RROFTË ZYSHA! POSHTË ERMALI!

    Klodi Leka

    Përfytyro të jesh ish-mësuese 70 vjeç, me 20 e pak mijë lekë të reja pension dhe një jetë të çuar nëpër klasa shkollore gri, pa ngrohje, me 40 e ca nxënës dhe shtetin që digjet atje jashtë. Kjo mësuesja me 40 e ca nxënës ka një lolo të potershëm në klasë të cilit në lëshim e sipër të nervave i thotë “ti nuk do të bëhesh kurrë njeri”. Nxënësi e ka emrin Ermal dhe shfaq të gjitha shenjat e njeriut kot në atë brez që shkrumbohet me shpejtësi.

    30 vite më vonë, mësuesja lexon se nxënësi me emrin Ermal jo veç është bërë dikushi, milioner, me 9 kompani dhe një dyzinë punëtorësh, por ka një mesazh për të: IK Q*U.

    Ermali pra, ai njeriu kot, ka arritur në rangun ku me 20 mijë lekëshin e pensionit të ish-mësueses fshi bythën. Ai është milioner. Ai është superior ndaj varfërisë së një jete të mbyllur në profesion dhe në andralla. Kllouni ia doli të jetë më i fuqishëm se Mësuesi.

    Ermali mendon se jo vetëm e ka kapërcyer profecinë e mësueses, por edhe e ka përmbysur atë. Tani ai është bërë vetë profet: u mëson të tjerëve si të grumbullojnë pasuri e arritje. Por sekretin nuk ua tregon 🍌😋

    Por kështu mendon Ermali për veten e tij. E vërteta është se profecia e zyshës është përmbushur: Ermali është bërë milioner, por nuk u bë kurrë njeri. Ai ishte dhe vazhdon të mbetet një klloun, tashmë klloun i oborrit të oligarkëve dhe jetëshkatërruesve politikë. Pra një copë eunuku mburravec.

    Rroftë zysha! Poshtë Ermali!

    Lajmi Paraprak

    Vendimi i gjyqit Heard-Depp: Juria vendos në favor të Johnny Depp

    Lajmi i rradhës

    Ismail Kadare ka vendosur të jetojë në Shqipëri (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë