Zgjedhje për zgjidhje 2024 deri …?

    Safit Zeqiri

    Në prag të zgjedhjeve Presidenciale dhe Parlamentare në Maqedoninë e Veriut, opozita është më e zëshme në rrjetet sociale dhe pak në debatet politike gjatë fushatës. Ndoshta nga fakti se të gjithë partitë vetëm se ishin pjesë e qeverisjes në vend dhe secila mori hise në resurse të ndryshme, e sa kishin sukses nuk mund të vërehet diçka, sepse Maqedonia e Veriut sikur nuk do që të dal nga tranzicioni.

    Sado që janë këmbëngulëse parimet e partive garuese për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe sa mund të bëjnë që kjo të arrihet para 2030-së, do kisha thënë se kjo mund të bëhet me një shtërngim të duarve dhe me një marrëveshje publike dhe “betim” se do të mbahet fjala dhe do të realizohet ky parim që pretendon të marrë vëmendjen e votuesit, pavarësisht se a është i pozitës apo i opozitës. Këtë na e mëson historiku nga pavarësia e këndej se, populli nuk pret prej opozitës më të rregullojë çështjet, por pozita apo mandatari me koalicionin ka përgjegjësi për këtë.

    Ashpërsia në debate parazgjedhore nuk të bën të fortin, përkundrazi përbetimi për të realizuar më shumë se 70% e programës politike të bën të fortin.

    Literatura dhe analiza komparative tregojnë se mund të bëhet fjalë për disa lloje dhe forma të opozitës të cilët varen nga koncepti përkatësisht natyra dhe mënyra e funksionimit të sistemit politik. Por pa marrë parasysh se për cilën formë të opozitës bëhet fjalë ose si definohet opozita, një gjë është e përbashkët, ajo nuk i përket shumicës parlamentare ose koalicionit qeveritar dhe i shpreh mospajtimet dhe qëndrimet kritike në lidhje me aktivitetet e Qeverisë me të cilën duhet të garojë vazhdimisht.

    Për pozitën ose e njohur si koalicion qeverisës me fillimin e punës dhe me marrëveshjen për formimin e Qeverisë, nga dita e parë më duhet filluar implementimin e programeve të bashkuara ose të kombinuara që kanë paraqitur gjatë fushatës zgjedhore. E sa mund të përmbushen programet e tyre, nga ajo që kemi parë deri tani, jo më shumë se 20% e pikave. Pra me një fjalë, të gjitha premtimet ngelin në fushatë e jo në qeverisje.

    E për këtë çështje çdoherë opozita është ajo më e zëshme në kuvend, mediume, debate, shkrime, rrjete sociale e kështu me radhë. Opozita ka një rol serioz në sistemin politik dhe duhet të jetë një korrigjues apo korrektori i Qeverisë, e nëse nuk është kështu atëher nuk ka kush të përmbush korrigjuesin, pos populli por jo në kuvend por në zgjedhjet e ardhshme.

    *Shkrimi është shkruar në veçanti për Nistori.com. Të drejtat e botimit i kanë vetëm Nistori dhe autori. Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: Ahmeti me “shkues” te VMRO–ja për koalicion pa kushte

    Lajmi i rradhës

    Si të largoni aromën e vezës në çdo recetë gatimi

    Lajme tjera

    Refleksion

    KRISTJAN MULLALLI Në bashkëbisedim me mësues Msc. Alfred Nazarko “Eshtë arti suprem i mësuesit qe zgjon gëzimin e…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë