Flisni me fëmijët …

    Sumeja Hamzi
    Psikologe

    Ditëve te fundit, vetëvrasjet te të rinjtë në Maqedoninë e Veriut kanë sjellë shqetësim të thellë në shoqëri. Një nga faktorët kyç në parandalimin e këtij fenomeni është komunikimi i hapur për shëndetin mendor. Të rinjtë shpesh hezitojnë të flasin për problemet e tyre, veçanërisht me prindërit e tyre.

    Një bisedë e hapur dhe e ndershme me prindërit mund të jetë vendimtare për të zbuluar vështirësitë me të cilat përballen dhe për të marrë ndihmën e duhur në kohë. Familjet duhet të krijojnë një ambient ku ndjenjat dhe mendimet diskutohen lirshëm, pa gjykim, për të shmangur izolimin emocional të të rinjve.

    Rrjetet sociale luajnë një rol të madh në formësimin e mendimeve dhe sjelljeve të të rinjve. Shumë shpesh, ata ekspozohen ndaj modeleve të jetës që promovojnë standarde të pamundura. Influencerët e ndryshëm shpesh paraqesin një realitet të sajuar dhe të rinjtë, duke u përpjekur të imitojnë këtë jetë, përballen me zhgënjim kur kuptojnë se realiteti i tyre nuk përputhet. Kjo disonancë mund të ndikojë negativisht në vetëvlerësimin dhe mirëqenien mendore të tyre. Edukimi mbi përdorimin e ndërgjegjshëm të rrjeteve sociale është i rëndësishëm për t’i ndihmuar të rinjtë të kuptojnë dallimin midis realitetit dhe paraqitjes virtuale.

    Komunikimi me psikologët është një tjetër aspekt që duhet të promovohet. Të rinjtë duhet të inkurajohen të kërkojnë ndihmën e një profesionisti kur ndihen të mbingarkuar emocionalisht.

    Psikologët janë të trajnuar për të ndihmuar në menaxhimin e emocioneve dhe për të ofruar mbështetje në situata të vështira.

    Shkollat fillore dhe të mesme duhet të luajnë një rol më të madh në ofrimin e këshillimit psikologjik dhe në edukimin për shëndetin mendor. Por, a po bëjnë mjaftueshëm ato për t’i mbrojtur të rinjtë nga këto rreziqe? /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Filipçe: nga aeroplani shihet korrupsioni në ligjin për kredi nga Hungaria

    Lajmi i rradhës

    ShGM: pengimi i gazetarëve të kryejnë detyrën e tyre profesionale është i papranueshëm

    Lajme tjera

    Dumani Papers

    LUÇIANO BOÇI Vendimi i SPAK për dënimin e gazetarëve, qoftë dhe njërit prej tyre, që nxjerrin pjesë nga…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë