RMV e pati fatin të mos krijohet nga pakoja e Ahtisarit

    Rilind Dauti

    Rilind Dauti

    Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e kanë nënshkruar dy kryeministra të Kosovës, ai rrjedh nga Pakoja e Ahtisaarit po ashtu e nënshkruar nga shqiptarët dhe realizohet në komuna me shumicë serbe të krijuara artificialisht me të cilat gjithashtu janë pajtuar shqiptarët.

    Krejt këto janë padrejtësi të cilat i kanë gëlltitur udhëheqësit e shqiptarëve të Kosovës si kusht për çlirimin nga Serbia.

    Shteti maqedonas e pati fatin që nuk u krijua me Pakon e Ahtisaarit dhe politikanët maqedonas nuk u detyruan të nënshkruajnë lëshime ndaj askujt, përveç Marrëveshjes së Ohrit që është shumë më bazike se Pakoja e Ahtisaarit.

    Të kërkosh të drejta sipas precedentit të Kosovës është njësoj si ata që pavarësinë e Kosovës e kundërshtonin me atë që do të krijojë efekt domino për rastet tjera ku kërkojnë pavarësi.

    Ne mund ta marrim rastin e Kosovës si argument për disa gjëra që ekzistojnë edhe në shtete tjera (si p.sh. dygjuhësia për një komunitet aq të vogël, që kështu ndodh edhe në një shtet të fortë si Finlanda), por nëse shqiptarët në RMV kërkojnë lëshime ndaj maqedonasve si reciprocitet për lëshimet e shqiptarëve ndaj serbëve, nuk forcohet pozita e Kosovës por pa nevojë bëhemi kinse “i kemi zënë ngushtë” aleatët tanë perëndimorë, që pa dyshim se na kanë bërë shumë padrejtësi, por pa të cilët Kosova do të vazhdonte të jetë nën Serbi.

    *Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    TAKIMI NË BRUKSEL PËRFUNDON PA MARRËVESHJE | Vuçiq: Takim i vështirë

    Lajmi i rradhës

    IDEJA E ALTERNATIVËS PËR ASOCIACIONIN | Kovaçevski: Ide antieuropiane

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë