GËZUAR 7 MARSIN, TË GJITHË ATYRE QË E GJEJNË VETEN NË KËTË SHKRIM

    GËZUAR 7 MARSIN, TË GJITHË ATYRE QË E GJEJNË VETEN NË KËTË SHKRIM.
    GËZUAR 8 MARSIN, DITËN NDËRKOMBËTARE TË GRUAS


    Nagip Zendeli
    . . . . .
    E dashur pedagoge Emine Zendeli,

    Shpesh na rastis që disa njerëzve pavarësisht se çvend zënë në jetën tonë, miq, mësues, familjarë, pedagogë apo individë që fati dëshiron që të na gërshetohen rrugët, harrojmë ose sna jepet kurrë rasti e mundësia, që t`ju themi se sa shumë i respektojmë, dhe sa vlerësim dhe dashuri kemi për ata. Por njeriu duhet të jetë antikonformist, dhe madje duhet të ngulmojë që në një formë apo tjetrën të bëjë të aritshme tek ky person zërin e ndërgjegjes dhe mendjes së tij pavarësisht mënyrës.

    Ne po zgjedhim diçka simbolike, si dhe një dedikim për të ndarë ca fjalë të zemrës. Po ju drejtohemi jo me termin profesoreshë, pasi profesorë ka disa, madje shumë me vlera e pa vlera, por ju themi pedagoge, për vlerën e shtuar që bart ky term dhe për një lloj sofistikimi intelektual që i jep, që pa as më të voglin dyshim e meritoni.

    Ju për ne posaçërisht, por edhe për një elitë studentësh që arrijnë të bëjnë dallimin e të mirës nga e keqja, të bukurës nga e shëmtuara, vlerës nga antivlerës, keni qenë një ligjëruese dhe një pedagoge perfekte, që me butësinë dhe njohuritë e jashtëzakonshme që keni arritur të bartni tek ne, keni qenë pafundësisht frymëzuese. Pasi një pedagog që përpiqet të ligjeroj pa frymëzim të vazhdueshëm dhe dëshirë për dije dhe mësimnxënie tek ndëgjuesit e tij të përjavshëm, është i njëjtë si zejtari që tenton të përpunoj hekurin në të ftohtë, dhe pamundëson që të krijojë tek ata një ndjenjë respekti.

    Keni qenë për ne ai lloj i pedagoges që, sugjeron përpara se të dogmatizoj, dhe nxit tek studentët e saj dëshirën e secilit prej tyre për pak më shumë dije, për pak më shumë dritë.

    Me shembullin tuaj personal, gati të pavërejtshëm për syrin e çdo të pavëmendëshmi, dhe ndoshta edhe pa vetëdijen tuaj na keni kthyer besimin e humbur të shumkujt nga ne që i shihnim Universitetet të kthyera në streha varfënore të mjerimit akademik, dhe si rrjedhojë e këtij mjerimi dhe mediokriteti, dalin me qindra të rinj, që e mbarojnë formalisht universitetin, pa mbaruar praktikisht një cikël të besueshëm formimi universitar. Na kthyet besimin, se ndër profesorët vendas, nuk ka vetëm të tillë që na shpërlajnë trurin përmes tekstesh universitare me skarcitet dhe mungesë të lartë alarmante të profesionalizmit, si dhe ligjërues që arrijnë të përkthejnë tekste të këndshme për tu lexuar dhe studiuar pa gabime gramatikore me një gjuhë akademike dhe të kapshme dhe fund e krye adapte.

    Ne kemi ndjerë nga ju një formë respekti ndaj nesh dhe në përgjithësi figurës së studentit, pasi një gjë e tillë është premisa e vetme për reciprocitet dhe vetërespekt. Ndër bisedat tona të përditëshme na ka përcjellë jehona e konsideratës së lartë, pavarësisht rasteve të veçanta dhe sporadike të gabimeve teknike të vlerësimit, që kurrë nuk kanë ndikuar në ndryshimin dhe luhatjen e qëndrimit tonë.

    Na keni ndihmuar në rritjen tonë intelektuale, dhe na keni mësuar që të sfidojmë botën e zakonshme, të përditëshme, të sunduar nga e keqja, mashtrimi, dhuna e banaliteti. Ndoshta edhe nuk jeni në gjendje të kuptoni forcën e pozivitetit dhe fuqinë e dijes që keni dhuruar tek ne, dhe për stekën e lartë të ligjerimit, të cilën e keni ngritur aq lart, sa çdo kush tjetër që nuk ka seriozitetin e duhur dhe për më shumë pregatitjen e nevojshme para një auditori studentësh sqimëtar dhe vazhdimisht kërkues dhe të etur për njohuri, del inferior, për të mos thënë qesharak dhe banal.
    Rasti për këtë kujtim të një forme të veçantë është 7 Marsi, dita e mësuesit, si dhe 8 Marsi, dita e mospajtimit të grave anembanë botës, dhe luftës për të qenë të barabarta mes të barabartësh. Dhe përveç të tjerash për tìa uruar këtë festë jo vetëm pedagoges perfekte por edhe një gruaje dinjitoze. Urime 8 Marsi!

    Me dashuri, Pajtimi dhe Anita, Dibër, Studentë të fakultetit juridik të UEJL

    Nga arkiva e vitit 2012, për profesoreshën Emine Zendeli

    Lajmi Paraprak

    Për herë të parë në 30 vite, PD nuk merr asnjë votë në një qendër votimi

    Lajmi i rradhës

    Infermierëve të Spitalit të Tetovës nuk u vazhdohen kontratat

    Lajme tjera

    Shoqëria po zgjohet

    Blendi Kajsiu Reagimi i shoqërisë sh qiptare kundër abuzimit seksual të një vajze ishte një ngjarje e madhe.…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë