E mjera Shqipëri, pa popull e rini!

    XHEVAT MUSTAFA 

    Mijëra të rinj serbë, prej 2 muajsh në protesta kundër qeverisjes së Aleksandar Vuçiç, bëjnë marshim në këmbë, rreth 105 km, nga Beogradi në Novi Sad. Në të kundërt, të rinjtë socialistorilindas shqiptarë bëjnë pëllëmbët dhe fytin me kallo për Edi Ramën në Kuvendin Kombëtar Rinor, organizuar në Tiranë më 1 shkurt 2025, në Pallatin e Kongreseve të Enverit e të Ramizit…! Për më tepër e më keq, pa menduar fare shqiptarisht, se ai është shkaktari, fajtori dhe përgjegjësi kryesor për e Shqipërisë nga ikja emigrantë në vende të Perëndimit, e rreth 1 milion banorëve, shumica bashkëmoshatarë të tyre! Pa i vrarë fare trutë apo mendjet për katandisjen e shumicës së shqiptarëve mbetur akoma në vend, prej 80 vitesh, në nivelet ndër më të ulëtat në botë të pagave, pensioneve, mirëqenies së përgjithshme, demokracisë, drejtësisë, shtetit ligjor e social funksional…!

    Apo se “idhulli” i tyre, Edi Rama, që pandeh se “kryeministër si ai më të mirë nuk ka bërë e nuk bën nëna”, jo për gabime nga diplomimi si piktor dhe nga mungesa e përvojës qeverisëse, sidomos në vitet e para në fronin kryeministror, mund të thuhet se ka hyrë në histori për “kryeveprën” e sjelljes së Shqipërisë, në fillimshkurt 2025 apo të lënies më 12 maj 2025, në vendet e paktë në botë pa popull, pa rini, pa pozitë, pa opozitë, pa sindikata, pa shoqëri civile, pa demokraci, pa drejtësi, pa mirëqenie…! Se po ai, domethënë Edi Rama, që ata e lumturuan me fjalime, lavdërime, deklarata dashurie e besnikërie, që e përmbytën me servilizëm të pështirë e me lëpirje ngjashëm me ato të maceve dhe koneve, është bashkëkryetari me Aleksandar Vuçiç i “Ballkanit të Hapur”!? Por, edhe Kryeministri i Shqipërisë, që ka bërë më tepër se paraardhësit e tij, të majtë e të djathtë, pazare me copa dhe interesa kombëtare shqiptare!

    Këta djem e vajza të Shqipërisë, si motër binjake me Serbinë, Rusinë, Bjellorusinë…, për nga realitetet dhe diktaturat, që flasin nëpër korridore fakultetesh, në lokale, veprimtari partiake e që lumturohen kur dalin në fotografi me Edi Ramën, ngjashëm si Fatmir Xhafa me Enver Hoxhën, janë vërtetë të rinj apo “bashkëmoshatarë” me kryetarin e zemrës e të votave?! Apo edhe me prindërit, bile edhe me gjyshërit e tyre? Ndryshe nga studentët serbë, këta enveristo-edramistë shqiptarë nuk shkojnë më këmbë për 1-3 km, as në fakultete e as në shtëpi, në tavolinat e ngrënies e në krevate! Por, plot prej tyre, as nëpër kafene, piceri, në lokale për qofte e sufllaqe, as nëpër klube drogimi, dehjeje dhe orgjish, as në sallone bukurie, zbukurimi, tjetërsimi; as në…WC”! Shumicës së këtyre, pjesa më e madhe, bija e bij politikanësh, pushtetarësh, oligarkësh, “investitorësh strategjikë” edramistë dhe frekuentues të shpeshtë nëpër klube nate, iu numërohen me gishtërinjtë e njërës dorë se sa herë kanë shkuar nëpër librari e biblioteka për të marrë libra nga letërsia artistike shqiptare e botërore! Dil Enver nga varri se këta të rinj e të reja nga dokumentet e identitetit, do të puthin duart e do të këndojnë këngë si gjyshet e gjyshërit, si nënat dhe etërit…!

    Skenari sorosiano-edramist është tejet i kuptueshëm: Shqipëria duhet të mbetet pa popull e pa rini, së pari nëpërmjet emigracionit masiv! Së dyti, nëpërmjet injektimit të edramizmit, një variant modern i enverizmit dhe antishqiptarizmit! Së treti, nëpërmjet shthurjes morale dhe shkatërrimit të sistemit arsimor e të edukimit, duke mos i mbyllur fort apo hiç fare dyert edhe biznesit masiv të notave, dëftesave, diplomave, masterave dhe doktoraturave, blerjes apo të plagjiaturave lehtësisht të vërtetueshme apo zbulueshme…! Së katërti, nëpërmjet shkatërrimit të familjes, nëpërmjet masivizimit të mungesës së dëshirës për krijimin dhe jetëgjatësinë e familjeve të reja! Por, edhe nëpërmjet liberalizimit ekstrem të raporteve si çift e të kultivimit të pabesisë dhe tradhtisë bashkëshortore, sidomos në zyra…! Edhe duke shitur dinjitet, personalitet, votë, nder… për një vend pune apo një karrige, nga e cila pikojnë apo rrjedhin ca përfitime, shumica të pista…! Fatmirësisht, përpara kemi 11 majin 2025, një shans të madh apo historik për të larguar Edi Ramën me shoqet e shokët e tij, partiakë, pushtetarë, oligarkë, “investitorë strategjikë”, bosë e kapo bandash…, nga qeverisja apo mbretërimi mbi 11-vjeçar në Shqipëri!

    Domethënë apo fare shqip: për të mos i lejuar të festojnë çmendurisht suksesin e plotë të skenarit ndërkombëtar dhe të misionit të tyre për ta bërë Shqipërinë ferr për shumicën e shqiptarëve dhe parajsë për enveristo-edramistët, për spiunët e thinjur dhe patronazhistët, plot prej tyre, stolisur sa vështirë kuptohen nga gjinia apo seksi; për sorosianë e ndraghetas; për bangladeshas e srilankas, për malajzianë dhe afganë, për sirianë dhe palestinezë, për afrikanë dhe latinoamerikanë…! Dil Enver nga varri, se do të zgurdullohen sytë e flakërohen nervat kur të shikosh se sa shumë të kanë lënë prapa për të këqija ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, Edi Rama me shoqe e shokë dhe me “banda”, me shumë flamurë e ngjyra, por njëra më e pashpirt se tjetra! Apo se çfarë gjëmash financiare, ekonomike, sociale, urbanistike, ambientaliste, shëndetësore i kanë bërë këtij vendi e populli “kapitalistët rilindas”, shumë internacionalistë e pak shqiptarë, me droga, me korrupsion, me kulla të larta, me komplekse vilash e pallatesh në zona turistike…

    Për më tepër, kur të bindesh se të gjitha këto vepra apo “mrekullira”, edhe pse shumica ndërtuar me para të pista e kriminale, edhe “nën hundën” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shtetit shqiptar e të ambasadorëve të SHBA-ve e të BE-së, i kanë në pronësi të tyre të përjetshme, individuale, familjare, klanore faktike e ligjore…! Nënkuptohet, pa frikën se mund të kujtohen prokurorë e gjyqtarë për t’iu kontrolluar për çdo metër e lek dhe për t’iu sekuestruar, duke i lënë “lakuriq” si i kanë bërë nënat, apo vetëm me kanotiere dhe brekë!? Sepse kanë si “aleat” apo “engjëll mbrojtës”, krahas atyre në qeveri e shtet, edhe kriminalitetin, sa nuk ndjehet i sigurt qytetari shqiptar as në mes të shesheve në qytet dhe as në shtëpinë e vet…! Dil Enver nga varri, që pas atyre që do të të shikojnë sytë, të kthehesh menjëherë e i lemerisur në ferr, me bindjen dhe vendimin për të mos shkelur më në këtë vend e tokë asnjëherë! Fundi i kësaj elegjie për të gjallë mund të ishte: 80 vjet apo një jetë nën diktatura, përmbytur nga të këqijat, padrejtësitë, mungesat, vuajtjet… Mund të kishin bërë njeri, edhe derr e ari në Shqipëri! Apo edhe plot majmunë, nëpër pyje, në Afrikë e Azi! /Panorama/

    Lajmi Paraprak

    “Puberteti i dytë” – Çfarë është dhe si ndikon në trupin tënd?

    Lajmi i rradhës

    Tragjeditë në trafik – Mickoski: duhet të gjendet zgjidhje sistematike

    Lajme tjera

    Jo progrom biznesit!

    Fatos Çoçoli E dimë të gjithë si qytetarë si kanë funksionuar deri tani sipërmarrjet shqiptare dhe sa defiçitar…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë