“BORGJEZI FISNIK” ERDHI NË TETOVË!

    Shkruan | Vebi Bexheti

    Pas një heshtjeje të gjatë të zërit artistik, mbëmë, më 16.06.2022, Teatri Tetovës e solli Gjeniun e dramaturgjisë botërore, komediografin, Zhan Baptist, Pukëlin, të njohur prej kohësh me emrin krijues, si Molieri. Veprat e tij dramaturgjike, edhe sot shkëlqejnë në teatrot botëror, me tërë humorin e këndshēm e unikal në jetën e artit skenik. Komeditë e Molierit, me sukses, i përballuan kohës, pa e humbur shijen dhe interesimin e publikut artdashës për asnjë moment. Të gjitha komeditë e Molierit godasin fenomenet negative të shoqërisë mbretërore franceze të epokës së Luigjit të katërmbëdhjetë.

    Komedia “Borgjezi fisnik”, është një ndër komeditë e Molierit, që thumbon me kritikën e mprehtë veset më negatie të individëve që lakmonin jetën e fisnikëve borgjezë, sjelljet e tyre, pamjen, dijen dhe mënyrën tjetërfare te jetesës. Nga shumë komeditë tjera të Molierit, regjisori Kushtrim Bekteshi e zgjodhi pikërisht këtë, duke e konsideruar sfidë më të madhe, i bindur se do ia dalë me sukses. Duke njohur aktorët, tani mē të afirmuar për vlerat e pakontestueshme, shkathtësitë dhe profesionalizmin, nuk pati dilema, nëse do dalë apo jo i suksesshëm në realizimin e këtij projekti. Ekipi i tij, jashta skenës, që gjithashtu e bënë punën e vet me përgjegjësi e profesionalizëm, gjithsesi ishin faktorë të rëndësishëm për suksesin e një komedie, siç ëdhtë “Borgjezi fisnik”, komedia që aështë shfaqur në skenat më të njohura të teatrove botëror.

    Regjisori Bekteshi, tani më i njohur dhe i afirmuar në profesionin e vet, duke e studiuar mirë këtē komedi, mesazhin që përjell ajo përmes personazhit qendror dhe një numri tē madh personazhësh tjerë, që e plotësojnë ngjarjen kryesore, përmes intrigash të ndryshme, para publikut tetovar, solli freskinë përmes humorit, kuptohet, edhe shoqërinë franceze të kohës, mbi bazën e së cilës u krijua kjo vepër.

    Ardhja e “Borgjezit fisnik” në skenën e Qendrës Kulturore të Tetovës, do dilte e zhveshur dhe e pakuptimtë, pa atmosferën e vendit prej nga vjen komedia, pa cilësinë muzikës klasike të zgjedhur nga Fatos Lumani, pa kostumet e shtresave dhe profesioneve të ndryshme të shoqërisë së kohës, të dizajnuara nga Emira Ymeri, dhe pa pamjen e mjedisit të thjeshtë skenik të skenografit Betim Zeqirit.

    Kjo logjistikë artistike gjithsesi nuk do kishte kupim pa ansamblin e madh të aktorëve, të Teatrit të Tetovës, që këtë komedi e sollën para spektatorēve, tetovarë, që e mbushën sallën e madhe plot e përplot, në mesin e të cilëve ishin edhe shumë mysafirë nga Teatri Shqiptar i Shkupit, aktorë të njohur, që një jetë të tërë e kaluan mbi dërrasat e skenës teatrore shqiptare.

    Zhurden, rolin e të cilit në mënyrë të mrekullueshme e luajti aktori, tani më ndër më të mëdhenjtë e skenës teatrore shqiptare, Muzafet Etemi, është strumbullari, rreth të cilit sillen ngjarjet epizotike, që e rrumbullakësojnë veprimin e njeriut naiv, që pretendon të ngjitet në rangun e fisnikëve. Lakminë për të qenë i tillë me çdo kusht, e shfrytëzojnë shumë personazhë të tjerë lajkatarë, që sillen rreth tij dhe familjes së tij, e që i shpërblen me para për miratimin e rrejshëm të tyre, për gjoja sukseset e arritura të tij në fusha të ndryshme të dies.

    Edhe aktorët tjerë, të afirmuar, e të përgatitur profesionalisht, me përvojë të madhe, në role kryesore të shumë shfaqjeve,si: Arsim Koleci, Elmir Fejzullai, Adrian Aziri Burhan Hamiti, etj.,shkëlqyen në çdo aspekt me lojën skenike dhe kostumet karakteristike, për botën franceze të kohës së Molierit. Katër aktoret: Almedina Ahmeti, Ajshe Useini Arta Zeneli dhe Linda Shabani, pa të cilat as që mund realizohej i kësaj shfaqe, i luajtën personazhet që në vazhdimësi ishin pjesë e intrigave që zhvilloheshin rreth ngjarjes kryesore.

    Meritë tē madhe në realizimin dhe rrumbullakësimin e narracionit komik, e herë- herë me tone satirike, gjithsesi kanë edhe aktorët: Arsim Fazlija, Shkumbin Zeqiri dhe Hasim Memishi. Instrumentalistët, që pashtu i dhanë shije shfaqes: Sara Sinani,Zulehan Sahiti, Hana Abdullai dhe Dorina Selmani, kanë meritë të posaçme në realizimin e pjesës muzikore, që shkëlqeu më zërin e mrekullueshēm të sopranes Besarta Murtezani, që ishte edhe “Qërshia mbi tortë”, e këtij spektakli skenik. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë vendimesh mori Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës?!

    Lajmi i rradhës

    Pija shëruese e tokës, hithra, mollë dhe spinaq

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë