Cilin ‘bajrak’ do ta marrë Bilall Kasami?

    Selim Ibraimi

    Kreu i L. Besa, Bilall Kasami nuk ka shumë kohë deri në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Ai duhet të ndërmarrë disa veprime. E para, është informimi i kryesisë, degëve dhe nëndegëve se marrëveshja me ASH-në do të jetë “gjithëpërfshirëse” dhe e dyta, ajo më e rëndësishmja është neutralizimi i zërave pro LSDM-së brenda Lëvizjes BESA që po tentojnë të bëjnë marrëveshje gjysmë zemre me ASH-AA.

    Edhe pse duket se në L. Besa çdo gjë shkon lehtë, Kasami në prapaskenë ka shumë vështirësi. Tre figura kryesore në parti që shfaqen si eksponentë të LSDM-së, kohë pas kohe kanë ndikuar që Kasami të marrë vendime të gabuara dhe po të njëjtat vendime kanë pasur ndikim në karrierën e tij.

    Kasami tani në rrethin e dytë duhet jo vetëm “Me zemër”, por duhet të jetë mjaft serioz dhe “Me ka krejt”. Nuk mund të rrëzohet BDI në në Tetovë, poqese pajtohen sipas logjikës së disave në parti që marrëveshja të jetë parciale. Kasami tani e ka momentin të marrë flamurin. Se cilin do ta marrë, do të duhet të presim.

    Lajmi Paraprak

    Aktori Baldwin pas të shtënave fatale: Më është këputur zemra

    Lajmi i rradhës

    Rrëfimi i babait që i shkoi djali në Siri: Ma kërkoi hallallin në telefon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë