Drejtoi gishtin e vetëm tregues, pingul, në shenjë të Krijuesit të Madhërishëm dhe u drejtua me fjalën “selam”. Ishte e trishtushme, zërat përhapeshin si era, Istanbulli, kryeqyteti i sulltanit, do të shkatërrohej. Andaj, të vendosur, sikur në gjumë të thellë pa ëndrra, padishahut i ofruan zgjidhjen, atë që brohëritën të gjithë “Muhafiz (mbrojtësi)”.
Faton Aliu
Kur jelldërëmi, Sulltan Mehmet Fatihu pushtoi Konstandinopojën, ishte në dijeni për Shtatë të Pavdekshmit. Me urdhër të prerë prej një sulltani, bedel e akinxhi, bylykbash e çaush, bejlerë e pashallarë, vezir e bashibozuk, dhanë betimin trimëror, të mledhur në një dhomë, të ulur në kanape të gjata e të gjëra, me susta a me sfungjer, të veshur si kolltuk dhe njëri, me mustaqe eme çallmën që shkëlqente, në të djathtën mbante defterin. Efendiu i fundit, ndër të shumtit që u mlodhën solli diçka, e mbuluar me marhamën e bardhë, qosheve ca tetëkëndësha të rregulltë të qëndisura.
Brenda e jashtë, bie në sy prezenca e martallozëve, që ruanin qëtësinë, apo me thënë heshtjen në qetësi. Rruga e Artë, e shtruar me kalldërëm prej mermeri, ngjason si ato kockat e boshtit, kur kërrcëllon e para, ndjehen me radhë deri te e fundit. Sa më shumë që afrohej, hija rritej, vërtet u rrit shumë. Padishahu u afrua pranë kapisë së Divanit, ku e pritnin oxhakëria. Dy nizamët, rrojet te dera, me parzmore prej çeliku, u përkulën, sikur ato artistët jo aq të guximshëm, në fund të shfaqjes dhe përballë nuk kanë fytyrat lozonjare të fëmijëve, por kryegjahëtarin e Konstandinopojës, Fatih-un. Paksa i inatosur, pa dhëmbje e plotë mllef, hapi portën, në të ndodhej “shoqëria e fituesit që merr gjithçka”.
Drejtoi gishtin e vetëm tregues, pingul, në shenjë të Krijuesit të Madhërishëm dhe u drejtua me fjalën “selam”. Ishte e trishtushme, zërat përhapeshin si era, Istanbulli, kryeqyteti i sulltanit, do të shkatërrohej. Andaj, të vendosur, sikur në gjumë të thellë pa ëndrra, padishahut i ofruan zgjidhjen, atë që brohëritën të gjithë “ Muhafiz (mbrojtësi) ”.Dhe një nga një u shquan sadikët (besnikët). Njëri dorëzoi kamën e veçantë, tjetri bluzën hajmali dhe i fundit unazën në krye me xhevahirin. Muhafizi u zgjodh prej komandës së akinxhive, me kamën që vret të pavdekshmit, bluza është mburojë e qëndisur, e shkruar me lutje hyjnore, e nisur me të përsosurën Al ‘ Fatiha, që as shigjeta e vezirit vrasës nuk e shpon dhe guri xhevahir, në unazë, shkëlqen sa herë që afrohesh me të Pavdekshmit. Nata qe e gjatë, shekullore. Hëna e përgjakur, sikur shkëlqente në dobi të qafirëve, ngase edhe vetë bashibuzukët, sidomos jeniçerët, nën ndikimin e magjisë së opiumit belbzonin gjuhën dhe hundët e mbushura me kristalet e pluhurit të bardhë, bënin të rrallë frymëmarrjen.
Tragjeditë pasuan njëra-tjetrën, por osmanët nuk patën qytetin për vete. I thjeshti nga mendja e pastër, ndjehej i madh dhe i madhi nga mendja e pistë ndjehej i shtypur prej të keqës së kompleksitetit të vetë. Azia dhe Europa qenë lidhur fortë, ishin bërë të pavdekshëm, saherë frynë flladi pranë dritares së Topkapi-së, aq herë i ligësht e i trishtë zgjohej sulltani, me meselen, vallë erdhi i pavdekshmi.
Ky i fundit qëndron si lajtmotiv në hartimin e epistulës për një mori arsyesh, që fillojnë nga turkofilia gjarpëruese në territoret arbërore dhe zgjaten deri te mungesa e një autoriteti perandorak në Perëndim, në rastin e një konvertimi të mundshëm, të mund të kulmonte autoriteti sakral i Selisë së Shenjtë.
Të drejtat e shkrimit i ka Nistori.com dhe autori!