Fryrja e trupit nga kripa e tepërt – Mënyra natyrale si ta largoni nga organizmi

    Ditët kur zgjoheni të rënduar dhe me sy të fryrë, me siguri që ju kanë ndodhur të paktën një herë në jetë.

    Nëse përjetoni shpesh sy të fryrë, duar apo këmbë të rënduara kjo mund të ketë disa arsye duke filluar që nga mbipesha apo alergjitë.

    Në rastet kur nuk vuani nga ndonjë alergji, me siguri shkaku kryesor është sasia e madhe e kripës që ngec në trup nga ushqimet.

    Fryrja e trupit

    Kur konsumoni ushqime shumë të kripura dhe nuk pini mjaftueshëm ujë, qelizat tuaja do të kenë tendencën të humbasin balancën e tyre.

    Konsumimi i sasive të mëdha të kripës mund t’a detyrojë trupin të akumulojë edhe sasi të mëdha uji brenda në organizëm.

    Kjo është ndër arsyet kryesore të përjetimit të ndjesisë së fryrjes dhe rëndesës.

    Uji që trupi mbledh është në fakt një burim për të parandaluar dehidratimin kundrejt sasisë së kripës së konsumuar.

    Për këtë arsye do të ndiheni më të fryrë dhe më të mbushur për një kohë të gjatë.

    Fryrja e syve

    Nëse e konsumoni kripën me shumicë ju do të keni simptoma të syve të fryrë dhe të rënduar.

    Gjithashtu mungesa e kaliumit mund t’ju shkaktojë rrathë të zinj poshtë syve.

    Prandaj bëni kujdes të balanconi sa më shumë dietën tuaj.

    Si t’a largoni nga organizmi

    Nëse përjetoni të gjitha këto simptoma reduktimi i kripës nga ushqimet do të ishtë zgjidhja më e mirë.

    Konsumoni ujë

    Nëse konsumoni rreth 400 mg kripë do t’ju duhen rreth 4 gota ujë për ta nxjerrë atë tërësisht nga trupi.

    Siç përmendem edhe më lart uji është një ndër mënyrat më të shpejta për të pastruar trupin nga çdo toksinë.

    Ndaj konsumimi sa më shumë i ujit do t’ju ruajë nga efektet anësore që ky mineral ka në trup.

    Mesatarja e konsumimit të ujit në një ditë për një të rritur është 8 – 10 gota.

    Ushqime të pasura me ujë

    Ndonjëherë konsumimi i 12 gotave me ujë në ditë mund të jetë i vështirë AgroWeb.org ju këshillon edhe disa mënyra të tjera.

    Për të zëvëndësuar një pjesë të sasisë së ujit që duhet të konsumoni, sigurohuni të fusni në dietën tuaj ushqime të pasura me të.

    Ndër to një zgjedhje e sigurt dhe e shëndetëshme do të ishin gjithnjë frutat dhe perimet.

    Kryesisht përimet jeshile si sallata, kastraveci, lakra, specat apo edhe mollët.

    Tek frutat ndër më të njohurit për sasinë e ujit që përmban sigurisht është shalqini, portokallet apo luleshtrydhet.

    Ushqimet e pasura me kalium janë gjithashtu një aleat i mirë në këtë rast këtu përmendim bananet, spinaqi, brokoli, patatet.

    Sigurohuni të konsumoni shumë fruta, perime dhe ujë çdo ditë për të nxjerrë çdo toksinë nga trupi juaj.

    Për një guidë më të saktë rreth sasisë së ujit që një person duhet të konsumojë në një ditë dhe simptomave të dehidratimit lexoni këtu./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Hithra me limon, trajtimi natyral kundër anemisë

    Lajmi i rradhës

    Eksperti amerikan: Veriu dobësoi Kosovën, trimëroi Serbinë, përfitoi Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë