Vaksinat kundër Covid-it nuk përmbajnë helme

    Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Para aplikimit të tyre, janë bërë një sërë testesh të cilat treguan se përfitimet e vaksinës janë shumë më të mëdha se efektet anësore. Përbërësit e të gjitha vaksinave të administruara në Maqedoninë e Veriut mund të lexohen në faqen zyrtare të vaksinimit në vend, shkruan Vërtetmatësi.

    Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se vaksinat janë toksike. Edhe pse lloji i vaksinës nuk është treguar në mënyrë eksplicite, përsëri, për shkak të dezinformatave që qarkullojnë nga qarqet antivaksere sipas të cilave vaksinat kundër Kovid-19 janë toksike, dhe për shkak të kontekstit të imunizimit masiv kundër Kovidit, mund të konkludohet se në postim aludohet në këto vaksina.

    Megjithatë, nuk është e vërtetë që vaksinat kundër Kovidit përmbajnë helm. Në të kaluarën, në shumë raste të ndryshme pretendohej se “helmi” vjen nga vende të ndryshme, për shembull, se vaksinat përmbajnë helm nga gjarpri me zile, por edhe se proteina spike që krijohet pas injektimit të dozës është burimi i ” helmit”.

    As njëra e as tjetra nuk është e saktë.

    Në fillim, për enzimën e gjarprit me zile. Është bërë një studim shkencor, i cili ka treguar se sa e rëndë do jetë sëmundja Kovid-19 do varet nga një enzim i cili merr pjesë në reagimin e trupit ndaj inflamacionit. Mirëpo, ky enzim nuk gjendet në vaksina, e kjo gjë nuk është thënë as në studimin në fjalë.

    Shkencëtarët në Universitetin Stony Brook në Arizona kanë zbuluar se një enzimë e quajtur fosfolipaza A2 e grupit IIA (e njohur edhe si sPLA2-IIA) mund të jetë faktori më i rëndësishëm në parashikimin se cilët pacientë me formë të rëndë të kovirusit mund të mos e mundin atë.

    Enzima sPLA2-IIA është e ngjashme me atë që gjendet në neurotoksinën e gjarprit me zile dhe mund të shkatërrojë membranat qelizore. Tek individë të shëndetshëm, kjo enzimë është e pranishme në përqendrime të ulëta, sepse është një mbrojtje kryesore kundër infeksionit bakterial. Por në përqendrime të larta, enzima e aktivizuar mund të shkatërrojë membranat e organeve vitale, thotë  Floyd Chilton, autor i studimit.

    Me fjalë të tjera, ajo enzimë përpiqet të vrasë virusin, por në një moment të caktuar lirohet në përqendrime aq të larta saqë gjërat fillojnë të shkojnë në drejtim të kundërt, duke shkatërruar membranat qelizore të pacientit dhe duke kontribuar kështu për dështimin e organeve dhe vdekje, thekson ai.

    Tek njerëzit e shëndetshëm nivelet e sPLA2-IIA janë gjysmë nanogram për mililitër gjak, por studimi zbuloi se infeksioni me Kovid-19 ishte fatal për 63 përqind të pacientëve me pasqyrë të rëndë të Kovid-19 dhe nivel të sPLA2. -IIA të barabartë me ose më të lartë se 10 nanogram për mililitër gjak.

    Kjo enzimë nuk gjendet në vaksinë, por studimi u keqpërdor për ta shpërndarë  këtë pretendim!

    Dezinformatën se në vaksinat kundër Kovidit ka helm e aktualizoi edhe mjeku kanadez Bihram Bridle në këtë videomaterial .

    Prej kohësh e dimë që proteina spike është një toksinë që është e dëmshme dhe mund të shkaktojë dëme nëse hyn në organizëm. Tani kemi prova që vaksinat që e bëjnë trupin tonë të prodhojë proteina spike, domethënë, vaksina dhe proteina më pas hyjnë në qarkullim në organizëm. Proteina spike më pas lidhet me qelizat dhe mund të shkaktojë mpiksje gjaku ose gjakderdhje, thotë Bridle në prezantimin e tij.

    Ky pretendim është dezinformatë për dy arsye. E para, proteina spike që prodhohet në trup pas vaksinimit nuk është e njëjtë me atë të koronavirusit. E dyta, edhe sikur të ishte i njëjtë, është në doza shumë, shumë më të vogla se ato të koronavirusit. Më shumë rreth kësaj mund të lexoni në këtë link.

    Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe të zhvilluara në platforma të sigurta. Para aplikimit të tyre, janë bërë një sërë testesh të cilat treguan se përfitimet e vaksinës janë shumë më të mëdha se efektet anësore.  Për përbërësit e të gjitha vaksinave të administruara në Maqedoninë e Veriut mund të lexoni në faqen zyrtare të vaksinimit në vend.

    Për më tepër, qarqet antivaksere kanë përhapur dezinformata se vaksina përmban përbërës të tillë si oksidi i grafenit ose luciferaza, për të cilët thuhet se janë toksike për trupin e njeriut. Edhe kjo rezultoi e pavërtetë.

    „Associated Press“ dhe shërbimi i tyre për verifikimin e fakteve shkruan se luciferaza është një term i përgjithshëm për një grup enzimash që shkaktojnë oksidimin e kimikateve të quajtura luciferin, të cilat prodhojnë dritë të dukshme. Enzima ndërvepron me luciferinën e insekteve (xixëllonjat), duke i bërë ato të ndriçojnë.

    Fjala luciferazë i ka rrënjët në fjalën latine Lucifer, që do të thotë “bartës i dritës”. Edhe pse enzima luciferaza ka një emër të ngjashëm me “djallin – mishërimi i së keqes në shumë histori fetare”, e vetmja lidhje midis luciferazës dhe Luciferit është në bazën e emrave të tyre.

    „Associated Press“ shton se luciferaza nuk gjendet si një përbërës në vaksinat kundër Kovid-19, por se enzima përdoret në disa studime për Kovid-19, sepse vetia e saj për të lëshuar dritë mund t’i ndihmojë shkencëtarët t’i ndjekin vizualisht vaksinat dhe viruset që ndikojnë te qelizat. Në Univerzitetin në Teksas, luciferaza ndihmon në përshpejtimin e diagnostikimit të Kovid-19, sepse i lejon studiuesit të shohin praninë e antitrupave më shpejt sesa me metoda të tjera.

    Edhe Reuters shkruan se asnjë nga vaksinat të cilat administrohen kundër Kovid-19 nuk përmban luciferazë.

    Edhe në uebfaqen zyrtare të vaksinimit në vend, ku janë shënuar përbërësit të gjithë vaksinave të cilat administrohen në Maqedoninë e Veriut, nuk ka luciferazë si përbërës.

    As oksidi i grafenit nuk është në listën e përbërësve të vaksinës kundër Kovid-19.

    Për shkak se kompania kryesore që është akuzuar pa bazë në ndonjë provë kimike apo mjekësore se oksidi i grafenit është i pranishëm në vaksina është Pfizer, ata kanë dalë dhe zyrtarisht i kanë mohuar këto dezinformata. Një zëdhënës i Pfizer për Associated Press tha se vaksina e tyre nuk përmban oksid të grafenit.

    Për shkak të gjitha fakteve të mësipërme, konsiderojmë se nuk është e vërtetë se në vaksinat kundër Kovidit ka helm siç pretendohet në mënyrë të rreme në postimin që po e recenzojmë.

    Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

    Lajmi Paraprak

    Covid-19 nuk është gënjeshtër, por një sëmundje e rrezikshme

    Lajmi i rradhës

    Dyshja Putin-Xi Jinping po e fut Biden në një luftë me dy fronte, të cilën ai s’mund ta fitojë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë