Ky postim në “Fejsbuk” është dëshmi sesi koha vetë i përgenjështron dezinformatat

    Postimi në Fejsbuk të cilin e recensojmë është dëshmi se si vetë koha mund të përgenjështrojë një dezinformatë e cila është krijuar me qëllim që të ndalojë sa më shumë njerëz nga imunizimi kundër Kovid-19, gjegjësisht vaksinimi. Në videon e publikuar në muajin korrik pretendohet se një “politikan” italian informon miken e tij se në tetor do të ndalohet vaksinimi, sot jemi në muajin nëntor ndërkaq vaksinimi kundër virusit korona vazhdon, shkruan Portalb.mk.

    Në faqen “Idealisti” në Fejsbuk autori pretendon se jep një lajm shumë “të mirë” dhe i dezinformon ndjekësit në lidhje me vaksinat kundër virusit korona dhe për këtë ka publikuar një video-incizim që mund ta kishte realizuar kushdo.

    “Në muajin TETOR 2021, pisat do të tërhiqen nga vaksinimi me shtëngim. Personi që flet në kte audio është një politikan italian i cili ësht ke “tava” e punëve të pista dhe po i tregon një mikeshës së vet që të rezistojë deri në tetor sepse BE (institucioni përkatës i medicinës) do të anulojë më në fund vaksinimin me shtërngim” shkruan në postimin që e recensojmë.

    Koha e dëshmoi se ky pretendim rezultoi të mos jetë aspak i vërtetë ndërkaq videoja e cila është e postuar është montazhë e personave të organizuar për shpërndarjen e dezinformatave në lidhje me gjithçka që ka të bëje me pandeminë e virusit korona.

    Përveç kësaj, shumë pak shtete në botë kanë bë vaksinimin të obligueshëm për popullin e tyre, theksojmë se nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk mbështesin vaksnimin me detyrim ndërkaq bëjnë thirrje te qeveritë e shteteve të apelojnë në mënyra të ndryshme deri te popullata për vaksinim.

    Deri tani, masat shtrënguese për të pavaksinuarit janë më të rrepta në Arabinë Saudite dhe Itali.

    Më pas, në këtë postim autori shkruan se nga muaji tetor, i cili tashmë ka kaluar, nga virusi korona njerëzit do të shërohen në atë formë që sipas tij, janë shëruar vipat.

    “Do lejojnë kurat efikase kundër koviçit… ato kura me të cilat vipat e botës u shëruan për 3 ditë. Unë i besoj këtij informacioni sepse e kam dëgjuar edhe nga burime të tjera” thuhet në mes të tjerash në postimin që e recensojmë.

    Deri tani nuk ka ndonjë mënyrë të veçantë dhe të unifikuar në botë për trajtimin e Kovid-19 ndërkaq janë të autorizuara tre ilaçe me të cilat ky virus mund të trajtohet sepse në testimet paraprake, kanë rezultuar të sigurta, efikase dhe efektive, edhe atë:

    • Regkirona (regdanvimab)
    • Reonapreve (casirivimab / imdevimab)
    • Veklury (remdesivir)

    Theksojmë se këto trajtime për Kovid-19 janë të autorizuara për përdorim nga institucionet e Bashkimit Evropian, megjithatë, asnjëra prej tyre nuk guxon të përdoret pa konsultim paraprak me mjekun.

    Meqenëse ende nuk ka një formë specifike dhe të unifikuar për trajtimin e virusit korona, mjekët vendosin për formën e trajtimit të pacientëve bazuar në fotografinë e tyre klinike dhe jo, “vipat” nuk pranojnë ndonjë trajtim specifik për Kovid-19 ndërkaq fatkeqësisht shumë prej artistëve kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me virusin korona.

    Autori i kësaj dezinformate të cilën sipas tij e mbështet në një video vaksinimin kundër Kovid-19 e quan maskarllëk dhe terror sepse sipas tij, ka ekzistuar ilaç për këtë virus por nuk është bë publik.

    “Ps: Nuk e di se si so ta justifikojnë krimin dhe maskarallikun e tyre në këto 20 muaj terror për vaksinimin e miletit me shtërngim – kur kurat paskan qenë dhe unë kam kaq kohë që e them (bazuar tek mendjet e ndritura të shkencës) Unë vrisja mendjen: Pse po ushtrojnë kaq shumë presion për afatin DERI NË SHTATOR?!” shkruan autori i kësaj dezinformate.

    E vetmja mënyrë efikase dhe e sigurt për parandalimin e sëmundjes së rëndë nga virusi korona aktualisht janë vaksinat, nuk është e vërtetë se “ekziston një trajtim” që mbahet i fshehtë gjithë këto muaj dhe kjo është një teori tjetër konspirative.

    Apeli për vaksinim nuk është për “presion” por për të dalë nga kjo situatë sa më shpejtë

    Personat të cilët janë për vaksinim të detyrueshëm – të paktën për disa grupe njerëzish, thonë se kjo do të ishte një ndërhyrje e justifikueshme në lirinë dhe autonominë e njerëzve.

    Kjo për shkak se Kovid-19 është një sëmundje serioze dhe vdekjeprurëse. Deri më tani, me këtë virus janë infektuar më shumë se 250 milionë njerëz në botë ndërkaq jetën e kanë humbur rreth 5 milionë persona ndërkaq masat të cilat synojnë parandalimin e shpërndarjes së virusit kanë shkatërruar jetë njerëzish, duke i lënë ata të urritur dhe me konflikte të ndryshme.

    Ndërkaq siç kanë deklaruar David Cole dhe Daniel Mach nga Unioni Amerikan i Lirive, vaksinimi kundër Kovid-19 është vërtetuar si diçka e sigurt dhe efektive, ndërkaq aktualisht nuk ka ndonjë mënyrë tjetër efektive për të mbrojtur shëndetin publik.

    “Larg kompromentimit të lirive civile, vaksinimi me detyrim në fakt thellon liritë tona civile”, kishte deklaruar Cove dhe Mach në New York Times në shtator. “Ata i mbrojnë më të rrezikuarit nga ne, përfshirë edhe personat me nevoja të veçanta si dhe me sistem imunitar të dobësuar, fëmijët dhe komunitetet tjera që janë goditur fortë nga kjo sëmundje”

    Nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, thonë se nuk përkrahin vaksinimin me detyrim kundër Kovid-19. Nga kjo organizatë kanë deklaruar se aktualisht besojnë që më e mira pës qeveritë në botë aktualisht është të punojnë në fushata të ndryshme për të nxitur vaksinimin.

    “Skemat e tilla si vaksinimi me detyrim në këtë kohë do të ishin kundërproduktive!, tha Dicky Budiman, epidemiolog indonezian nga OBSh-ja. “Kur njerëzit kanë atë që ne tash e quajmë teori konspirative, ata kanë mosbesim dhe keqkuptime, këto masa, vetëm do ti forconin këto teoritë e tyre”.

    Kjo është arsyeja se pse, nga OBSh-ja, thonë se vaksinimi me detyrim mund të merret parasysh vetëm kur qeveritë veçse kanë bë të gjitha përpjekjet për të adresuar shqetësimet e atyre që refuzojnë të vaksinohen dhe të bëhen analiza në qoftë se mos vaksinimi i tyre do të rrezikonte serizoisht shëndetin e të tjerëve.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Conte e do Vidalin te Tottenhami?

    Lajmi i rradhës

    Në vaksinën kundër Kovidit nuk ka Ebola

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë