Nuk është e vërtetë që të gjitha gratë që kanë marrë pjesë në testimet klinike për vaksinën Pfizer kanë pësuar abort spontan

    Në botë ka një normë të zakonshme të aborteve. Ato ndodhin pa vaksinim ose me vaksinim, pra pavarësisht nga statusi i vaksinimit të gruas. Një numër i caktuar i aborteve të tilla në mbarë botën kanë  ndodhur edhe para se të ekzistonte një vaksinë kundër Kovid-19, shkruan Vërtetëmatësi.

    Рo recenzojmë një postim në Facebook  në të cilin thuhet se janë zbuluar të dhëna të kompanisë Pfizer në të cilat shihet se të gjitha gratë shtatzëna që ishin kanë parrë pjesë në testimet klinike për vaksinën kanë pësuar abort spontan.

    Si pjesë e postimit është shpërndarë edhe një tekst nga uebfaqja Kollovrt, i cili gjatë gjithë fushatës së vaksinimit bën fushatë kundër zbatimit të tij. Teksti konkret që po e recenzojmë i referohet një dokumenti të Pfizer të datës 21 shkurt të vitit 2021, i cili është një аnalizë kumulative e efekteve anësore të vaksinës pas miratimit të saj.

    Mirëpo, në tekstin që po e recenzojmë, duke manipuluar të dhënat nga analiza, përhapet një dezinformatë që vaksinën që në fazën fillestare, para miratimit, e paraqet si vrasëse të foshnjave të grave shtatzëna dhe atë tek 100 % e rasteve.

    Cilat janë faktet dhe ku është bërë manipulimi në fjalë?

    Në botë ka një normë të zakonshme të aborteve. Ato ndodhin pa vaksinim ose me vaksinim, pra pavarësisht nga statusi i vaksinimit të gruas. Një numër i caktuar i aborteve të tilla në mbarë botën kanë  ndodhur edhe para se të ekzistonte një vaksinë kundër Kovid-19. Të dhënat nga klinika e njohur Mayo në Shtetet e Bashkuara tregojnë se 10 deri në 20 përqind e shtatzënive përfundojnë me abort.

    Por shifrat reale janë ndoshta më të larta, sepse shumë aborte ndodhin shumë herët në fillim të shtatzëni, para se ta kuptoni se jeni shtatzënë, shkruan në uebfaqen e Klinkës Mayo.

    Manipulimi i dytë në tekstin që po e recenzojmë janë ato 238 shtatzëni për të cilat nuk është raportuar asnjë rezultat. Autori i paidentifikuar i tekstit i paraqet ato si të parëndësishme dhe i përjashton nga statistikat, për të paraqitur informacione të rreme dhe tronditëse se 100 përqind e foshnjave kanë vdekur si pasojë e abortit spontan në tre muajt e parë të shtatzënisë. Ky është një manipulim sepse është e mundur që ato 238 foshnjat për të cilat nuk është raportuar asnjë rezultat të jenë gjallë dhe mirë dhe kjo të jetë arsyeja e mospërfshirjes së tyre në statistikat, sepse do e ulte shkallën e aborteve nën 10 përqind në mostrën prej 270 shtatzënave.

    Përveç kësaj, as në raportin e Pfizer dhe as në tekstin që po e recenzojmë nuk është e mundur të vërtetohet një lidhje shkak-pasojë mes vaksinës dhe abortit. Siç thamë tashmë, ekziston një shkallë e abortit që është e zakonshme, pra ajo ekziston pavarësisht nga statusi i vaksinimit të nënës.

    Sipas doktor Denise Jamieson, kryetare e Departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Universitetin Emory, ka prova që vaksina mARN nuk shkakton aborte spontane.

    Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve, Kolegji amerikan i gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe Shoqata e mjekësisë fetale rekomandojnë vaksinimin e grave shtatzëna kundër Kovid-19.

    Edhe pse të dhënat janë të kufizuara, Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve gjithashtu  pohon se shkencëtarët nuk kanë konstatuar një rrezik të shtuar nga aborti tek shtatzënat që kanë pranuar vaksinën mARN në fillimet e shtatzënisë ose para se të mbeten shtatzënë.

    Doktor Еmily Miller, profesoreshë e gjinekologjisë dhe obstetrikës në Universitetin Northwestern thotë se nuk ka dëshmi që vaksina shkakton aborte spontane.

    Një analizë nga muaji gusht i vitit 2021 nga Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve ka përfshirë 2500 gra shtatzëna që kanë pranuar vaksinën mARN para javës së 20-të të shtatzënisë. Studiuesit kanë konstatuar një shkallë të aborteve prej 13 përqind, e cila është e ngjashme me shkallën e pritshme të aborteve tek popullata e përgjithshme.

    Aborti spontan është relativisht i shpeshtë, tek 11 deri në 16 përqind të shtatzënive. Shkalla e aborteve pas vaksinimit kundër Kovid është në të njëjtin diapazon, thotë Dr. Eva Presman, kryetare e Departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Universitetin e Rochester.

    Për shkak të të gjithë informacioneve të lartpërmendura, ne vlerësojmë se nuk është e vërtetë që 100% e grave shtatzëna në testimet klinike të Pfizer kanë pësuar abort spontan. Në tekstin që po recenzojmë, statistikat janë manipuluar në atë mënyrë që një pjesë e madhe e mostrës së ekzaminuar është përjashtuar dhe për të nuk janë raportuar efekte anësore (238 shtatzëni) dhe ajo mostër paraqitet si inekzistente, me qëllim që të rritet përqindja e aborteve spontane të supozuara në 100 përqind. Vaksinimi i grave shtatzëna rekomandohet nga të gjithë profesionistët mjekësorë dhe testet e kryera nga autoritetet mjekësore tregojnë për përfitimet e vaksinimit tek gratë shtatzëna, të cilat janë më të rrezikuara nga komplikimet nëse infektohen me Kovid-19.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e vërtetë që seri të ndryshme të Pfizer kanë përbërje të ndryshme

    Lajmi i rradhës

    Vaksinat mARN nuk ndikojnë në ngjyrën e qumështit të gjirit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë