Si nisi të amortizohet opozita shqiptare nga BDI-ja e Ali Ahmetit?

    Emad Mehmeti

    Ndonëse zgjedhjet lokale përfunduan pritej një qetësi të mbërthej opinionin në vendin tonë, pas zgjedhjeve të vazhdueshme e të stërlodhshme për popullin. Në zgjedhje kishte ankesa të vazhdueshme si çdoherë për blerje votash, shantazh e kërcënime, megjithatë më shumë komuna fitoi BDI-ja.

    Në kampin opozitar maqedonas ndodhi krejt e kunërta, me shumicë i fitoi zgjedhjet VMRO-DPMNE-ja, me çka me të drejt lindi kërkesa për të kërkuar rrëzimin e një qeverisje e cila tashmë kishte humbur legjitimitetin. E pas kësaj, “levic” e “desnic” u bënë bashkë për të firmosur mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, aty u mblodhën tok të gjithë opozitarët duke nënshkruar me vetëdije për një proces serioz ku pritej të ndodh ndryshimi i pushtetit. Ama, këtu filloj loja e pisët e metodave ballkanike qeveritare mesjetare, ku dikush thoshte se dinte se kur është nënshkruar, dikush u “kidnapua” vetvetiu, dikush tjetër shihte në “ëndrra” ç’farë talli me euro e dollarë mund të rrok nëse nuk e voton këtë mocion mosbesimi ndaj qeverisë LSDM-BDI.

    Shumë deputetë opozitarë po bënin kalkulimet e tyre në një nismë që u pa se shumica dërrmuese e popullit e kërkonte, por ata treguan se votat i duan për vete – që të marrin diç për ta personalisht, e jo ashtu siç na thonë për zgjedhje se do jenë zëri i joni në Parlament. Sepse, ne i punësojmë dhe i dërgojmë ata të kryejnë obligimet me premtimet që na i japin, dhe jo e kundërta. Sidoqoftë, nisma për votimin kundër kësaj qeverisje dështoi, sepse intrigat politike dominuan e “kidnapimet” u pa se u inskenuan të mirëmenduara, nga qarqe të njohura e të panjohura. Dikush më pas e ndezi “duhonin”, i qetë, se do të vazhdonte të rrëmbejë edhe më tutje çka mbetur në grazhdin e pushtetit, edhe pse vendi shkon mbrapa ne shumë drejtime.

    Si nisi të amortizohet opozita shqiptare nga BDI-ja e Ali Ahmetit?

    Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 Lëvizja BESA për të shpëtuar veten nga “zhdukja” politike shkoi në një listë me LSDM-në e Zoran Zaevit, me këtë në bashkëqeverisje më pas me BDI-në e Ali Ahmetit. Votat i morën duke sharë BDI-në, por kolltukun qeverisës e ndanë bashkë si për qejfi.

    Por që të jemi të drejt duhet të rikthehemi në retrospektiv. Në vitin 2017 bashkëqeverisjes LSDM-BDI ju bashkangjit Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela, normalisht në emër të “euro-integrimeve”, kështu duke harruar se te maqedonasit ndoshta kishte ardhur demokracia me LSDM-në, por te shqiptarët kishte ngelur diktatura që e quanin ata vetë BDI-në.

    Ndodhi çka ndodhi për të mos marrë Ministrinë e Byrekut, Sela doli prej asaj qeverisjeje dhe u rikthye ne opozitë. Menjherë pas kësaj u bë pjesë e qeverisë “Alternativa” e Afrim Gashit, gjë që u pa se edhe kjo në saje të besimit për të bërë punë të mira, doli sheshazi se me BDI-në nuk mundet, ngase vetëm mund të dështosh. Me këtë sërish BDI doli e padëmtuar kurse opozita e humbur.

    Edhe pse BESA thuhet që është përzënë nga qeveria e LSDM-BDI që para zgjedhjeve lokale, ajo e luajti shumë mirë rolin gjoja se ka dalë vetë nga aty. Mirëpo, lojtari Ali Ahmeti rri i qetë sërish! A e dini pse? Ngase ai herë e mer njërën parti opozitare në qeveri e herë tjetrën – për të dobësuar sa më shumë opozitën shqiptare dhe për të treguar se nuk kanë aspak qëndrueshmëri të besueshme në kauzat e tyre karshi opioninit.

    Ndaj, kush nuk e ka kuptuar këtë leninizëm politik prej Ali Ahmetit jo të vërtetit ndaj opozitës shqiptare, dhe të vërtetë ndaj partisë së tij, do ta paguajë shtrejt çmimin e vetë subjektit politik opozitar, që do mund të bëhet pjesë e qeverisjes – që të harxhon si t’ia dojë qejfi.

    Opozita ka djegur shumë shanca dhe ka humbur, por tash janë bërë shumë vite kur edhe mbase kanë pjekurinë e duhur se si duhet të vazhdojnë më tutje, qoftë të ndarë, qoftë të bashkuar, nëse e kanë kundërshtar BDI-në nuk duhet të bëhen pjesë e lojës së saj, normalisht nëse e kanë sinqerisht këtë çështje. Mirëpo, asnjë parti opozitare shqiptare nuk duhet të harroj se kjo qeveri edhe nëse vazhdon do e ketë jetën sumë të shkurtër, ndërkaq çdonjëra që hyn në qeverisje BDI-LSDM do na tregon se ata demokracinë e munguar te shqiptarët nuk e ndjenjë si detyrim që ta heqin sa më shpejtë, por e shohin si kartë për ta përdorur për të marrë votat tona që u hap rrugën drejt pushtetit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qumështi i gjirit të nënës përmban antitruptha kundër virusit Korona

    Lajmi i rradhës

    “Hetim i turpshëm për zjarrin në spitalin modular në Tetovë”

    Lajme tjera

    Po na vret luksi

    Përparim Kabo Po, po, luksi që po na vret. Shoh në rrugë të rinj me makina super luksoze,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë