Si të mbroheni nga pesticidet te frutat dhe perimet 

    Në ditët e sotme shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj pesticideve dhe toksinave janë të larta.

    Ndikimi në shëndet i pesticideve është krejt në varësi të kimikatit të përdorur tek frutat dhe perimet, niveli  dhe kohëzgjatja e ekspozimit.

    Edhe pse shpesh pesticidet janë të domosdoishme për produktet bujqësore, duhet të tregoni kujdes.

    Sipas ekspertëve, fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse trupat e tyre të vegjël janë një shënjestër më e lehtë e toksinave.

    Për më tepër, ata janë të ekspozuar ndaj dyshemeve të ndotura ku zvarriten dhe mësojnë të ecin, tapeteve ku qëndrojnë ulur  e lodrave që mund të fusin në gojë.

    Lexoni me kujdes rekomandimet e listuara nga AgroWeb.org. për të kufizuar ekspozimin e familjes suaj ndaj pesticideve.

    Zgjidhni frutat dhe perimet e duhura

    Frutat dhe perimet janë pjesë e pandashme e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

    AgroWeb.org këshillon të mundoheni të hani më shumë fruta dhe perime organike.

    Nga ana tjetër, larja ose qërimi i lëkurës së frutave dhe perimeve mund të largojë disa prej pesticideve të përdorura.

    Në të njëjtën kohë, heqja e dhjamit nga mishi mundet gjithashtu të eliminojë shumë pesticide.

    Ushqimet më të ndotura me pesticide

    Sipas ekspertëve të ushqimit, më të ndotura me pesticide janë:

    • Luleshtrydhet,
    • Spinaqi,
    • Nektarinat,
    • Mollët,
    • Pjeshkët,
    • Rrushi,
    • Qershitë,
    • Dardhat,
    • Domatet,
    • Selinoja,
    • Patatet,
    • Specat

    Ushqimet më pak të ndotura me pesticide

    Ekspertët kanë identifikuar produktet e mëposhtme si më pak të ndotura me pesticide.

    Bëhet fjalë për:

    • Avokadon,
    • Misrin e ëmbël
    • Lakrën,
    • Qepët,
    • Bizelet,
    • Shpargun,
    • Patëllxhanin,
    • Kivin,
    • Pjeprin,
    • Lulelakrën,
    • Brokolin

    Burime të tjera të pesticideve

    Pesticidet gjenden me shumicë edhe në solucionet kundër insekteve, ndotësve të ambientit, produkteve të kopshtarisë dhe të kafshëve shtëpiake.

    Njerëzit që punojnë në bujqësi  dhe fëmijët e tyre janë shumë herë më të prekur nga pesticidet.

    Ata rekomandohen të veshin rroba me mëngë të gjata dhe kapele kur punojnë në bujqësi.

    Ata duhet të lajnë duart mirë me ujë të bollshëm përpara ushqimit, përdorimit të banjës apo celularit.

    Rrobat e përdorura në punët e kopshtarisë ose bujqësisë duhen larë veçmas nga rrobat e tjera.

    Lexoni këtu disa mënyra për pastrimin e frutave dhe perimeve nga kimikatet./AgroWeb/

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

    Burimi: U.S. National Library of Medicine

    Lajmi Paraprak

    Kompanitë ankohen se nuk kanë punëtorë, ndërsa në Entin e Punësimit në Tetovë mijëra persona presin punësim

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të hajë një grua për mëngjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë