Apasiev paraqitet vullnetarisht, por cilët autoritete të RMV-së gjenden në “listën e zezë” të SHBA-së?

    SHBA-të ende nuk kanë njoftuar emra të rinj të përfshirë në urdhrin ekzekutiv, megjithëse presidenti Joe Biden ditë më parë lëshoi një urdhër ekzekutiv për ngrirjen e pronave dhe ndalesën për hyrje në SHBA të atyre që përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe paqen e çdo vendi në Ballkanin Perëndimor, përcjell Nistori.

    Këto sanksione do të zbatohen gjithashtu për ata individë të cilët e pengojnë zbatimin e Marrëveshjes së Prespës të vitit 2018 dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001. Dekreti do të zbatohet gjithashtu edhe për personat që janë të përfshirë drejtpërdrejt ose jodrejtpërdrejt në korrupsion, keqpërdorim të fondeve publike, ryshfet dhe të ngjashme.

    Deri më tani, udhëheqësi i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, dje u vetpromovua si vullnetar kundër marrëveshjeve, mesazh të cilin e përçoi se lirisht SHBA mund ta përfshijë në “listën e zezë”. Siç dihet, Apasiev është kundërshtar i ashpër i Marrëveshjes së Prespës, e cila ndryshoi emrin kushtetues të vendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

    Aktualisht në listën e sanksioneve të Departamentit të Financave të SHBA-së janë Ljube Boskovski, Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Kastriot Haxhirexha, Nevzat Halili, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Xhavit Hasani, Xhezair Shaqiri, Daut Rexhepi-Leka dhe Xhemail Hiseni

    Theksohet se shumica e këtyre ishin në këtë listë që nga koha e ish-presidentëve të SHBA-së Bill Clinton dhe George W. Bush. Urdhri i ri ekzekutiv i Biden për Ballkanin Perëndimor është plotësim i urdhërit ekzekutiv të presidentëve të mëparshëm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Surrogati i nënës

    Lajmi i rradhës

    BE dënon Rusinë për shpalljen ekstremiste të organizatave të Navalny

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë