojë.”

    Qëllimi i pushtimit nuk është thjesht kapja e territoreve por pastrimi i Ukrainës nga identetiteti i saj i veçantë, që kërcënon në fakt identitetin rus si një komb perandorak. Bashkë me forcat e saj ndëshkuese, Kremlini ka dërguar me qindra mësues për të ri edukuar fëmijët ukrainës në zonat e okupuara. Ajo e barazon Ukrainën e pavarur dhe sovrane me Nazizmin. Ose Ukraina do rreshtë së ekzistuari si një komb apo shtet apo Rusia vetë do të infektohet nga idea e emancipimit që do të shkatërrojë identitetin perandorak të saj.

    Parashikimi më i errët ama mbetet për Rusinë. Putin nuk ishte përgatitur për një luftë të tillë të gjatë dhe gërryese. Ai kishte imagjinuar se një goditje në Kiev mund ta conte regjimin e Ukrainës në dorëzim të plotë dhe do të mposhte Ukrainën përmes vullnetit të tij të hekurt. Deri më tani, Putin ka dështuar për të mposhtur Ukrainën. Por ai ka mundur që të mposhtë Rusinë.

    Njësoj si Stalin, Putin nuk i beson dhe i ka frikë bashkëkombasit e tij. ata duhet të kontrollohen, manipulohen dhe nëse është e nevojshme dhe të shtupen. Ai i përjashton ato nga vendimmarrja reale. Socilogu rus, Greg Yudin, shkruan se “ata kanë nevojë për një palë zgjedhje si ritual që të demonstrojë legjitimitetin e sunduesit, por për kohën tjetër ata duhet të jenë të padukshëm”. Yudis e quan këtë qëndrim “njerëzit në detyrë”

    Lufta ka ndryshuar gjithçka. Sikundër Hitler i tregoi Goebbelsit në pranverën e 1943 “lufta….na mundësoi ne zgjidhjen e një sërë problemesh që nuk mund të ishin zgjidhur ndryshe në një kohë paqeje”. Shumë shpejt Putin qe i aftë që të impononte de facto një sundim ushtarak dhe gjithashtu censurën. Ai bllokoi Facebook, Twitter dhe Instagram dhe gjithashtu çdo media të pavarur, duke izoluar vendin nga helmi i Perëndimit dhe duke ndjekur nga pas këdo që kundërshton luftën në vendin e tij. çdo deklaratë publike që sfidon Kremlinin dhe versionin e tij të ngjarjeve në Ukrainë ndëshkohet me 15 vjet heqje lirie.

    Gregory Asmolov, nga King College në Londër, argumenton se kjo politikë e re dhe realitet i ri ishte i pamendueshëm muaj më parë dhe se arritja më e madhe e Kremlin në këtë konflikt ka qenë pikërisht kjo. Lufta i ka dhënë shansin Putin që të transformojë Rusinë në një “shoqëri të shkëputur” siç e quan Asmolov. Ai shkruan se “Këto përpjekje drejtohen nga një nocion që është i pamundshëm të mbrohet apo të ketë një legjitimtet të brendshëm tek lidershipi i sotëm dhe që të mbajë pas vetes rusët.”

    Deri më tani Putin ka pasur si qëllim që të paralizojë shoqërinë Ruse më shumë se sa të mbledhë turma rreth tij. shfaqja e bashkimit dhe mobilizimit arrihet përmes mediave dhe televizionit në hapësirën informative që pastrohet nga zërat aternativë. Mes shikuesve të mediave shumica janë mbi 0 vjeç dhe më shumë se 80% mbështesin luftën. Mes 18-24 vjeçarëve, që marrin lajmet nga interneti është më paks e sa 50% kjo mbështetje. Kjo është arsye se përse përfaqësuesit simbolikë të operacionit “Z” nuk janë burra e gra që punojnë, por babushkat që kanë ende flamurin e kuq dhe nipërit.e tyre 8 vjeçarë. Ato janë shikuesit idealë të këtyre emisioneve që sajojnë komplote.

    Kombinimi i frikës dhe propagandës prodhon atë që Rogov e quan “konsensusi i imponuar”. Shteti publikon sondazhe që tregojnë se mazhoranca e rusëve mbështet “operacionin special ushtarak”. Arsyeja se përse njerëzit mbështesin Putin është se ata mendojnë se edhe të tjerët e mbështesin. Nevoja për të qenë në krahun e më të fortit është jetike. Madje dhe kur njerëzit kanë akses në informacion ata “thjesht e injorojnë apo racionalizojnë atë, vetëm për t’i ikur konceptit të shkatërrimit të vetes, kombit apo pushtet që ka krijuar propaganda brenda tyre” shkruan sociologia Elena Koneva.

    Makineria e fashizmit nuk punon në invers. Putin nuk mund ta kthejë kohën pas dhe të bazohet mbi autoritirianizmin. Ekspansioni është në natyrën e fashizmit. Ai do të kërkojë që të zgjerohet si gjeografikisht edhe në jetët personale të kujtdo. Ndërsa lufta vazhdon, viktimat rriten pyetja që shtrohet është nëse Putin mund të mobilizojë mazhorancën pasive apo nëse ato do të reagojnë ndaj tij. elita në Kremlin, ushtria dhe shërbimet sekrete do të vazhdojnë ta shohin me vëmendje këtë mazhorancë.

    Dy plus dy bëjnë katër

    Victor Klemperer, një gjerman hebre që luftoi në Luftën e parë dhe që i mbijetoi të dytës, shkruan se “Nazizmi e depërtoi trupin dhe gjakun e njerëzve përmes një fjale, idiome dhe strukture fjalie që u qe imponuar atyre nga përsëritja e disafishtë”. Libri i tij “Gjuha e Rahjut të Tretë” përshkruan se si parashtesa disasociouese në formë prefiksi ent – (de-) morri famë në Gjermani gjatë luftës.

    Ndërsa tanket Ruse u futën në Ukrainë në orët e para të 24 shkurtit, Putin nisi luftën kundër Ukrainës me të njëjtin prefiks mahnitës. Qëllimi, tha ai, qe denatsifikatsia (de-Nazifikimi) dhe demilitarizatsia (de-militarizimi). Ria Novostishtoi më tej se “De-Nazifikimi është i pashmangshëm dhe më tej De-Ukrainaizmi.”

    “Gjermania thuajse u shkatërrua nga Nazizmi: shkruan Klempere. :Qëllimi i shërimit të tij ishte sëmundja fatale që sot proklamohet si “de-nazifikim”. Unë shpresoj dhe në fakt besoj se kjo fjalë e frikshme do të zhduket dhe nuk do t’i jepet më shansi në histori të ekzistojë kjo pasi kjo fjalë e ka përmbushur detyrën e saj…Por kjo do dhe disa kohë të ndodhë, pasi nuk është vetëm aksioni nazist që duhet të shbëhet por gjithashtu dhe mënyra e të menduarit si nazist që ushqehet në terren. Duke nisur që nga gjuha e nazizmit.”

    Burimi: Economist

    Lajmi Paraprak

    Dodik: Serbia ka të drejtë të mbrojë sigurinë e serbëve në Kosovë

    Lajmi i rradhës

    Opozita nuk mund të funksionojë si orkestër e qeverisë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë