Çajra bimorë që duhet të përdorni për tretjen dhe dhimbjet e stomakut

    Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara.

    Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë.

    Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem.

    Në këtë artikull do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun.

    Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.

    Çaji i Nenexhikut

    Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat.

    Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku.

    Një studim i Universitetit të Merilandit, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat.

    Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.

    Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë.

    Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

    Çaji i farave të Koprës

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen.

    Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

    Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

    Çaji i Xhenxhefilit

    Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut.

    Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende.

    Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë.

    Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon.

    Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.

    Çaji jeshil

    Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun.

    Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin.

    Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

    Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit  jeshil në 250 ml ujë.

    Bimët për çajra i blini në farmaci bimore ose në pikat ku shiten produkte bimore organike.

    Lajmi Paraprak

    Escobar: Nuk do të hezitojmë të vendosim sanksione për destabilizuesit e rajonit

    Lajmi i rradhës

    Kryetari i Jegunovcës sulmon fizikisht një person nga Shkupi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë