Reformat në media – tre hapa përpara, dy hapa mbrapa

    Në Raportin e “Metamorfozis” për reformat në sektorin e mediave me titullin “Reformat në gjysmë të rrugës – vullneti politik herë është, herë nuk është, në detaje u prezantuan problemet kryesore dhe çështjet kryesore që prekin mediat dhe punonjësit e mediave. Drejtori ekzekutiv i SHGM-së, Dragan Sekulovski dhe kryetarja e KEMM, Katerina Sinadinovska, pajtohen se mungojnë reformat sistematike që do të garantojnë hapësirë ​​të shëndetshme në të ardhmen për funksionimin e biznesit mediatik, shkruan Vërtetëmatësi.

    Në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë, në lidhje me sferën mediatike, është theksuar se në përgjithësi ka progres të kufizuar. U vunë në dukje edhe tensionet në rritje gjatë krizës me kovidin, si dhe u theksua se duhet të vazhdohet me përpjekjet për vetërregullim, gjë që do të pasohet me rezultate konkrete për përparimin në standardet profesionale të gazetarisë.

    “Duhet të sigurohet transparencë më e madhe në lidhje me reklamimin në media nga institucionet shtetërore dhe partitë politike. Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për të reformuar transmetuesin publik, duke siguruar pavarësinë dhe qëndrueshmërinë financiare të tij. Shërbimi i Transmetimit Publik ka miratuar një strategji zhvillimore pesëvjeçare, por procesi i reformës është penguar nga vonesat në emërimin e anëtarëve në bordin e tij dhe në këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Kriza e Covid-19 pati ndikim të fortë ekonomik në sektorin e medias, veçanërisht në aktorët rajonalë dhe lokalë. Mediat u përfshinë në paketën e ndihmës, por të drejtat e punës së gazetarëve ende duhet të zgjidhen”, thuhet mes tjerash në raportin e KE.

    Nga publikimi i Raportit të progresit të vendit ka kaluar kohë, por sa dhe a janë zgjidhur problemet?

    Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), thotë se zgjidhet janë identifikuar qartë, por ajo që mungon është kompromisi politik dhe vullneti politik.

    Foto: SHGM

    “Zgjidhjet janë identifikuar qartë dhe disa prej tyre nënkuptojnë buxhet të qëndrueshëm të shërbimit publik dhe rregullatorit të medias si dhe zbatimit të ligjit në pjesën e zgjedhjes së anëtarëve të organeve drejtuese të RTM-së dhe ASHMA-së, diçka për të cilën thjesht nuk ka kompromis politik, ndërsa kjo tregon se nuk ka vullnet politik për të zbatuar ndryshime reale sistematike në sektor. Gjithashtu, reklamimi politik me pagesë gjatë fushatave zgjedhore, veçanërisht kur nuk është i rregulluar në mediat online, krijon mundësi për keqpërdorim të parasë publike nga partitë dhe subjektet politike për t’i dhënë ryshfet medias në dëm të interesit publik. Përpjekjet shtesë për të kthyer fushatat jopopullore të qeverisë në mediat private që paguanin paratë e qytetarëve dhe shpërfillin kërkesat për debat publik mbi nevojën e një Fondi të medias së lirë për të mbështetur produktet gazetareske me interes publik, vetëm tregojnë se qeveria aktualisht nuk ka qasje të ndershme në krijimin e mekanizmat mbështetës në sektorin e mediave”, thotë Sekulovski për “Vërtetmatsin”.

    Sipas tij, strategjie për zhvillimin e sektorit mediatik në këtë fazë nuk është e nevojshme, sepse në këtë mënyrë, sipas shembullit të kolegëve në Serbi, mund të keqpërdoret procesi nga ana e Qeverisë dhe të përdoret si argument për anulim shtesë të proceseve aktuale siç janë miratimi i Kodit Penal dhe Ligjit për përgjegjësi civile për shpifje dhe ofendim, por edhe çështjet tjera aktuale në të cilat insiston bashkësia mediatike.Katarina Sinadinovska, kryetare e Bordit Drejtues të Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), thotë se zgjidhet aktuale ligjore që duhet ta përmirësojnë gjendjen në media, janë të pranishme vetëm në letër dhe kanë ngecur në Kuvend me arsyetimin se nuk ka pajtueshmëri nga të gjithë faktorët politikë për të shtyrë përpara, që praktikisht vetë tregon se ku janë në listë sipas prioritetit reformat mediatike.

    “Nëse kësaj i shtojmë gjendjen faktike me shërbimin kombëtar dhe faktin që qeveria nuk respekton ligjin e saj për financimin e RTVM-së, është e qartë se kjo strukturë politike nuk synon të ndërtojë shërbim publik profesional dhe cilësor. Mënyra se si derdhen fondet buxhetore në mediat private është sërish recetë e madhe për korrupsionin klasik dhe ndikimin në politikën editoriale si nga qeveria ashtu edhe nga partitë në përgjithësi. Vlerësimi i përgjithshëm është se pavarësisht përmirësimit të atmosferës së përgjithshme në hapësirën mediatike, për sa i përket lirisë së fjalës, nuk ka reforma sistematike që do të garantojnë hapësirë ​​të shëndetshme për funksionimin e ardhshëm të biznesit mediatik dhe gazetarisë si profesion mbi shtylla. të demokracisë dhe Kodit të gazetarëve”, thotë Sinadinovska.

    Raporti i Metamorfozis i zbuloi problemet reale në media

    Në Raportin e Metamorfozis për reformat në sektorin e medias, me titull: Reformat në gjysmë të rrugës – Vullneti politik herë është, herë nuk është, detajisht u preuantuan problemet kyç dhe çështjet kryesore që prekin median dhe punonjësit e medias. Ky raport ka trajtuar temat e varësisë së mediave nga paratë publike, subvencionet shtetërorevetërregullimireklamat me pagesë, shërbimi publik, ASHMA…. Raporti thekson se rreziku i ndikimit në politikën editoriale të medias është ende realitet, duke pasur parasysh fakti që legjislacioni zgjedhor i vitit 2018 parashikon që pasqyrimi mediatik i fushatave zgjedhore të partive të financohet nga Buxheti nëpërmjet vetë paraqitjes së mediave për ndjekjen e zgjedhjeve, ndërsa më pas vetë partitë nëpërmjet sistemit të tyre të preferencave, të përcaktojnë se në cilat mediume do t’i harxhojnë paratë. Më tej, konstatohet se nuk është zgjedhur as përbërja e re e Këshillit Programor të RTMV-së dhe as përbërja e re e Këshillit të Agjencisë për Media (ASHMA), ndonëse tentativat kanë vazhduar që nga viti 2018. Një strategji për zhvillimin e sektorit të medias në tërësi, në nivel shtetëror, ende nuk ekziston, thuhet në përmbledhjen e përgjithshme.

    Nga SHGM thonë se Raporti për monitorimin e procesit të integrimeve evropiane: reformat në sektorin mediatik të “Metamorfozis” në masë të madhe konfirmon të gjeturat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë të publikuara muajin e kaluar në Raportin vjetor për shkallën e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vitin 2021. Në këtë dokument, SHGM gjithashtu thekson se gjendja e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe zbatimi i legjislacionit ekzistues kombëtar lidhur me median varet nga vullneti politik dhe në vend është “Tre hapa përpara – dy hapa prapa”.

    “Pavarësisht përmirësimit të mjedisit në të cilin punojnë gazetarët, ku ka shembuj më pak të shpeshtë të presionit të drejtpërdrejtë në krahasim me disa vite më parë, problemet kryesore të përsëritura në këto dy dokumente janë në thelb mospërmbushja e detyrimeve për të krijuar një mjedis të favorshëm në të cilat gazetarët dhe mediat mund të punojnë. Këto detyra të qeverisë dhe të Kuvendit janë deklaruar pesë vjet më parë nga Grupi i ekspertëve të lartë për çështjet sistematike të sundimit të ligjit, i udhëhequr nga ish-komisioneri evropian Reinhard Priebe, e për të cilat rregullisht tregojnë organizatat vendore dhe ndërkombëtare në raportet dhe analizat e tyre”, thotë Sekulovski.

    Edhe Katarina Sinadinovska gjithashtu pajtohet se Raporti pasqyron gjendjen reale në media dhe jep pasqyrë të plotë të problemeve të gazetarisë profesionale në Maqedoni, por edhe të biznesit mediatik në tërësi.

    “Duke u fokusuar në problemet kyçe në ofrimin e informacionit cilësor për qytetarët dhe ndërtimin e një sistemi profesional mediatik, Raporti praktikisht ofron udhëzime se çfarë duhet bërë dhe çfarë reformash dhe lëvizjesh nevojiten. Vëmendja dhe ndarja e përgjegjësive që i ka komuniteti gazetaresk, qeveria nëpërmjet institucioneve të sistemit dhe vetë mediave, si kompani, është po aq e rëndësishme në arritjen e këtyre synimeve”, tha ajo.

    Sipas kësaj, do të nevojiten shumë më tepër përpjekje në sferën mediatike për zgjidhjen e problemeve të akumuluara, aq më tepër që në vitin e fundit është bërë shumë pak për të lëvizur gjërat – nga letra, në praktikë.

    Lajmi Paraprak

    Samiti i BE-së, Rama: Në fund do dëgjojmë një “Jo, më fal!” për hapjen e negociatave

    Lajmi i rradhës

    Dënime të ashpra nëse gjuani me armë zjarri nëpër dasma

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë