Ku dështuan politikisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut?

    DËSHTIM ME MARRËVESHJEN E OHRIT

    • Marrëveshja e Ohrit u arrit me luftë, me gjak, por ajo dështoi në paqë.
    • Dështoi sepse ata të cilët duhej të implementonin këtë marrëveshje u verbuan nga luksi, fama dhe eurot, që ua ofroi pushteti.
    • Politikanët shqiptarë në fillim nxituan të shpallin marrëveshjen të zbehtë, mandej të vdekur dhe dikujt iu kujtua pas 20 vitesh ta shpallë të ringjallur…Megjithatë ajo asnjëherë nuk u implementua dhe barazia qytetare nuk u arrit.
    • Kjo marrëveshje duhej të ishte baza për një fillim të ri, por ajo u la pasdore nga vet politikanët shqiptarë.

      DËSHTIM ME REGJISTRIMIN E POPULLSISË DHE SHTETËSINË
    • Që nga regjistrimi i manipuluar në vitin 2002, faktori politik shqiptar dështoi gjatë këtyre 20 vitesh të bëjë regjistrimin real të popullsisë. Sigurisht pala tjetër dëshiron që regjistrimi të bëhet pasi të shpërngulet popullata shqiptare!
    • Falë vendosmërisë së opozitës vitin që lam pas u miratua ligji për shtetësi, megjithatë partia në pushtet vazhdon të tolerojë që MPB të bëj lëvizjet e saj, që ky ligj të dështojë në praktikë.

      DËSHTIM NË ARSIM DHE KULTURË
    • Ne të gjithë e dimë që baza për një shoqëri të fortë është arsimi dhe kultura. Qytetet shqiptare p.sh. Tetova me 7 shkolla të mesme dhe dy universitete dhe me mbi 80% të nxënësve shqiptarë nuk arriti as emërtimet e shkollave t’i bëjë në gjuhën shqipe. Mos të flasim për cilësinë e arsimit!
    • Politkanët shqiptarë u përçanë rreth dy universiteteve dhe më në fund ia dolën të themelojnë dy universitete me arsim dobët (p.sh. UT renditet në vendin 8349, diku kah fundi, sipas një vlerësimi ndërkombtar)
    • Qyteti i Tetovës që 8 vite e ka filluar ndërtimin e qendrës së kulturës. Politikanët tanë nuk janë në gjendje as objektin të ndërtojnë për gjithë këto vite, por për funksionimin e tij të plotë do na duhne edhe dekada!
    • Vendbanimet shqiptare nuk kanë arsim cilësor, nuk kanë as kinema, as aktivitete kulturore… me përjashtim të individëve që mundohen të paktën të organizojnë një panair libri…

      DËSHTIM NË EKONOMI DHE INVESTIMET KAPITALE
    • Premtime boshe para elektorale për zonat e lira ekonomike të cilat mbetën vetëm në letër.
    • Ndërtimin e ndonjë trotuari, një sallë sporti e paraqesin para popullatës si investim të madh kapital
    • Industria është 100% te maqedonët
    • Sistemi bankar 100% te maqedonët
    • Investimet e mirëfillta kapitale 100% në Shkup ose pjesën lindore

    DËSHTIM NË SHËNDETËSI

    • Një popull jo i shëndoshë asnjëherë nuk do mund të përparojë!
    • Spitalet në vendbanimet shqiptare janë kthyer në kasaphane dhe askush nuk merr përgjegjësi
    • Digjet populli për s’gjalli në spital dhe politika shqiptare as edhe dorëheqjen morale nuk e pranon

      DËSHTIM NË PLATFORMAT POLITIKE PËR TË QEVERISUR MIRË
    • Politika shqiptare asnjëherë nuk ka hyrë në ndonjë qeveri me një platformë kombëtare
    • Politikani shqiptar e ka gojën plot eurointegrime, a në fakt mendjen e ka te €URO intrigat e tij.
    • Para elektoratit shqiptar premtohet kryeministri shqiptar, kurse mbas perdes marrëveshja me palën maqedone është për 90 ditët e fundit të qeverisjes, kur dihet se në Maqedoni asnjë qeveri nuk e ka çuar mandatin e saj deri në fund!
    • Asnjë platformë ekonomike kombëtare
      Asnjë Masterplan për vendbanimet shqiptare
    • Në anën tjetër premtime për eurointegrime, për korridorin 8 dhe Open Balkan!!
      Mirë e keni ju dhe vazhdoni t’ua shpërlani trurin popullit, por një ditë edhe ato nuk do i keni, se do ikin të gjithë!!!!

      Nazim TAIPI u diplomua në Universitetin e Friburg-ut në Zvicër. Studioi Media dhe Komunikim, si dhe Administrim Biznesi dhe Ekonomi. Ai drejtoi shoqatën humanitare të emigrantëve “Tearca” në Zvicër dhe ende është i përfshirë në bordin e saj drejtues. Taipi është i vetëpunësuar dhe punëson dhjetëra njerëz në Zvicër dhe Maqedoninë e Veriut. Ai është aktiv në fushën e sigurisë, ndërtimit dhe sportit. Megjithatë, biznesi i tij kryesor është konsulenca korporative dhe financiare. Së fundmi kandidoi në zgjedhjet lokale për komunën e Tearcës nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.
    Lajmi Paraprak

    Nagavci u kërkon drejtorive të arsimit punësimin e 100 asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuara

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që nxisin metabolizmin dhe uljen në peshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë