Kumbullat e thara, vlerat për një trup të shëndetshëm

    Kumbullat e thara, jo vetëm që janë shumë të shijshme, por edhe për tejkalimin e disa problemeve shëndetësore.

    Ato janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale që i bëjnë mirë trupit.

    Mund të përmendim këtu vitaminat A, C, B1, B2, B3, B6, B9, B12, K, apo fibra, kalium, magnez, mangan, fosfor, hekur dhe zink.

    Të shëndetëshme për sistemin tretës

    Fibrat që gjenden tek kumbullat e thara kanë aftësi për të parandaluar kapsllëkun, duke shmangur krijimin e hemorroideve.

    Ndërkohë, fibrat e patretshme shërbejnë për të siguruar ushqim për bakteret e mira për të siguruar shëndetin e sistemit tretës.

    Ulin Kolesterolin

    Fibrat e kumbullave të thara, sipas provave mjekësore, raportohet se kanë veti të ulin kolesterolin.

    Acidet që ato prodhojnë, ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak dhe për më tepër, fibrat e tretshme gjithashtu mund të ulin kolesterolin e prodhuar nga mëlçia.

    Janë të pasura me Antioksidantë

    Këto kumbulla përmbajnë substanca unike të quajtura acide klorogjene dhe neoklorogjene, të klasifikuara si fenole.

    Fenoli është një lloj antioksidanti që është treguar i efektshëm në neutralizimin e radikalëve të lira e të dëmshëm, të cilat janë përgjegjëse për zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme.

    Mbrojnë zemrën

    Ky produkt është një burim i mirë i kaliumit, një elektrolit, që ndihmon në funksione të ndryshme jetësore të trupit.

    Kaliumi ndihmon trupin në mënyra të ndryshme duke përfshirë mbajtjen e një ritmi normal të zemrës dhe uljen e presionit të gjakut, i cili mund të zvogëlojë më tej rrezikun e goditjes në tru.

    Por ajo që është më interesante është se ato përmbajnë antocianinë, që mund të mbrojë nga formimi i qelizave turmoriale.

    Ndihmojnë në trajtimin e Osteoporozës

    Kumbullat e thara janë një burim i rëndësishëm i mineralit bor. Ky mineral ndikon në ndërtimin e kockave dhe muskujve të fortë, por gjithashtu ndihmon edhe në përmirësimin e mprehtësisë mendore dhe koordinimit të muskujve.

    Një studim i Universitetit Shtetëror të Floridës, provoi se këto fruta mund të parandalojnë humbjen e densitetit të kockave tek gratë me prirje ndaj osteoporozës./AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    BE-ja prezanton pakon e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

    Lajmi i rradhës

    Për dy javë Kosova importoi rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga një shtet arab

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë