Surrogati i nënës

    Justinian Topulli

    Surrogat është një fjalë me origjinë latine që do të thotë të vendosësh diçka në vend të diçkaje tjetër. Ndërsa në gjuhën e përditshme kjo fjalë përdoret kur zëvendësohet diçka natyrore, me diçka tjetër që nuk i ka të gjitha vetitë e vlerat e saj; përdoret gjithashtu për mallin i lirë dhe të dobët, për diçka pa vlerë të vetën, që vetëm ngjason me diçka tjetër të vërtetë.

    Që kur qeniet njerëzore janë shfaqur në tokë, dhe jo vetëm ato, zanafilla e natyrshme e jetës së tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë një mashkull dhe një femër, pra një baba dhe një nënë. Ekzistenca e kësaj natyrshmërie biologjike e gjenetike ka sjellë në mënyrë të natyrshme përdorimin e fjalës nënë dhe baba, që identifikojnë pikërisht këtë marrëdhënie të natyrshme mes prindërve dhe pasardhëseve të tyre biologjik.

    Fenomeni i homoseksualizmit pa as më të voglin dyshim është një fenomen social dhe kulturor, ai nuk është aspak natyror dhe biologjik apo gjenetik. E tillë, jonatyrore, është edhe kërkesa e këtyre njerëzve që ndërzehen mes tyre dhe që kërkojnë të kenë artificialisht pasardhës. Sigurisht për qenie të tilla, konceptet nënë dhe baba janë një pengesë natyrale dhe kulturore, që artificializmin e tyre ta kthejnë në një kulturë të pranueshme për shoqërinë njerëzore. Në kushtet e të qenit një anomali sociale, këta njerëz anormal kërkojnë të zëvendësojnë konceptin natyror të fjalës “nënë”, që çdo njeriu i del vetvetiu nga rrënjët e shpirtit, me fjalë dhe koncepte surrogate, që përçojnë mendësinë artificiale të tyre.

    Por surrogati i nënës, sido që të rrjedh historia dhe ndryshimet sociale, do të mbetet përjetë një zëvendësues i pavlerë dhe i dobët ndaj asaj që na ka dhuruar Krijuesi t’i thërrasim “Nënë”.

    Lajmi Paraprak

    Xhenxhefili, kura alternative për problemet me lëkurën, tretjen dhe qarkullimin e gjakut

    Lajmi i rradhës

    Apasiev paraqitet vullnetarisht, por cilët autoritete të RMV-së gjenden në “listën e zezë” të SHBA-së?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë