“Për ta gjetur veten, mendoni për vetveten”

    Belkis Latifi

    Sokrati flet mbi “Teleologjinë e gjërave”, sipas së cilës, çdo send, çdo trup e ka një orientim të caktuar dhe një pikë ku duhet të arrijë. Sipas tij, por dhe sipas Aristotelit, ajo pikë është lumturia! Wow, lumturia?! Po a s’i interferohen që të gjithë asaj? Kush e gjeti deri më tani? Fillimisht, e gjeti ndokush?! Është abstrakte! Po unë, jam i tillë?!

    Ndryshe; a jam i përmbushur? Çfarë dhe pse më përmbush mua? Nëse nuk jam i përmbushur, ç’më mungon dhe pse?

    Mos duhet të isha në kërkim të perspektivës?! Ndoshta, mos duhet që të ridefinoj dhe riformuloj vizionin tim jetësor nga një dimension dhe dritare tjetër? Cila dritare është ajo, e cila më revolucionalizon pikëpamjen?

    Në kërkim të perspektivës…

    Sokrati thoshte: “Përkujdesu për shpirtin tënd” siç edhe thoshte: “Për ta gjetur veten, mendoni për vetveten”

    Mos duhet t’i flas vetes dhe ta pyes; ç’kërkon e ç’nevojë ka? Por, do më duhej që t’ia jap një përgjigje sublime. Një përgjigje koncize, konkrete, të përhershme. Përgjigje që do të vlejë çdoherë. Përgjithmonë. Në të kundërtën, mund t’a shërbejë vetëm me opium që e minimalizon dhimbjen, e ndoshta e heq në tërësi për ca momente të caktuara, por ngelë prezente sëmundja!

    Ne mund t’a dijmë kush jemi, atëherë kur e dijmë se kush nuk jemi. Ne e dijmë se çfarë bëjmë, atëherë kur e dijmë se çfarë nuk bëjmë! Në kërkim të perspektivës…

    Laozi thotë: “Kush kupton të tjerët është intelegjent, kush kupton vetveten është i ndritur.”

    Por unë, e njoh dhe kuptoj vetveten? Takoj shumë miq e familjarë. Por, e takoj vetveten?!

    Përse, ajo nuk ka përkushtimin e duhur?

    Përse ditët e mia që nga mëngjesi i hershëm, janë monoton? Përse jam i bezdisur? Çfarë kërkoj?!

    Kush jam dhe çfarë dua? Pse dua?

    Përse, inspirimi im për të bërë të mirën, të duhurën, relevanten, të jetë në shkallë më të ulët se inspirimi i të ligut për të bërë të keqen?

    Dekarti tha: “Unë mendoj, pra ekzistoj”

    Shtrohet pyetja: Për se dhe rreth çfarë mendoj unë? Apo dhe, për se dhe rreth çfarë do duhej të kisha menduar unë?

    Gëte tha: “Kur nuk zotërojmë me vetveten, na mungon çdo gjë!”

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Çanta e shkollës së Sarës 8 vjeçare u bë pjesë e bagazhit në autobusin nga Shkupi drejt Italisë

    Lajmi i rradhës

    Vendimi për Mijallkovin vjen kur RMV po përballet me kritika të shumta për punën e gjyqësorit dhe korrupsionin

    Lajme tjera

    Modelet që ka rinia

    IGLI TOLA Një model pozitiv/rol-model shërben si një shembull frymëzues, kryesisht për të rinjtë (që janë në kushtet…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë