Procesi i decentralizimit qëllimisht sfidohet nga pushteti qendror për të pasur kontroll absolut në atë vendor

    Haqim Ramadani

    Edhe pse ndarja teritoriale ishte një nga pikat kryesore të marveshjes së Ohrit, fatkeqësisht e njëjta po penalizohet nga pushteti qëndrorë.

    “Nga viti 2005 e këndej dita ditës po bindem edhe më shumë se pushteti qendror janë të prira që të decentralizojnë problemet, të decentralizojnë kompetencat, por jo të decentralizojnë edhe financat”.
    “Në fakt, kemi një dekoncentrim të kompetencave po edhe të të gjitha sferave që janë problematike, por nuk kemi decentralizim fiskal siç duhet. Maqedonia mbetet një nga shtetet më të centralizuara në regjion. Do të thotë është shteti më i centralizuar.

    Financat janë parakusht për realizimin e kompetencave, në përgjithësi dhe pikërisht mungesa e financave e bën të varur pushtetin vendor nga ai qendror.

    Decentralizimi sfidohet nga pushteti për një arsye të vetme – që drejtuesit komunalë, veçanërisht ata shqiptarë, mos kenë pushtet në komunat që i drejtojnë, por të njëjtit të kontrollohen nga Qeveria përmes kompetencave të cunguara.

    “Sipas meje edhe decentralizimi këtu në Maqedoni, ngec apo zvarritet si pasojë e komunave shqiptare. Pra, mendoj se pikërisht për shkak të komunave shqiptare, nuk ka një decentralizim të mirëfilltë në Maqedoni, i cili do të realizohej shpejt sipas dinamikës së paraparë gjatë miratimit të Ligjit të 2005-s, për ndarje territoriale, ngase me forcimin e komunave, në njëfarë mënyre ata do të ishin shtet në shtet”.

    “Në atë rast, ne nuk do të kemi nevojë të lusim dikë për realizimin e aspiratave tona për realizimin e kërkesave tona, mendoj si shqiptarë, për të përmirësuar standardin jetësor, për investimet që mund të vijnë këtu kur kemi parasysh se kemi një potencial shumë të fuqishëm në diasporë, po edhe brenda shtetit”.

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Është dezinformatë se shqiptarët hynë në Preambulë me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës

    Lajmi i rradhës

    Rritet fluksi i të prekurve me kollën e keqe, në Kozle shtrohen vetëm më të rrezikuarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë