Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

    Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.

    Zemërimi shpesh është burimi i zgjedhjeve të gabuara, marrëdhënieve të prishura dhe akteve të dhunës.

    Por trauma më e madhe që shkakton zemërimi është pikërisht në organizëm.

    Zemërimi dobëson trurin, sistemin imunitar, tretjen dhe zemrën.

    Hormonet e stresit siç janë adrenalina dhe kortizoli lëshohen me vrull në gjak gjë që shkakton skuqjen e lëkurës, ndjesinë sikur zemra të del nga kraharori dhe rritjen e tensionit të gjakut.

    Këto simptoma i bëjnë njerëzit e prekur nga zemërimi kronik më të predispozuar të vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Rreziku i të përjetuarit një atak në zemër besohet të jetë pesëfish më i lartë në dy orët e para pas një episodi zemërimi.

    Nga ana tjetër, rreziku i goditjes nga ishemia është katër herë më i lartë pas çdo episodi zemërimi, thonë ekspertët.

    Kjo nuk do të thotë se nëse zemëroheni në këtë moment do të pësoni një atak në zemër apo ishemi.

    Megjithatë, rreziku i sëmundjeve koronare si pasojë e zemërimit të shprehur ose jo është tepër i lartë.

    Vetërpërmbajta dhe mos shprehja e zemërimit ka gjithashtu një ndikim të fortë tek zemra thonë mjekët.

    Një qasje më e shëndetshme ndaj zemërimit është identifikimi i arsyeve dhe ndjenjave përpara se të humbisni kontrollin.

    Zemërimi konstruktiv i cili ka të bëjë me shprehjen e ndjenjave në komunikim të drejtpërdrejtë me personin që ka nxitur këtë emocion, është një veprim i shëndetshëm që nuk shkakton probleme me zemrën.

    Emocionet e Tjera Negative Dhe Shëndeti i Zemrës

    Zemërimi nuk është i vetmi emocion që ka një ndikim kaq të fortë tek shëndeti i zemrës.

    Stresi, ankthi, frika dhe depresioni të gjitha lënë nga një gjurmë të painjorueshme në shëndetin e zemrës.

    Emocionet e vazhdueshme negative kanë lidhje të fortë me rrezikun e bllokimit të enëve të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

    Këto emocione rrisin ndjeshëm nivelet e kimikateve që shkaktojnë inflamacion në trup

    Humori i Mirë, Qetësimi Dhe Meditimi Ulin Rrezikun e Sëmundjeve Të Zemrës

    Shkencëtarët thonë se shëndeti i zemrës nuk varet plotësisht tek ushqimi, aktiviteti fizik apo mospirja e duhanit.

    Emocionet pozitive, e qeshura, humori, meditimi dhe marrëdhëniet sociale ndikojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e RMV synon miratimin me procedurë të shpejtuar të Ligjit për kazinotë

    Lajmi i rradhës

    Gjermania thith fuqinë punëtore të RMV-së   

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë