Si të hiqni dorë nga sheqeri në kafe dhe çaj

    Në ditët e sotme ku sheqeri është i pranishëm në çdo lloj ushqimi të procesuar ose jo, varësia ndaj tij është thuajse e pashmangshme.

    Gjithçka bëhet më e vështirë kur vjen puna tek limitimi i sasive të sheqerit që marrim “me dashje” në pijet e përditshme.

    Kjo është një sfidë shumë e vështirë dhe e nevojshme, duke marrë parasysh të gjithe problemet shëndetësore që lidhen me sheqerin.

    Nuk jetoni dot pa ëmbëlsuar kafenë apo çajin? AgroWeb ju jep 3 këshilla të shpejta se si të fitoni pavarësinë!

    “Sheqeri është kaq i dëmshëm dhe ju mund të mos jeni as të vetëdijshëm sa shumë po konsumoni” thonë ekspertët. Ja se çfarë sugjerojnë ata që të bëni për të ulur konsumin e tij pa e bërë kafen apo çajin më pak të shijshëm:

    Përllogatisni veset tuaja

    Duhet të jeni të vetëdijshëm për sasinë e sheqerit apo ëmbëlsuesve të tjerë që përdorni gjatë ditës. Duhet të jeni të sinqertë me vetën e të kuptoni se ku qëndroni me konsumin e tij nëse kërkoni ndryshim.

    Reduktoni përdorimin e ëmbëlsuesve në mënyrë graduale

    Nëse e konusmoni kafen më shumë sheqer, t’i ushtroni vetes presion nuk është e nevojshme. Fillojeni procesin duke përgjysmuar sasinë e tij gjatë javës së parë. Vazhdoni reduktimin duke përgjysmuar sasinë javë pas jave.

    Eksperimentoni

    Nëse reduktimi i ëmbëlsuesve në 0% do ju privonte nga kënaqësia e të pirit kafe apo çaj nuk është e nevojshme t’ja bëni vetes këtë. Mjafton të reduktoni përdorimin e tyre  sa më shumë të jetë e mundur.

    Sado sasi të reduktoni është një fitore më shumë për ju dhe duhet të vetëlavdëroheni! Gjatë rrugës eksperimentoni me mënyra të reja që mund t’ju ndihmojnë, si për shembull të pini një lloj kafeje që ka kokrra më pak të pjekura dhe shije më të lehtë.

    Lajmi Paraprak

    Mënyra si të dalloni se mishi i viçit ka cilësi të lartë

    Lajmi i rradhës

    DASh: Korrupsioni qeveritar dhe dhuna me bazë gjinore, ndër çështjet kyçe në fushën e të drejtave të njeriut në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë