A e dini çfarë është alergjia ndaj të ftohtit dhe cilat janë simptomat e saj?

    As që mund të imagjinoni arsyen e vërtetë, simptomat nuk janë aspak naive

    Alergjitë mund të jenë të ndryshme, duke filluar nga ato ndaj ushqimit, pluhurit dhe deri te reaksionet alergjike ndaj qimeve të kafshëve apo pickimit të insekteve. Mirëpo, po ashtu është e mundshme të jemi alergjikë edhe ndaj të ftohtit.

    Alergjia është një reagim i sistemit imunitar ndaj një alergjeni nga mjedisi ynë me të cilin trupi bie në kontakt, por temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë reaksione serioze alergjike te disa njerëz, përveç ftohjes dhe gripit.

    Simptoma më e madhe e cila shfaqet për shkak të ekspozimit ndaj të ftohtit është sukrepi, që profesionalisht në qarqet mjekësore quhet urtikaria, transmeton Telegrafi.

    E karakterizojnë:

    ▪ skuqja,
    ▪ kruajtja,
    ▪ plaga e ngritur në vendin e ekspozimit ndaj të ftohtit,
    ▪ ndjenja e djegies në lëkurën e përfshirë nga i ftohti, ndërsa trupi juaj nxehet,
    ▪ ënjtjet në vende të ekspozimit ndaj të ftohtit,
    ▪ temperatura,
    ▪ dhimbja e kokës,
    ▪ dhimbjet e nyjave,
    ▪ lodhja,
    ▪ anksioziteti.

    Në raste disi më të rralla, mund të ndodhë një reaksion i rëndë akut alergjik ose anafilaksia, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën. Mjekët shpjegojnë se personat me këtë alergji mund të vërejnë ndryshime të pazakonta të lëkurës ose simptoma të tjera pas ekspozimit ndaj temperaturave të ulëta. Kjo gjendje mund të shfaqet papritur dhe mund të zhduket ngadalë me kalimin e kohës.

    Nga ana tjetër, simptomat e rënda të urtikarisë që kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore përfshijnë:

    ▪ anafilaksi (reaksion i rëndë akut alergjik),
    ▪ probleme me frymëmarrjen, si fishkëllimë,
    ▪ ënjtje të gjuhës dhe fytit,
    ▪ palpitacione,
    ▪ rënie të presionit të gjakut,
    ▪ të fikët.

    Shfaqja e simptomave të urtikarisë mund të ndryshojë. Në disa njerëz, simptomat mund të shfaqen menjëherë pas ekspozimit ndaj të ftohtit, dy deri në pesë minuta dhe të zhduken në rreth një deri në dy orë. Në raste të tjera, siç shpjegojnë ekspertët, reaksionet alergjike mund të zhduken vetëm pas dy ditësh.

    Sigurisht që është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun në kohë për këshilla dhe ndihmë! 

    Lajmi Paraprak

    Çka nëse konsumoni çokollatë çdo ditë?!

    Lajmi i rradhës

    Disa raste kur njerëzit gjetën objekte të çuditshme dhe kishin nevojë për ekspertë për të zbuluar misterin e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë