Puna “mall”, çmimi i punës dhe paga mbi bazën e “nivelit jetësor” ulin emigracionin

    PROF. ASS. DR. ILJAS MEHMETI- BLERINA QOSE

    Mendimi ekonomik në analizën korrelative të situatës, ku vendit po i ikën rreth 50 % e popullsisë, rreth 65 % të moshave 18-55 vjeç forca më aktive e punës argumenton se Shqipëria ka mundësi të frenojë emigracionin, duke rivlerësuar punën dhe duke kthyer sytë nga prodhimi vendas, se këto janë themeli i jetës së njerëzimit.

    Ekonomia në Makro përcakton Nivelin Jetësor ose Sindikalist, mandej përcakton pagat mbi bazën e “Çmimit të Punës” sipas produktivitetit, duke pasur vullnet politik sipas votës qeverisëse për periudhën menaxhuese të marrë. Njerëzit në fshat ose qytet, në mal ose fushë, te privati ose në shtet, kur nuk marrin atë që meritojnë sipas punës dhe kualifikimit për njësinë e kohës, për jetesën e qetë me djersë, kërkojnë zgjidhje me tërë hapësirat.

    Në 32 vitet e demokracisë te ne, reforma e vlerës së punës nuk është bërë dhe as studiuar e plotë, edhe pse është një nga kategoritë me të ndjeshme ekonomike të jetës së një populli, nga e cila varet produktiviteti, informaliteti, korrupsioni. Është ajo që i bën njerëzit të ndihen me dinjitet ose të pavlerësuar në vendin e tyre, ndaj duhet vëmendja që i takon prej menaxhimit qeverisës të çdo niveli. Mendoj se ende vendi është në limitet e veprimit për vlerësimin e krahut të punës, që krijon produktet dhe të mirat jetësore. Nëse pronarët privatë ose të punësuarit në sektorin shtetëror nuk e ka kuptuar, njerëzit në vështirësi jetës i japin vetë zgjidhje situatës.

    Me “një pasaportë, me pak valutë, me një biletë mbyllin sytë” dhe kërkojnë, si amerikanët rreth dy-tre shekuj përpara jetesën diku tjetër. Përgjithësisht, duke qenë nevojtarë e punëtorë, mbi 95 % e emigrantëve shqiptarë, me vështirësi, ambientohen në emigrim, por kokën mbrapa e mbajnë për çdo gjë të dashur të jetës së tyre. Kjo është e dhimbshme. Shteteve si, Anglia, Gjermania, Suedia, Amerika etj. korrelacioni i përcaktimit të çmimit të punës i ka zgjatur gati dy shekuj.

    Vendi ynë, ku Pavarësia u fitua në 1912, mandej Mbretëria kur të tjerët e largonin, vendosi ideologjinë e Marksit me socializmin “ekstrem” ,duke zëvendësuar tregun me planin, zbatoi kategori ekonomike “dëshira” e jo sipas shkencës ekonomike (pagat qesharake) e ka më se të domosdoshme ta zgjidhë këtë situatë shpejt, se përvoja ekziston, mjafton vetëm përshtatje sipas kushteve reale të vendit. Demokracia solli ekonominë e tregut në vitin 1991, por në themel nuk zbatoi rregullat e ekonomisë kapitaliste, duke mos e trajtuar pronën dhe njeriun si marrëdhënie dhe produktivitet.

    Qeveritë njëra pas tjetrës, u futën në një tranzicion, ku mendimi subjektiv dominoi. Koha më e madhe iu kushtua mbajtjes së pushtetit, jo mirëqenies së njerëzve, u abuzua me resurset trashëguese dhe pak iu kushtua rëndësi tregut dhe kategorive ekonomike. Ky realitet evidenton se diçka duhet bërë për të mbajtur njerëzit në çdo cep të territorit ku krijohen të mirat e mirëqenie. Në të kundërt, për të ardhur keq, rrudhja e popullsisë do jetë e madhe, për jetë e pagë me të mirë, në një kohë që pozicioni gjeografik i vendit tonë është në brezin klimaterik më të mirë, me bregdet, me mbi 270 ditë me diell, me ujëra dhe pasuri natyrore, që mban me jetesë jo 3-4 milionë banorë, por tre-katërfishin e tyre.

    Pozitiv vendimi i Z.Rama në rritjen e pagës minimale, si fillesë për të shkuar te “Çmimi i Punës”, kategori ekonomike me ndikim në prosperitetin e vendit. Boshllëku i dukshëm në shumë sektorë të ekonomisë për punonjës, pas largimit nga vendi jo vetëm të punëtorëve pa kualifikim, por edhe specialistë me kualifikim të lartë deri në atë universitar, Qeveria veproi në rritjen e pagës minimale, si hapi i nisur, i pandaluar, “ilaçi” që rikthen shpresën e njerëzve. Mandej Kryeministri deklaroi objektivin e pagës mesatare në administratën publike 900 Euro brenda dy vitesh dhe paga minimale do e çojmë 60.000 lekë muaj.

    Këto masa ekonomike, si unë, i mbështesin intelektualët, si edhe ish-dekani Prof. Skënder Kërçuku, avokat Ngjela, arkitekt Pëllumb Dervishi, pedagogu Aleksandër Biberaj, bankieri Erion Hoxha, etj., të cilët kanë lidhur jetën me ketë vend, jo se janë të paaftë, por besojnë që gjërat do bëhen më mirë. Mangësitë në kulturën kapitaliste, mosvleresimi i dijes dhe i djersës nxitën rritjen e pagës minimale, por pati zëra që e diskutojnë si nxitim, duke harruar se pa shpërblim dinjitoz nuk ka interes për punë Sapo veproi shteti, u panë artikuj në shtyp, mendime në televizione, thënie se rritja e pagës rrit shpenzimet, koston, çmimet, çon edhe në falimentim, ulje të konkurrueshmërisë deri në kolaps financiar, ndikues në buxhetin e shtetit etj.!

    Problemi i rritjes së pagës minimale nuk duhet ekzagjeruar, se rritja është vetëm 184 leke në ditë, baras me 3 (tre) kafe, por edhe pse e vogël, i hapi rrugë progresit në interesin për punën. Ta zëmë që kjo vlerë do sjellë pasoja në biznes dhe ekonomi. Sa peshë ka zëri paga në koston e një produkti? Nëse kjo rritje page ka efekt në fatin e biznesit, ai biznes duhet parë, se kolapset nga inflacioni, nga çmimet e lendeve të para, ndihmëse, të energjisë, si dhe të politikave tatimore etj. janë shumë të mëdha.

    Kjo masë e të tjera kërkojnë menaxhim më të saktë të biznesi, për të qenë në progresin kohor me të rejat e shkencës, se pa produktivitet dhe efektivitet asnjë biznes nuk mundet të jetojë gjatë, edhe sikur të mos rritet asnjë lek zëri paga. Përjashtuar fasonerinë që duhen kompensuar se paga zë mbi 35 % në kosto, sektorët e tjerë të mendohen mirë me planet e tyre të biznesit, qoftë në fazën projektuese dhe realizuese. Shqiptarët janë me arsim të lartë e të mesëm dhe zënë ndër vendet e para në Europë për 1000 banorë. Veç kësaj, 45 % e forcave të afta për punë punojnë në emigracion, kryesisht në Europë, në SHBA etj., ku marrin një pagë, pothuaj sa të Presidentit tonë.

    Ndaj situatën e pagave të ulëta shqiptarët nuk e pranojnë se nuk janë as Afrikë, as Amerikë Jugore, as Afganistani. Ndaj problemi i largimit të njerëzve është shqetësues? Para disa ditësh, një bankier me nivel të lartë kualifikimi, me moshë të re e shpjegoi radhën e madhe në shërbimin e klientëve me largimin e njerëzve nga banka. Si bankat ka shumë sektorë ku ka mundësi rritje page, se fitojnë si aktivitet, por ka edhe paga dy-tre herë me të ulëta për punonjësit shqiptarë, për të njëjtën punë si kolegët në aktivitete të njëjta të tyret jashtë vendit.

    Bankieri vazhdoi, menaxhimi i lartë tani po e kupton që shteti shqiptar po vepron i diktuar nga zgjedhjet e njerëzve, besoj do reflektohet nga kushdo. Jetojmë në kohë luftërash (Ukrainë, Sudan), me inflacion. Çmime të rritura, kaluam Covidin, tërmetin, përsëri ekonomisë i krijohen hapësira për zhvillim. Në kapitalizëm krizat janë shfaqur herë të forta ose të dobëta. Vetë sistemi nuk i shpëton as inflacionit dhe as krizat që lindin dhe shërohen, duke e konsoliduar mendimin ekonomik, në nivel më argumentues për rrugët e masat që zvogëlojnë kohën dhe efektet e krizave.

    Ende kujtohet kriza ekonomike në 1929- 1933, pas saj janë shfaqur me dhjetëra kriza, ajo e naftës, e pasurive të paluajtshme, monetare, të cilat janë kaluar me menaxhimin dhe drejtimin më shkencor. Socializmi në Shqipëri si ideologjia sunduese, nuk mendonte që modeli ekonomik i zhvillimit do ta çonte vendin në krizë. Por koha vërtetoi se vendin jo vetëm e zuri krizë ekonomike, por modeli kur u prish, çoi në shkatërrimin edhe të gjërave të mira të bëra në harkun 50-vjeçar, si lufta ndaj analfabetizmit, sëmundjeve, u hap universiteti, u bënë me shkollë të mesme mbi 85 % të rinjve, ngriti hidrocentrale gjigante, fabrika të thjeshta e deri me mijëra punëtorë, thithi tërë prodhimet bujqësore e blegtorale, përgatiti tërë llojet e profesioneve, rajonizoi territorin me burimet prodhuese, ktheu “dheun” e fjetur në shekuj, mineralet krom, bakër, naftë në punë dhe prodhim.

    Fundi, pothuaj oxhakët e fabrikave janë pa tym? Fatale për një komb! U humb puna dhe kjo i largoi njerëzit nga vendi! Rritjen e Pagës Minimale, një element i Vlerës së Punës, duhet bërë siç e bën bota që prej vitit 1870. Kapitalizmi gjërat i ka të qarta dhe të adresuara në çdo qelizë, pasi konkurrenca nuk lë boshllëqe. Paga si element i shpenzimeve të prodhimit ose shërbimit është e rikthyeshme nga realizimi i prodhim/shërbimit. Pra, paga nuk ka kufi, atë nuk e paguan pronari nga “xhepi”, nuk është dëshirë. Çdo aktivitet prodhon/shërben realizon, rishpërndan vlerën e elementëve të kostos dhe detyrimet e tjera, deri te fitimi.

    Ky cikël është i pandërprerë në plotësimin e kërkesave të tregut, deri te tregu global. Në mbrojtje të punonjësve ka ligje, konveta, për të drejtat e detyrimet e palëve. Roli i qeverisjes qendrore dhe lokale është koordinues dhe veprues, se që pas vitit 1870 u nda pozicioni i sindikatave, punëdhënësve dhe shtetit. Nga koha në kohë, nga u konsoliduan disa parametra të korreluar, që synonin pagën të lidhin me nivelin jetësor, me detyrimet e palëve për punë me cilësi dhe pagë të kënaqshme, që punëtori të jetë sa më komfort me familjen. Aktualisht sot, në SHBA, në Europ, shteti bashkë me sindikatën caktojnë pagën orare, pagat orientuese sipas kualifikimit, të cilat dalin pasi është përcaktuar niveli jetësor ose sindikalist.

    Organet tatimore ndjekin këto parametra, që bizneset të mos abuzojnë as të mos vihen në pozita falimentimi, por të jenë në kushte të barabarta fitimi për kapitale investuese si brenda degës edhe ndaj gjithë sektorëve të tjerë jashtë saj, se kështu orientohet më mirë shpërndarja e investimeve në çdo produkt dhe çdo m2 të vendit. Ekonomia e tregut nuk është “paushallë” siç thonë kosovarët. A mendon biznesi, p.sh., ndërtuesit që arrijnë fitime të larta, ndaj sektorëve e tjerë për të njëjtën vlerë investuese. Kërkojnë blerës për apartamentet, harrojnë se kanë paguar punonjësit pak, në një kohë që emigracioni largon të rinjtë, të cilët blejmë shtëpi në Europë e gjetkë.

    Kjo është njëlloj për tërë bizneset, ndaj korrelacioni punë-cilësi-pagëefektivitet,-produktivitet janë të lidhura me ndikim të jashtëzakonshëm në fatet dhe treguesit e çdo biznesi. Studiuesit, akademikët, menaxherët, administratorët, pronarët, ligjvënësit dhe ekzekutivi qeverisës i detyron jeta, morali dhe Kushtetuta të bashkëpunojnë për interesin e popullit A e mendojnë bizneset, menaxherët, administratorët e tyre dhe pronarët, që rritja e pagës minimale është konsum i mallrave të tyre, ndryshe nuk ka blerës dhe kapacitetet prodhuese rrudhen. Studiuesit, akademikët kanë vetëm fjalën! Ligjvënësit janë siguria ligjore e mbrojtjes së interesave të popullit dhe vendit. Qeveritë si menaxhuarit e kohës, parësore kanë mirëqenien e popullit votues.

    Sindikatat janë zëri i mbrojtjes së punonjësve dhe ligjeve të punës dhe kontratave. Këto së bashku duhet t’u japin jetë njëherë e mirë tri fazave që lidhen me “Çmimin e Punës”, sepse është pozitive rritja e pagës minimale dhe e rrogave të administratës, por krijon probleme në pjesën më të madhe të njerëzve që janë në sektorin privat dhe atyre që janë në pension. Ekuivoku, boshllëku dhe hapësirat duhen eliminuar pa bërë moral për askënd, pasi asnjë s’ka të drejtë t’i kundërvihet këtij realiteti gjoja se do shfaqen falimentime, do ketë pasoja në sistemin monetar dhe lloj-lloj gjërash të paargumentuara me shkencën ekonomike dhe realitetin ekonomik të vendit. Faktet që shpesh tatimet zbulojnë veprime jonormale të kontabilitetit, tregon se duhet shumë kujdes edhe si obligim i plotësimit të kushteve për të hyrë në BE.

    Problemet e shpërblimit kalojnë disa hapa, të cilat duhet të jenë transparentë: Së pari: Të përcaktohet Niveli Sindikalist ose Minimumi Jetik Së dyti: Të përcaktohet paga orare në shkallë vendi, sipas degëve. Së treti: Të përcaktohet klasifikimi dhe niveli i pagave bruto, i specialistëve me arsim të lartë, siç e ka Amerika dhe të tjerët. Janë edhe këto rrugë që Shqipëria të frenojë largimin e njerëzve nga vendi. U bënë 32 vjet pas 1991 që shteti mbështetet në traun e doganës dhe tatim-taksave, në një kohë që të ardhurat kryesore duhet të vinin nga puna, nga produktiviteti dhe efektiviteti. Kjo kërkon përmbysje të metodikave dhe praktikave ekzistuese.

    Reforma ekonomike në paga e shpërblime nuk janë dëshira, por realiteti i viteve të demokracisë në vendin tonë ka lejuar, mbyllur sytë, dikur s’ka dashur të luftohet korrupsioni dhe informaliteti, që po gërryejnë ekonominë dhe bëjnë pis qeveritarët e sinqertë. Është kjo arsyeja që njerëzit mbajnë sytë nga SPAKU nga një “grusht” njerëzish, të kontrollojë dhe vërë para përgjegjësisë individë, kur në jetën ekonomike administrative direkt dhe indirekt veprojnë mbi 200 mijë njerëz me interesa të ndryshme. Bota e qytetëruar, njerëzit që menaxhojnë, administrojnë, evidentojnë, marrin vendime, i kontrollon fort, por dhe i mbron ligjërisht, njëlloj si ata të administratës private dhe shtetërore, kërkon të punojnë sipas ligjit dhe jo sipas urdhrit të shefave ose pronarëve. Nëse realizohet kjo, prosperon vendi.

    Të punohet në vitin 2023 pa zbatuar rregullat ekonomisë së tregut, të kontabilitetit, të bilanceve në analizën ekonomike menaxheriale, siç i mësojnë në shkollë studentët, do të thotë të ndërtohet një “godinë ekonomike” që i zë brenda të gjithë. Ndaj rritja e pagave në sektorin privat është i detyrueshëm, jo me “lutje” dhe frikë. Në sektorë privatë ka edhe rroga të larta, por në raport me fitimet, pagat janë ende të ulëta. Për këtë ekuilibër, bota e qytetëruar ka luftuar e lufton çdo ditë, që punonjësit të ndihen të vlerësuar, se njëherazi rritet interesi për punë dhe mirëqenie personale. Ndaj kalimi sa më shpejt i nivelit jetësor, si bazë e pagës minimale, indeksimi i pensioneve dhe paga minimale të shkojë jo më pak se 60.000 lekë, ndoshta edhe para vitit 2025, do sjellë ndryshime në frenimin e largimit të trurit, ekuilibër monetar, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë. Shpresoj të realizohen.

    Populli ynë është vital, por edhe ekstremist. Nuk të kundërshton kollaj, trajtoje ti të duash, mentaliteti i trashëguar! Por ka edhe momente ekspresive! Vendi ynë ka përvoja jo të mira në këtë drejtim dhe jo shumë larg në kohë. Në vitet 1978 u shfaqën influencat e prishjes me kinezët. Populli shikonte mungesa në lëndëve të para, filloi rënia e punës dhe shfrytëzimi i kapaciteteve. Nga ana tjetër, u morën masa “injorante” duke u kaluar në heqjen e bagëtive dhe shkurtimin e oborreve 65 % në territorin e vendit. Nuk kaluan as 2 vjet, me mik mund gjeje një pako kafe, mungesë dhe radhë për qumësht, mish, çdo gjë me racion, etj. Kjo situatë u thellua, u bë mbytëse dhe në fund të viteve 1989-1990 ekonomia u kolaps totalisht, se ishte ndërtuar me konceptin e ekonomisë së mbyllur, pa menaxhim konkurrues.

    Njerëzit në “rehati” paguheshin pak, ishin pothuaj të barabartë, të pastimuluar dhe pas viteve 1985 kolapsi erdhi drejt falimentimit total, për mungesë mjetesh monetare dhe treg efektiv. Brezat që jetojnë ende i kujtojnë gabimet. Ndërsa ekonomia kapitaliste kërkon konceptim tjetër, për rolin e individit si njeri aktiv, që të bëjë gjithë gjërat e mençura që të mbulojë veten me punë, duke shfrytëzuar tërë hapësirat e tregut. Zgjidhja duhet kërkuar në modelin ekonomik të zhvillimit. Në ngritjen e kulturën ekonomike të njerëzve që nga punëtori më i thjeshtë e deri te njeriu më i shkolluar, inxhinier, agronom, mjek, ekonomist, arsimtar, administrator, menaxher, politikan, ligjvënës etj. Vendi nuk ka situata si në të kaluarën, por shenjat, edhe pse punohet, ka. Si forcohet leku? Kur pothuaj 95 % e ish-fabrikave janë mbyllur, përfshirë edhe rafinerinë e naftës etj. dhe vendi nuk ka ndonjë industri të plotë.

    Zgjidhja është hapja e punëve në tërë vendin për të prodhuar çdo gjë që mundet të ulë importin, pasi hapësira ka si në industrinë përpunuese ushqimore, të plehrave, të përpunimit të lëndëve të para me cikël më të plotë, të zëvendësimit të gjërave që vijnë nga importi kur mundet të prodhohen në vend. Kjo rrugë justifikon rritjen e pagave të administratës dhe të ardhurat e buxhetit. Në të kundërtën veprimi nuk jep frymëmarrjen e pritshme? Banka e Shqipërisë sinjalizon vështirësi lidhur me interesat, me këmbimin, me vlerën e pronave, me rënien e kërkesave për kredi, me uljen e konsumit familjar.

    Ajo thekson se cilësia e kredisë pritet të përkeqësohet në të ardhmen dhe kërkesa për kredi ka rënë 4.6%, rritje të huave me probleme, luhatjet e forta në tregun e këmbimit valutor po ndihet, tregu i pasurive të paluajtshme po shfaq çmime më të ulura 11% në Tiranë në fund të 2022-it, në një kohë që ka ulje të kërkesës për blerje shtëpish, pasojë interesat dhe blerësit e rinj largohen nga vendi, ulje te konsumi i brendshëm, aftësia paguese e familjeve dhe bizneset si ngarkesë çmimesh dhe inflacioni. Janë këto arsye dhe të tjera që dalin në dukje në Makro nga Banka e Shqipërisë dhe vlerëson se disa banka mund të hasin probleme, u nevojitet injektim kapitali, ndaj apelon kujdes te kreditimi. Kur Amerika impementon “Standard të Ri Ekonomik”, po ne a nuk duhet të duhet të reflektojmë?!

    Fjalët e Presidentit Biden, drejtuar kombit para pak kohësh: “SHBA-ja është vendi i vetëm në botë që del ‘më i fortë’ nga krizat. Plani im ekonomik ka të bëjë me investimet në vende dhe njerëz që janë harruar. Mes trazirave ekonomike të katër dekadave të fundit, shumë njerëz janë lënë pas ose janë trajtuar si të padukshëm. Ne po ndërtojmë një ekonomi ku askush nuk mbetet prapa. Fokusi te prodhimet vendore ku: druri, qelqi, gipsi, kabllot me fibra optike… rrugët dhe urat do të bëhen me produktet amerikane, duke zbatuar Standard të ri në ekonominë amerikane”. Këtë gjë duhet të bëjë edhe vendi ynë, që të sigurojë progres për hapjen e punëve për tërë njerëzit, mundësitë janë! Miqësisht, ata që banojnë, qofshin shqiptarë ose të huajt, para se mendimet e tyre t’i fshehin me fjalët FMN,BB,BE, të thonë të vërtetat e realitetit të vendit! Si kudo edhe në Shqipëri jetohet, mësohet, punohet mirë dhe shumë. Por inteligjenca e popullit shqiptar të mos cenohet, se nuk është as njerëzore, as morale dhe as profesionale? Tërmeti vlerësoi ndërtuesit, Covid vlerësoi mjekët.

    Po në ekonomi vazhdohet ende të abuzohet me analizën e saktësisë së treguesve. Shpesh gjërat trajtohen sikur shqiptarët merren me pisllëqe, nxihet edhe kur është mirë. Të jetë mungesë profesionalizmi, jo? Por të bësh të besueshme të pabesueshmen nuk është morale! Kështu, të lavdërosh Shqipërinë, që nivelin e papunësisë e ka të ulët dhe ku të rinjtë janë zënë me punë, nuk është kështu e profesionale! Por të shkruash që ekonomia shqiptare mbështetet te droga nuk është e saktë! E dinë artikullshkruesit, qoftë ata të niveleve ndërkombëtare, se fshatrat në vend po boshatisen nga njerëzit, të rinjtë edhe në qytet po largohen jashtë vendit. Dukshëm ikin mjekët, inxhinierët, pa le për profesionistet dhe punëtorët e krahut? Përse nuk ndikojnë që ekonomia e tregut të futet ne rrjedhën e tyre edhe te ne?! Pse duhet zbukuruar ose të mos thuhet e vërteta? Nëpër qytete, në hoteleri, në bujqësi, njerëz për punë nuk gjen kollaj. Largohen nga vendi për një jetë e pagë më të mirë.

    Kjo e përkthyer në tregues ekonomikë është punë për të prosperuar vendet e zhvilluara, duke abandonuar familjet, trojet, rrugët, vendin tënd e të parëve të tu. Kjo situatë nuk po frenohet. Ana tjetër, tregohen “përralla” se është rritur prodhimi i përgjithshëm bruto kur gjysma e popullsisë është larguar nga vendi? Duke thënë që është rritur PPB, por janë rritur të ardhurat edhe si efektet i rritjes së çmimeve nga inflacioni! Se po të që tërë popullsia këtu, PPB do ishte gati dyfishi! Se po të ishte ndryshe, pensionet e ndihma ekonomike nuk do ishte kjo që është, pasi kontribuuesit e sigurimeve shoqërore, emigrantët po mbushin arkat e Gjermanisë, të Anglisë e gjetkë, bredhin si dikur çifutët në shkretëtirë, por ka edhe qeveritarë anglezë që emigrantë shqiptarë i etiketojnë në Parlament si kriminelë. Sidoqoftë, veprimi i qeverisë Rama për rritjen e pagave uroj të thellohet në rritjen e pensioneve, mundësi potenciale vendi ka.

    Në ekonomi rriten çmimet, ka inflacion, por rriten edhe fitimet dhe pagat, ndaj menaxhimi “kontratë” qeverisës nuk duhet të prekë lirinë e tregut Besoj se qeveria do vazhdojë të bëjë atë që bën gjithë bota sot. Fjala liri tregu nuk është magjike, Shkrimtari Mitrush Kuteli në themele dhe në majë koncepti se vetëm tregu është vetërregullues mbetet slogan. Çdo levë ekonomike kontrollohet, nuk lejohen fitime marramendëse në degë ose produkte të veçanta, rritje çmimesh pa justifikim mbi invlerencën që ndikojnë në koston e produktit, përveç efekteve nga menaxhim më i mirë i zbatimit të të rejave të shkencës.

    Realitete që nuk mundet të neglizhohen, të anashkalohen, se përbëjnë rezervat më të mëdha menaxhuese qeverisëse, sidomos në kohën e sotme të globalizmit. Liria e tregut çekuilibrohet nga anashkalimi i ligjeve ekonomike, sjellin pasoja për biznesin, por më shumë e ndjen populli dhe buxheti i shtetit, që të dyja të mos dalin me rënie të konsumit dhe të të ardhurave, por të jetë nxitës për të punuar dhe marrë më shumë, që të përballojë drejtpërdrejt rritjen e çmimeve dhe koston korrelative të jetesës.

    Ndaj shtrohet pyetja: Shteti ka obligim të kënaqë interesat e tërë popullit, njëherazi populli ka përgjegjësinë individuale për familjen të menaxhojë interesat e tij dhe të mos presë çdo gjë nga dikush. Shoqëria, drejtimi makro qeverisës, si mendimi ekonomik thekson detyrimin shtetëror të shpërndarë investimet në çdo pjesë të territorit, potenciale njerëzore ende vendi ka. Kështu realizohet obligim për kujdesin ndaj njerëzve, të cilët kanë besuar në mandatin qeverisës kohor, që vendi i tyre t’i mundësojë punë e dinjitet. E vërtetë! Ekonomia nuk është shkencë ekzakte, por gabime nuk fal! /Panorama/

    *Kolegji “Wisdom”

    * Master Admin Publi

    Lajmi Paraprak

    A do të “çarmatoset” Serbia tani pas dy sulmeve amok?

    Lajmi i rradhës

    Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë