Po diskriminohemi

    Lirim Shala

    Që kur RMV është duke u qeverisur nga koalicioni OBRM – VLEN, është rikthyer diskriminimi. Ne, shqiptarët në RMV po diferencohemi e nënçmohemi vazhdimisht. Po përballemi me mosrespektimin institucional të gjuhës sonë, nuk na jepen rrogat, por edhe nuk punësohemi ose ngritemi në detyrë.

    Fronti Europian ka reaguar vazhdimisht për këto zhvillime institucionale, ndërkaq VLEN është kundërpërgjigjur. Njëra thotë që po diskriminohemi, e tjetra thotë që po ngritemi në detyra.

    Situata aktuale shpërfaq mangësitë institucionale të trashëguara nga qeverisja e BDI, por edhe moszotësinë institucionale të qeverisjes aktuale të VLEN.

    Mes pozitës dhe opozitës shqiptare ka filluar gara e madhe e patriotizmit, gara e madhe se cili është më “Skënderbe” se tjetri, cili është më shqiptar se tjetri, e cili mbron më tepër shqiptarët se tjetri.

    Rezultati hedh për tokë të dyja palët, ndërkaq e pëson populli.

    Në këtë vit të parë të qeverisjes OBRM – VLEN, vetën një gjë ka ndodhur në dobi tonën së shqiptarë – shfuqizimi i ndarjes së popullsisë në rezindentë dhe jorezidentë, ndarje që i hap rrugën pasivizimit të adresave, që në këtë rast humbim ne.

    Në këtë katandi që ndodhemi në RMV, mungesa e shtresës së mirëfilltë intelektuale e cila s’duket gjëkundi, ka heshtur, ka futur kokën në dhe si struci, na zhyt edhe më tepër në krizë politike.

    Kjo ‘status quo’ duhet të marrë fund. Nevojitet mençuri, maturi, reagim e veprim.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Mendi Qyra, zyrtarisht kandidat i pavarur për Komunën e Strugës

    Lajmi i rradhës

    Shqipja reduktohet në përdorim gjysmëzyrtar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë