Legjitimiteti është drejtësi

    Justinian Topulli

    Drejtësia është themeli i mbarëvajtjes së çdo gjëje në jetë, duke nisur që nga jeta e individit, familjes, institucioneve dhe shteteve. Pa drejtësi, nuk mund të ketë as dashamirësi dhe as mirëkuptim, as tolerancë dhe as mëshirë, sepse drejtësia është domosdoshmëri, është e para e të parave. Nëse marrëdhëniet ndër njerëzore dhe institucionet nuk do të kishin primare drejtësinë, atëherë në themel të tyre do të kishin padrejtësinë, dhe toleranca e mëshira ndaj saj, është një tjetër padrejtësi, është shkelje e besës, thyerje e amanetit që njerëzit i kanë dhënë Zotit.

    Të mëshirosh dhe tolerosh të padrejtin është kriminale. Bota mund të mbahet në këmbë vetëm me anë të drejtësisë, nëse ajo humbet, atëherë fundi i saj është afër. Dhe drejtësia e një institucioni nis me legjitimitetin e tij. Kush shkel legjitimitetin, ka shkelur në themel të drejtësisë së një institucioni. Si mund të jetë i drejtë dhe të vendosë drejtësinë brenda një institucioni, dikush që e nis, e vazhdon dhe e mban atë institucion me metoda ilegjitime?!

    Profeti i Allahut ka thënë: “Kur të humbasë amaneti (besa), atëherë prite Kiametin.” Dhe kur u pyet për të, ai tha: “Kur të vendosen çështjet në duart e atyre që nuk iu takon, atëherë prite Kiametin.” Në këtë hadith, Profeti (alejhi salatu ue selam) e ka vënë theksin, si humbës të amanetit, tek ata që janë përgjegjës për ardhjen në krye të atij që nuk e meriton, dhe kjo përfshin rastin kur zgjedhja e tij bëhet në mënyrë legjitime, kështu që është afërmendsh që ilegjitimiteti dhe zgjedhja përmes manipulimit, është thyerje shumë herë më e rëndë e amanetit, sepse është kryekëput mashtrim dhe padrejtësi.

    Kështu që drejtuesit gylenistë të KMSH-së dhe vartësit e tyre, para se t’i japin këshilla xhematit për t’u ruajtur nga fitnet, dhe të mbulojnë gabimet e njëri-tjetrit, duhet t’ia nisin nga zullumi i tyre madhor i ardhjes dhe mbajtjes peng të KMSH-së në mënyrë ilegjitime. Të vendosin në radhë të parë drejtësinë e munguar në vend, pastaj kanë moral të flasin për mëshirën, tolerancën dhe dashamirësinë, sepse kush i vendos këta elementë si më të rëndësishëm, para drejtësisë në marrëdhëniet mes njerëzve dhe në themel të një institucioni, ai ose është i paditur dhe duhet mësojë fenë siç duhet, ose është mashtrues dhe makiavelist i paskrupullt. Kështu që t’i lënë përshpirtjet dhe lëkurën e deles, me të cilën mbulojnë ujkun e tyre, t’i lënë hilet, të mos luajnë me fjalë dhe të mos shtiren më si viktima, por të pranojnë realitetin e ilegjitimitetit dhe zullumit të tyre, sepse në mos në këtë botë, një ditë të gjithë do të japin llogari para Zotit për zullumet e tyre dhe jo të të tjerëve.

    Lajmi Paraprak

    Sally Rooney: Mbi shkrimtarët dhe publicitetin

    Lajmi i rradhës

    Dimovski: Paga minimale duhet të rritet në 18 mijë denarë dhe nuk shoh arsye që kjo të mos pranohet

    Lajme tjera

    Po na vret luksi

    Përparim Kabo Po, po, luksi që po na vret. Shoh në rrugë të rinj me makina super luksoze,…
    Më tepër

    Lufta në PD mbaroi

    BLENDI KAJSIU Kuvendi i 18 dhjetorit dhe protesta e fundit e organizuar nga Berisha kundër nismës Open Ballkan…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë