Një vërejtje teologjike për organizatorët e “Tubimit për Mbrojtjen e Familjes”

    Besnik Sinani
    Studiues

    Sllogani në këtë tubim: “Zot, Familje, Komb, Atdhe” çfarë kërkon të thotë? Dekada më parë, kur mbretëri si ajo sauditja apo edhe Maroku filluan të vendosin nëpër qendra urbane pankarta me slloganin “Zoti, Kombi, Mbreti”, shumë figura fetare (por jo vetëm) e kritikuan si deklarimin e një trinie. Zoti monoteist nuk qëndron në një triumvirat me asnjë entitet tjetër, qoftë ky komb, familje, apo çfarëdo.

    E kam parë edhe në transplantimin në Shqipëri të ideve të djathta me orgjinë nga ShBA, të cilat shpesh gjykohen se janë ideologjikisht afër nocioneve islame të vlerave, ku e djathta artikulohet si e ngritur mbi besimin te Zoti, mbrojtja e vlerave të familjes, dhe ekonomia e lirë. Fakti që protestantët, të cilët i artikulojnë këto ide, në fakt kanë kuptime të ‘vlerave të familjes’ që shpesh nuk përputhen me kuptim islam të vlerave të familjes ose nuk studiohet, ose në mënyre konviniente nuk adresohet. Por duke e lënë mënjanë këte gjë, vetë vendosja e Zotit në triumvirat, ku Zoti paraqitet si një prej të treve, është teologjikisht problematike.

    Në teologjinë islame, gjë që do ishte shpresuar që hoxhallarët që marin pjesë në të tilla tubime do kishin sqaruar, asgjë perveç Zotit nuk ka shenjtëri të vetvetishme. Zoti është i Shenjti – Kudus – dhe çdo njeri, çdo vend, çdo ditë e shënuar, etj, etj, etj, që mbart shenjtëri e ka këtë shenjtëri të derivuar prej Zotit.

    Që të jem i qartë, nuk po bëj asnjë akuzë teologjike për organizatorët apo për aktivistët qe u morën me pankartat. Në ka përgjegjësi, kjo gjendet te hoxhallaret që do duhej t’u kishte vrarë veshin. Por do shpresoja që kjo gjë të adresohej, dhe te mendohej se çfare kuptimi kanë slloganet që perdoren, nga vinë ato, çfarë ideshë tejçojnë dhe të ketë një dozë skepticizmi kritik dhe selektiv përpara se të përqafohen në tërësi.

    Lajmi Paraprak

    Italia premton 35 milionë euro ndihmë për palestinezët

    Lajmi i rradhës

    Pse qytetarët e Malit të Zi zgjedhin aeroportin “Nënë Tereza”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë