Çfarë ndihmon për të mos ngelur shenja nëse digjeni

    Nëse aksidentalisht jeni djegur me hekur apo ju është derdhur kafeja e nxehtë, duhet të vraponi menjëherë për në kuzhinë për të ndjekur disa trajtime në mënyrë që të mos mbeten shenja nga djegia.

    Uji i ftohtë

    Për të shmangur përhapjen e plagës, lëreni zonën e djegur në ujë të ftohtë për disa minuta. Ju mund të aplikoni edhe një qese me akull në zonën e djegur. Bëjeni shpesh gjatë orëve të para derisa t’ju lehtësohet dhimbja.

    Lëng qepe

    Sulfuri dhe kurecetina e gjendur tek qepët largon shenjat dhe qetëson dhimbjet. Përdorni qepë të freskëta dhe aplikojeni lëngun në zonën e djegur. Bëjeni këtë disa herë në ditë.

    Aloe Vera

    Aloe Vera trajton djegiet aksidentale dhe djegiet nga dielli, ka veti natyrale antiseptike, qetëson dhimbjet dhe shëron indet. Aplikoni xhel aloe Vera në zonën e djegur.

    Patate e gjallë

    Patatet kanë veti qetësuese dhe anti-irrituese, të cilat largojnë dhimbjet dhe dhe pakësojnë shanset që të bëhen flluska nga djegia. Prisni një fetë patate dhe aplikojeni në zonën e djegur.

    Mjaltë

    Kur aplikohet në zonat e djegura, mjalti largon lëngjet nga indet. Kjo bën që të largohen bakteret e këqija dhe pastron zonën e djegur. Përhapeni mjaltin në një fashë dhe aplikojeni në zonën e djegur. Ndërrojeni fashën katër herë në ditë.

    Bustina çaji të zi

    Acidi tanik i gjendur tek çaji i zi shëron plagët e djegura, redukton dhimbjen dhe inflamacionin. Vendosni bustinat e çajit në ujë  të ftothë dhe lërini për disa minuta, më pas aplikojini në zonën e djegur.

    Vaj kokosi dhe lëng limoni

    Përdorni vaj kokosi me pak lëng limoni për të trajtuar djegiet dhe për të mos rrezikuar shenja. Aplikojeni direkt në lëkurë, dy herë në ditë.

    Uthull

    Uthulla është një antiseptik natyral, ajo mund të parandalojë infeksionin dhe të trajtojë djegiet. Përzieni një sasi të barabartë uji me një sasi të barabartë uthulle. Zhysni një napë në këtë përbërje dhe aplikojeni në zonën e djegur. Bëjeni dy herë në ditë.

    Lajmi Paraprak

    Historia e bakllavasë

    Lajmi i rradhës

    Bujqit kundërshtojnë rritjen e çmimit të bukës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë