A e dini se çfarë ndodh në trupin tuaj kur vani nga konstipacioni?

    Konstipacioni shpesh është rezultat i konsumit të tepërt të fibrave, mos pirjes së mjaftueshme të ujit ose qëndrimit ulur për një kohë të gjatë, por në disa raste fajtor mund të jenë mjekimet, ndryshimet hormonale etj.

    Sikleti në stomak dhe dhimbja e barkut, shpesh janë efektet anësore më të zakonshme të konstipacionit, por nuk janë të vetmet që mund të hasni.

    Mund të shpërtheni në një djersë dhe të ndiheni të trullosur

    Edhe pse jo të gjithë mund të ndjejnë këto simptoma, ato mund të shfaqen kur ngacmohet nervi vagus (ky nerv prek çdo organ në trup).

    Sforcimi për të dalë jashtë mund të irritojë nervin vagus, duke shkaktuar një ngadalësim të rrahjeve të zemrës dhe rënie të presionit të gjakut.

    Kjo mund të zvogëlojë përkohësisht rrjedhjen e gjakut në tru dhe t’ju bëjë të ndiheni të trullosur dhe të shpërtheni në djersë.

    Mund të mos keni shumë energji

    Një simptomë tjetër është ndjenja e plogështisë ose letargjisë. Kombinimi i dhimbjeve dhe fryrjes së barkut padyshim që mund t’jua ulë energjinë.

    Nuk keni oreks

    Kur sistemi trëtes nuk mund të nxjerrë mbetjet, rektumi dërgon mesazhe në stomak dhe tru për të ngadalësuar zbrazjen e stomakut, duke shkaktuar ngopje të zgjatur pas vakteve.

    Mund të ndiheni të përziera

    Kjo të bëjë me të njëjtët faktorë që shkaktojnë humbje të oreksit. Pra, nëse nuk jeni vërtetë të uritur dhe gjithsesi përpiqeni të hani, mund të ndjeni të përziera. Për këtë arsye, një nga efektet anësore të kapsllëkut kronik mund të jenë edhe të vjellat.

    Ndiheni të fryrë

    Therje e mprehtë dhe një bark i fryrë janë shenjat dalluese më tipike. Therjet vijnë nga shtrëngimi i trupit në përpjekje për të nxjerrë mbetjet, por gazi i bllokuar në zorrën e trashë, mund të shkaktojë fryrje.

    Mund të keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës

    Nuk është e pazakontë që ky shqetësim të ndihet edhe në pjesën e poshtme të shpinës, krahas pjesës së barkut.

    Mund të keni hemorroide

    Hemorroidet, ose venat e fryra në pjesën e poshtme të rektumit, janë një tjetër efekt anësor i zakonshëm i kapsllëkut kronik. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Në bursa energjia u shtrenjtua në 248 euro, Shqipëria e shet me 80 euro

    Lajmi i rradhës

    Si po i djegin rusët kufomat e ushtarëve të tyre nëpër deponi të mbeturinave, për të mbuluar humbjet e tyre?

    Lajme tjera

    Dimri dhe ekzema

    Ekzema, e njohur gjithashtu si dermatiti, është një gjendje e zakonshme inflamatore e lëkurës. Ajo shpesh shoqërohet me…
    Më tepër

    Kruarja e lëkurës

    Shkaktarët e kruarjes së lëkurës janë të shumtë. Ndonjëherë arsyeja mund të jetë shumë e thjeshtë siç janë…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë