Faktori që ndikon në shtimin në peshë

    Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të rriturve por edhe të të vegjëlve.

    Një studim thotë se mbipesha dhe obeziteti kanë një ndikim të fortë në tru.

    Kur njeriu, i madh apo i vogël, është obez, në trurin e tij nxitet një reagim inflamator që motivon ushqyerjen pa karar dhe të keqe, e cila më pas rrit predispozitën e një shëndeti të ligë në të ardhmen.

    Thënë shkoqur , nëse që fëmijë njeriu mësohet të hajë me tepri, kur të rritet, truri do e nxisë të ushqehet me të njëjtat ritme, frekuencë dhe intenstitet.

    Studiuesit janë të alarmuar për faktin se obeziteti tek tek fëmijët është katërfishuar në 40 vitet e shkuara, sepse sipas tyre, sa më obezë të jenë njerëzit në fëmijëri, aq më problematik do të jetë shëndeti i tyre.

    42 përqind e shqiptarëve janë mbi peshë

    Në vitin 2015, sipas OBSH-së, 30 përqind e popullsisë së globit rezultuan obezë dhe mbipeshë

    Ndërkohë, analizat mjekësore të 122,000 personave në vendin tonë të kryera gjatë periudhës Janar-Mars 2019, treguan se 33% e tyre ishin obezë dhe 42% ishin mbipeshë.

    Studime të shumta kanë treguar se sa më i lartë të jetë indeksi i masës trupore aq më të larta janë gjasat që njeriu të vuajë nga shumë sëmundje të ndryshme.

    Këtu përfshihen:  sëmundjet e zemrës, problemet me gjumin, diabeti, tensioni i lartë.

    Për këtë arsye, shumë shoqata dhe organizata kanë kërkuar njohjen e obezitetit si një sëmundje kronike.

    Përse obezët e kanë të vështirë të humbasin në peshë

    Të dhënat tregojnë se sa më gjatë të jetë obez ose mbipeshë njeriu aq më të vështirë do ta ketë të humbasë kilogramët e tepërt.

    Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org tregoi se sa më shumë depozita dhjamore të ketë njeriu aq më e vështirë do të jetë humbja e tyre.

    Kjo ndodh për shkak të një proteine të njohur si sLR11.

    Kjo proteinë prodhohet gjatë pranisë së depozitave të dhjamit dhe bllokon aftësinë e trupit për të djegur yndyrnat. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Shumë ligje të pamiratuara në vitin 2022 në RMV

    Lajmi i rradhës

    Perimet më të freskëta dhe të shijshme të janarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë