Luhatjet që ndodhin në trupin tuaj kur ushqeheni shëndetshëm

    Këshilla e parë e shëndetit të mirë është padyshim ushqimi i mirë.

    Këtu nuk flasim vetëm për shijen, por për ruajtjen e të gjithë vlerave ushqyese të tyre dhe përpunimin sa më të pakët gjatë procesit të gatimit.

    Ndonëse ju mund ta dini këtë, lista e vetive të mira dhe luhatjet që ka  trupi juaj gjatë ushqyerjes së shëndetshme vlen të memorizohet.

    Si reagon trupi?

    Ushqyerja e shëndetshme siç përmendëm edhe më lart, përfshin konsumimin e ushqimeve të pa modifikuara gjenetikisht, pa vajra të hidrogjenizuar, pa gluten, karbohidrate dhe me një balancë yndyrnash e fibrash.

    Çdo gjë tjetër që nuk bën pjesë në këto grupe, konsiderohet e shëndetshme dhe fitim prurëse për shëndetin.

    Kur ta keni nisur këtë regjim me siguri do të vini re disa luhatje në organizëm, të cilat j’ua rendisim më poshtë.

    Java e parë

    Të gjithë këto shenja sipas ekspertëve do të ndodhin vetëm javën e parë të nisjes së regjimit të shëndetshëm ushqimor.

    Së pari niveli i shëqerit në gjak do të ulet e ngrohet në nivele të ndryshme për shkak të ndryshimit.

    Kjo ndodh veçanërisht nëse keni konsumar shumë ushqim të pashëndetshëm kohët e fundit.

    Si rrjedhojë mund të keni neps të shtuar për ushqime të caktuara duke qenë se niveli i sheqerit në gjak dhe prodhimi i insulinës nuk janë në normal.

    Problemet me gjumit janë një tjetër luhatje që mund të shkaktojë largimi i menjëhershëm i ushqimeve që konsiderohen të pa shëndetshme.

    Veçanërisht nëse e gjeni veten shpesh zgjuar nga ora 1 deri në 3 të mëngjesit.

    Pas kalimit të ditëve të para do të ndiheni më të lehtë, për shkak të largimit të ujrave nga trupi juaj.

    Kështu do të filloni detoksin natyral, për shkak se ju po konsumoni më shumë amino acide nga frutat dhe fribra.

    Do të jeni më të qartë mendërisht për shkak të ushqimit të shëndetshëm, mineraleve dhe vitaminave që po merrni.

    Java e dytë

    Nepsni me shumë mudnësi do të vazhdojë edhe javën e dytë, pasi sheqeri në gjak sapo nis të normalizohet.

    Nga ana tjetër do të ndjeni se trupi juaj po i tret më mirë e më shpejt ushqimet dhe ndiheni shumë më energjik.

    Detoksi do të vazhdojë edhe në vijim, por me siguri që në këtë pikë do të filloni të ndiheni më mirë fizikisht e mendërisht.

    Gjithashtu do të humbisni në peshë në një mënyrë më të dukshme e të shëndetshme.

    Java e tretë

    Në javën e tretë nivelet e sheqerit në gjak do të jenë shumë më të përmirësuara dhe me siguri nuk do të rriten nëse vazhdoni me regjimin tuaj të ushqimeve të shëndetshme.

    Do të ndiheni më të shëndetshëm, hormone do të jenë në balancë dhe ndjeshmëria ndaj insulinës do të rritet.

    Nepsi për ushqimet do të bjerë, po ashtu edhe pesha e tepërt duke ju bërë të ndiehni më të lehtë.

    Kthjellësia e mendjes do të nisë rreth ditës 21, kur sensi i mirëqenies tek ju është rritur javë pas jave.

    Java e katërt

    Në javën e katërt masa muskulare dhe kilogramët e tepërt do të fillojnë të bien.

    Do të ndiehni më energjik, hormone dhe organizmi do të jenë në balancë.

    Tretja, stomaku dhe sistemi juaju imuniatr do të punojmë shumë më mirë.

    Në këtë pikë mund të filloni edhe me konsumimin e  ndonjë ushqimi të ndaluar, por të preferuar për ju në ditë të caktuara të javës./Agroweb/

    Lajmi Paraprak

    Nuk është e vërtetë që së shpejti vaksinimi do të ndërpritet në mbarë botën

    Lajmi i rradhës

    Adoleshentët që rrinë zgjuar deri vonë janë të rrezikuar nga problemet shëndetësore, duke përfshirë diabetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë