Edhe një shtator si ky!

    Safit Zeqiri

    Është e zakonshme të gjithë nxënësit të bëhen gati për zilen e parë të shtatorit, kush me fletore e laps, kush me çanta, ndërsa një numër i mirë i prindërve duke përgatitur fatosat për fillimin e udhëtimit për të marrë diturinë.

    Gjithashtu e zakontë edhe nga ana e mësimdhënësve të përgatitur për këtë fillim e sidomos ata të gjuhësh shqipe me temat për ushtrimet me shkrim “Ku i kaluat pushimet verore”, “Shtatori po na thërret”, “Zilja e parë” e të tjera.

    Qeveria e re në ditët e para solli edhe njoftime të reja për reformat në arsim dhe krijimin e një strategjie të re kombëtare për arsimin. Ndër masat e para ishte anulimi i pushimeve pranverore, kjo pak habiti nxënësit por edhe opinionin, minisistresha njoftoi se nga ky vit shkollor nuk do të ketë tekste për gjuhët e huaja dhe në gjuhët e komuniteteve. Kjo bëri të ditur se do të jenë online, ndërsa nga ana tjetër fëmijëve nuk u lejohet shfrytëzimi i tabletëve apo celularëve të menqur. Ose do ishte mirë për shkak të mungesës të jepet nga një “Tablet për çdo fëmijë”, pak a shumë të plotësohet strategjia e re kombëtare për arsim.

    Problemi po vazhdon me librat e ri për nxënësit e shkollave fillore, po edhe të mesme, sepse janë shunë të vjetra e nga ato që ngelën gjysmake tani më ato janë ca fleta që nuk mund të kuptohet se cilin libër po e fusin nxënësit në çantë. Problem tjetër është edhe ai i vozitjes së nxënësve që deri tani ishte pa pagesë, e këtij problemi i bashkangjitet edhe orari jo i rregullt i autobusëve që u krijua në kryeqytet nga ana e TP Shkup.

    E gjithë kjo dhe shumë “faj” kanë qeveritë e kaluara prej fillimin të mëvetësisë e deri tash, apo vetëm kur ajo qeveri nga pozita del në opozitë? Çështje konfuzioni për planet e të rinjëve tanë që duan të fillojnë diturinë nëpër shkollat ku përveç disa renovimeve nga bëmirës e dashamirë të arsimit, asgjë nuk po intervenohet në godinat e shkollave.

    Deri kur do të jetë gjëja e parë e një populli e fundit?

    Lajmi Paraprak

    VMRO-ja sërish nuk votoi për blerjen e autobusëve të rinj në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Gumëzhimë!

    Lajme tjera

    Shembulli maltez

    GENC POLLO  Sa më lart është konkluzioni i gjyqtarit maltez Francesco Depasquale në vitin 2023, i cili dha…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë