‘Joseph Goebbels’ është ende gjallë: ai jeton në Ballkan

    Durim Abdullahustudiues

    Serbia e Aleksandar Vuçiqit duhet të denoncohet çdo ditë si trashëgimtare e atij lloj fashizmi autentik serb, që shkaktoi rreth 150 000 viktima në ish-Jugosllavi gjatë viteve të 1990-ta.

    Politikanët, artistët dhe intelektualët shqiptarë, duhet të flasin, të shkruajnë dhe të kultivojnë në diskursin publik botëror, një narracion akuzues, shpjegues, sensibilizues dhe alarmues për faktin që në Ballkan ka jo thjesht një qeveri, por një shtet me histori shtresash kriminale që pret rastin t’i përsëris politikat e “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviqit.

    Kjo meqë ministri i propagandës i Millosheviqit, Aleksandar Vuçiq, që kishte paralajmëruar publikisht edhe masakrën gjenocidale të Srebrenicës, tani po paralajmëron rikthimin (lexo: pushtimin) e ushtrisë serbe në Kosovë.

    Vuçiq nuk është vetëm miku por edhe kopja e Putinit në Ballkan. Shihni ç’bën Putini në Ukrainë për ta kuptuar ç’bën Vuçiqi në Ballkan. Një konflikt i armatosur në veri të Kosovës, mund të jetë lajmi i orëve ose ditëve në vijim. Në këtë situatë të gjithë shqiptarët duhet të rreshtohen bashkë me pjesëtarët e institucioneve të sigurisë së Kosovës.

    Liria, është kushti bazik i jetëve njerëzore, andaj ruajta e saj nuk mund të diskutohet në asnjë rrafsh a situatë në një shoqëri që i rrezikohet liria. Përballë rrezikut të Serbisë së Vuçiqit, nuk ka përkatësi partiake as dallime politike që mund ta justifikojnë çfarëdo diskursi publik, që vë në pikëpyetje gatishmërinë dhe kapacitetet e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta ruajtur sovranitetin e shtetit dhe mbrojtur jetën e qytetarëve të saj.

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Gjystina, njëra prej trimëreshave të fundit të Shqipërisë!

    Lajmi i rradhës

    Çfarë do të thotë për ne dhe planetin, një popullsi prej 8 miliardë banorësh?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë