Fëmija juaj ka filluar të shkojë në kopsht dhe vazhdimisht është i sëmurë?!

    Është mirë, sepse forcojnë imunitetin

    Nëse fëmija juaj ka filluar të shkojë në kopsht apo në shkollë dhe shpesh kthehet në shtëpi i ftohur, ekspertët thonë që nuk duhet të shqetësoheni. Aq më tepër, mund të jetë e dobishme për ta.

    Pediatrit thonë që infeksionit siç janë: gripi, ftohja dhe inflamacioni i veshëve është krejtësisht e zakonshme për moshën e fëmijës, posaçërisht në vitin e parë të jetës.

    Fëmijët e moshës parashkollore mesatarisht mund të kenë edhe deri në tetë ftohje brenda një viti, ndërsa te ata të moshës shkollore numri ulet pak, andaj mesatarisht ftohen pesë herë në vit, transmeton Telegrafi.

    Sado që të jetë e rëndë periudha kur fëmija juaj është i ftohur, ekspertët ju japin lajme të mira.

    Sëmundjet të cilat fëmija i sjell nga kopshti apo shkolla janë krejtësisht normale, madje edhe të dobishme.

    Infeksionet janë pjesë normale e forcimit të imunitetit, andaj ne të rriturit jemi më rezistues sepse në moshën më të re kemi kapërcyer sëmundje të caktuara. Pra, vetëm duke u sëmurë, fëmijët fitojnë imunitet dhe sistemi i tyre imunitar bëhet më i fortë.

    Në muajt e vjeshtës dhe të dimrit, mundësia që një fëmijë nga mosha një deri në tre vjeç të sëmuret me infeksione virale të sistemit të frymëmarrjes është veçanërisht e lartë. Simptomat zakonisht zhduken brenda pak ditësh, kështu që fëmija mund të kthehet në kolektiv.

    Në rastin e gripit në të cilin fëmijët kanë një pasqyrë klinike pak më të rëndë, është e rëndësishme të monitorohet temperatura dhe nëse, përveç simptomave klasike të ftohjes, kanë simptoma të tilla si dhimbje muskujsh dhe kyçesh.

    Edhe pse nuk mund ta parandaloni shfaqjen e sëmundjes, ekzistojnë disa mënyra me ndihmën e të cilave mund të pakësojmë mundësinë e shfaqjes së sëmundjes. Sekreti qëndron në adoptimin e zakoneve të shëndetshme tek fëmijët dhe prindërit kanë një rol kyç në këtë.

    Mësoni fëmijën tuaj të lajë duart rregullisht, të shmangë ndarjen e lodrave apo enëve të ushqimit me fëmijët e tjerë, siguroni atij aktivitete të rregullta, por edhe gjumë të mjaftueshëm. E gjithë kjo forcon imunitetin e saj natyror, duke e bërë atë më rezistent ndaj viruseve. 

    Lajmi Paraprak

    Kylian Mbappe do të vendosë një rekord të ri për fitime në vitin 2023

    Lajmi i rradhës

    Ngrohja qendrore në Spitalin infektiv nuk është lëshuar fare që kur ka nisur sezoni i ngrohjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë